Pjesa 22

854 19 12
                                    

Me te degjuar ato fjale u hodh direkt perpjete si te ishte nje femije i vogel qe po merrte dhurata per ditelindje. Ishte me te vertete e gezuar qe do dilte nga dhoma. Mund te fliste me Zoelen e me Enin.

Kurse Feliksi thjesht po shikonte gezimin e saj. Fytyra e saj po ndriconte nga lumturia. Dukej aq e bukur. Aq e pafajshme. Cdokush do te perulej para nje femre te tille. Por jo ai. Te pakten ashtu mendonte.

E terhoqi dhe e uli ne prehrin e tij. Filloi ta puthte ne qafe, me pas pergjate nofulles e me pas arriti ne buzet e saj. Sec kishte dicka dehese kjo femer. Lekura e saj e magjepste. Ja vlente cdo dollar qe kishte lene per te.

******

U zgjua shume e gezuar kete mengjes. Me ne fund do dilte nga burgu i saj.
Sapo doli ne korridor u ndesh me Enin e cila ju hodh ne qafe dhe e perqafoi fort.

-Me kishte marre malli, Kat. Me behet shume qejfi qe dole. Meqe ra fjala, si ka mundesi qe dole 3 dite me heret?

-Ju luta Feliksit dhe ai me lejoi te dilja nga dhoma.

-Ouu? Gjithsesi, zonjushe Aleksa eshte kthyer ne shtepi para disa ditesh. Po te mos ishte se e njoh cfare shtrige eshte, do te me kishte ardhur keq per fytyren e saj. Eshte nxire e tera. S'te dija kaq te rrezikshme Kat.

-As une se dija veten kaq te rrezikshme.

-Mos u merzit fare se e meritonte harpia e dreqit. E ke toleruar shume. Per mendimin tim , nuk do ja mbaje më te kruhet me ty.

-Ashtu shpresoj Eni, ashtu shpresoj.

Dhe fjalët e Enit kishin qënë tërësisht të vërteta. Fytyra e Aleksës dukej për faqe te zezë. Syte i qenë fryre dhe kishte disa te qepura ne fytyre. Nuk ishte aspak krenare per ate qe kishte bere. Por as falje nuk do i kerkonte. Ajo e kishte provokuar vete. Thjesht uronte qe tani e tutje, te arrijne nje fare qetesie pasi nuk donte te dilte serish nga vetja.

Aleksa i hodhi nje veshtrim plot urrejtje. Sa here qe shikohej ne pasqyre , mallkonte Katin me gjithe shpirt dhe betohej qe do te merrte hak. Ajo jo vetem e kishte rrahur brutalisht por e kishte poshteruar para anetareve te familjes. Nje vogelushe delikate kishte arritur te bente per spital ate. Aleksen qe mbahej me te madhe si e forte dhe e afte.

Per fatin e saj te keq, kishte kunder edhe Feliksin. Ai nuk interesohej fare nese ajo ishte gjalle ose vdekur. Kishte kohe qe torturonte veten nga mungesa e tij.

Per momentin, rrethanat nuk ishin ne favorin e saj. Ajo nuk kishte c'te bente per te shkaterruar Katin. Por besonte shume qe dita e saj do te vinte. Dita kur fati ti buzeqeshte asaj. Kurrsesi nuk do te hiqte dore nga synimi i saj per ta shkaterruar.

-Miremengjes!

Pershendeti te gjithe dhe u ul ne tavoline.
Zoela kishte nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Po e shikonte ne nje menyre te tille sikur te donte ta pergezonte qe kishte arritur ta bindte Feliksin qe ta linte te dilte.

Feliksi si gjithmone nuk dha asnje reagim. Nuk i benin shume pershtypje as shikimet vrastare te Alekses e as shikimet pergezuese te Zoeles. Gjithsesi nuk mund te mohonte dot se prania e Katrines aty ne tavoline i bente gjerat shume me interesante.

***

Jashte po binte bora e pare. Bente tmerresisht ftohte. Ajo po e vezhgonte nga dritarja dhe kishte nje pamje melankolike ne fytyre.
Po i kujtoheshin ditet kur vezhgonte boren ne Nju Jork. Gjithmone dilte jashte dhe shijonte floket e bores. Shijonte bardhesine qe pushtonte qytetin e zhurmshem te Nju Jorkut. Ajo ftohtesi i ngrohte shpirtin.

Gjate mbremjeve, ajo bashke me prinderit e saj rrinin prane zjarrit dhe flisnin gjere e gjate mbi ditet e tyre. Kishin kaluar vetem 5 muaj qe kur i kishte pare per here te fundit prinderit por i dukeshin si 5 vite.

Cfare po benin ato valle?

A i kishte marre malli per te?

A po e vuanin shume mungesen e saj?

Do te jepte gjithcka vetem per te ditur ndonje gje rreth prinderve te saj por kjo nuk ishte e mundur.

Keto mendime bene qe lotet pervelues te pushtonin fytyren e saj. Sa e kishte marre malli per jeten e saj te vjeter. E kishte marre malli per kekun e vecante te se emes dhe per lojen e shahut me babin. E ema nuk dinte te gatuante asgje tjeter pervec atij keku ama ate e bente te mrekullueshem.

Kurse babai e kishte rritur si te ishte djale. Gjithmone kishte deshiruar te kishte nje djale por kjo nuk ishte e mundur pasi lindja e Katit kishte qene shume e komplikuar dhe mamaja e saj nuk mund te lindte me. Por babai i saj nuk ishte merzitur, perkundrazi. Cdo enderr dhe synim qe kishte per te realizuar me djalin e tij, e kishte bere me Katin.

E kishte mesuar ti jepte bicikletes qe e vogel. Luante gjithmone futboll me te. Darkave luanin gjithmone shah se bashku. Me vone e kishte mesuar edhe te ndeshej, ne menyre te tille qe te mbronte veten.
Babai ishte njeriu me i afert qe kishte. E donte jashtezakonisht shume. Ai i kishte qendruar afer dhe mbeshtetur ne cdo gje.

"BABI DHE KATA KUNDER BOTES."
Kjo ishte motoja e tyre.

Ata ishin gjithmone partnere ne krim se bashku. Gjithmone ngacmonin mamin me shakate dhe e benin cdo gje me argetuese ne shtepi. Kushedi sa duhej te ishte duke vuajtur babai i saj tani qe kishte humbur partneren e tij te krimit. E njihte shume mire babain e saj dhe e dinte se keto 5 muaj duhet te kishin qene torture per te.

Shkundi koken per te larguar keto mendime qe e vrisnin thelle ne shpirt dhe u fokusua serish tek bora qe binte ne menyre te vrullshme perjashta. Bora qe me bardhesine e saj vishte vendin me nje mantel pastertie.

Sa keq qe pastertia e saj nuk arrinte te depertonte edhe tek zemrat e njerezve.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now