Pjesa 56

402 25 4
                                    

***

Me ne fund, pas disa javesh Edriku po behej i gjalle. Duhej te kishte gjetur patjeter dicka qe do ti sherbente. Ishte bere gati per te dale jashte kur degjoi zilen e celularit. E hapi.

- Fol Edrik. Gjete gje?

- Nuk e ke idene sa e veshtire ishte te gjeja keto informacione. Nuk kam lene gur pa levizur. Por rezultati ja vlejti. As nuk e ke idene se kush fshihet pas rrembimit te Katrines.

-Kush?

-As me pak e as me shume se Henri Warren, babai i te fejuarit te saj.

-Je i sigurte Edrik? Ai desh vdiq. Nuk besoj se ai do vriste djalin e vet.

- Ke te drejte Feliks. Ai nuk do e vriste por plani i kishte dale nga kontrolli. Landoni nuk duhej te kishte qene me Katrinen ate dite. Ata qe e qelluan nuk e dinin se ishte djali i tij.

-Ka ndonje mundesi qe edhe ky Landon te jete i perfshire ne kete pune?

- Jo. Ai ishte teper i dhene pas Katrines dhe nuk do ta lendonte kurre. Madje, sapo eshte zgjuar nga koma , eshte vene direkt per ta kerkuar.

-Po ne ankand si perfundoi?

- Warreni e rrembeu Katrinen vetem per t'u hakmarre ndaj babait te saj. E mbajti rreth nje muaj peng dhe me pas e shiti tek nje tregtar femrash qe e solli ne ankand. Pervec xhelozise se madhe ne biznes, arsye tjeter eshte edhe gruaja e tij. Sic duket Warren ka qene i dashuruar me nenen e Katrines por ajo ka zgjedhur Uill McMaren. Me e bukura eshte qe ata as nuk e kane idene se ai ka nje urrejtje aq te madhe ndaj tyre. Po flasim per inate te mbartura qe kur ishin te rinj. Para me shume se 20 vitesh. Ky psikopati sakrifikoi edhe lumturine e djalit te tij vetem per te marre hak ndaj tyre.

-Uau. Ky po qe eshte lajm.

-Cfare te bejme Feliks?

"DERGOJENI NE POLICI."
Do ti kishte thene po te mos ishte per zhurmat e cuditshme qe vinin nga jashte. Lajmi do te ishte tronditje e madhe dhe do te ndante perfundimisht Katrinen nga Landoni.

Por nuk e tha dot. Nxori armen dhe doli jashte per te pare se c'po ndodhte. Dy nga rojet e tij ishin vrare me nga nje plumb ne balle.Nuk pati kohe te bente asgje pasi menjehere ndjeu nje goditje pas kokes e cila e beri te humbte vetedijen. Celulari ra ne toke.

-Felikssss, Felikss? Aty je?

****

Nje kove me uje te ftohte beri qe ai te permendej. Sapo hapi syte, u ndesh me dy fytyra te urryera per te. Ndodhej ne nje dhome te vogel e te erret, me lageshti dhe ere te keqe.

-Kenaqesi te te kemi vizitor, miku im i vjeter.

-Giani.

-Giani Tomassini, dora vete. Ve bast qe te kishte marre malli apo jo?

Por Giani nuk ishte vetem. Krah tij ndodhej dhe Aleksa e cila po e shikonte me nje urrejtje te madhe.

-Duhet ta them Feliks. Nuk te dija aq budalla. Hajde de, e pranoj faktin qe bere armiqesi me mua. Por te besh armike nje femer? Nquq, ncuq. Ky eshte budallalleku me i madh qe dikush mund te beje.

- Ke te drejte Giani. Duhet te kisha marre mesime prej teje ne lidhje me bushtrat tradhetare.

Keto fjale i drejtoheshin Alekses me shume.

- Tradhtari i vetem ketu je ti Feliks. Ti qe me hodhe poshte mua per ate laviren e pavlere. Meqe ra fjala, na doli me gjak fisnik vogelushja. Personalisht do preferoja ta shihja 7 metra nen toke por edhe keshtu nuk eshte keq. Rendesi ka qe te shkoi dem investimi.

- E sheh mor mik qe femrat jane te rrezikshme? Te kishte qene per mua do te te kisha hequr qafe direkt por Aleksa ketu deshiron te marre hak me perpara.

Feliksi nuk foli fare. Thjesht iu hodhi nje shikim mosperfilles te dyve. Duhej me shume se aq per te trembur ate.

- Mos me nenvlereso Feliks. Ti e di mire se cfare jam e afte te bej.

- Ashtu ee Aleksa???! Tani qe e mendoj tortura me e madhe qe mund te me besh eshte qe te zhvishesh ketu dhe te me lutesh serish qe te te fus ne krevat. Vete fakti qe po shoh surratin tend eshte torture me vete.

Sapo degjoi ato fjale, Aleksa skermiti dhembet dhe desh mori flake nga terbimi. Edhe tani qe ishte i lidhur, perseri e poshteronte.

-Ncuq, ncuq Feliks. Perseri me zhgenjeve. Si refuzon nje femer ne krevat? Prandaj ndodhesh ketu tani. Po ta kishe kenaqur pak Aleksen, do ishe ne krye te perandorise tende.

- Kurse ti Giani, po te refuzoje ndonjeren nga ato laviret e tua, ndoshta do ishe diku me lart sot.

-E di Feliks, me vjen shume per te qeshur qe kete po e thua ti. Ne fund te fundit nuk jam une ai qe erdhi deri ne Amerike per nje femer. Ti qe me thoje tere kohes qe femrat do te ishin renia ime, po rrezohesh edhe vete nga nje femer.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now