Pjesa 60

458 29 4
                                    

DO TE MARTOHEM ME LANDON DHE SE BASHKU ME TE, DO TE LODHEMI FORT QE TE BEJME REALITET ENDERRAT QE KISHIM QE PARA 3 VITESH."

La stilolapsin dhe hapi sirtarin. Nxorri nga aty gjerdanin delikat e mahnites qe Feliksi i kishte dhuruar. E veshtroi me vemendje per here te fundit. Ishte me te vertete i bukur. Ato krahet e engjellit ishin perfekte.

Kjo varese simbolizonte gjestin me human e te perzemert qe Fekiksi kishte treguar ndaj saj. Simbolizonte nje Feliks me ndryshe. Me teper se thjesht ajo monstra.

E vendosi ne mes te faqeve te bllokut dhe me pas bllokun e futi ne sirtar. E vendosi aty me qellimin per te mos e hapur kurre me.
Ajo po bente gjene e duhur. Ishte e sigurt per kete.

*****

Ne dhomen ku ndodhej ai hyri Aleksa duke buzeqeshur si asnjehere me pare. Ishte nje buzeqeshje qe krahas lumturise, permbante shume ligesi dhe djallezi. Vete koncepti i saj per lumturine lidhjej ngushte me ligesine.

-Felikss. Kam nje lajm te shkelqyer per ty. Jam i sigurte qe do te lumturohesh sapo ta degjosh.

Ai nuk i foli fare. Thjesht i hodhi nje shikim vrases. Gjate tere kesaj kohe qe ndodhej ketu ishte torturuar dhe derrmuar shume. Por prape as tere keto jave me goditje dhe dhimbje nuk krahasoheshin me torturen e te parit te fytyres se saj. I vinte nje deshire e papare per te keputur zinxhiret qe e mbanim lidhur dhe per ta copetuar ne qindra copa. Pervecese nje kucke dramatike dhe patetike, ajo ishte edhe tradhetare.

-Ohh, i dashur mos e bej fytyren ashtu. Jam i sigurte qe kete do te duash ta degjosh. Behet fjale per ate bushtren tende prandaj.

Kishte te drejte. Sapo degjoi ato fjale, shprehia e fytyres i ndryshoi komplet.

Cfare lajmi te kishte valle ajo per Katin?

- Hahaha je bere qesharak Feliks. Gjithsesi po ta lexoj lajmin.

Dhe nga xhepi nxorri celularin e saj e filloi te lexonte me ze te larte.

" NJE LAJM I SHKELQYER VJEN NGA CIFTI WARREN - MCMARA.

PAS NJE VITI TE MBUSHUR ME VUAJTJE PER TA, ME NE FUND, PRANVERA PO LULEZON SERISH NE JETEN E TE RINJVE. E BASHKE ME PRANVEREN PO LULEZON EDHE DASHURIA E TYRE.

SIC DUKET AS EDHE AI VIT QE ATA KALUAN TE NDARE, NUK KA ARRITUR QE TE SHUAJE DASHURINE E TYRE.

NGA BURIME TE SIGURTA, DIME QE WARREN I KA PROPOZUAR MARTESE BUKUROSHES MCMARA DHE AJO KA PRANUAR. NUK DIHET ME SAKTESI DATA E MARTESES POR PRITET QE DASMA TE BEHET SHUME SHPEJT, BRENDA KETIJ MUAJI.

NUK NA MBETET GJE TJETER VECSE TI UROJME LUMTURI KETIJ CIFTI DHE JETE TE LUMTUR SEBASHKU."

Mbaroi se lexuari dhe i hodhi Feliksit nje shikim ironik. Me pas ktheu celularin nga ai dhe i tregoi nje foto te tyre ne te cilen ishin kapur dore per dore edhe po buzeqeshnin.

- Sic e sheh pellumbat do te martohen se shpejti. Mos u shqeteso Feliks pasi do te te sjell shume foto te dasmes qe te shikosh bushtren tende me nje fustan te bardhe drejt atij tjetrit.

Nuk i kushtoi fare rendesi komentit te saj. Ne mendje i kishte mbetur fotoja e tyre. Po plaste nga terbimi. Ishte aq i xhindosur sa po nxirrte tym nga veshet.

Si guxonte ajo vetem te mendonte se mund te martohej me dike tjeter per sa kohe ai ishte gjalle?

Ajo ishte e tija dhe nuk do te lejonte kurre qe ajo te martohej me ate Landonin.

Mos te ishte per keto hekura te mallkuara, do te shkonte direkt tek ajo e do ti bente te qarte se kush ishte mashkulli i saj i vetem.
Por edhe keto hekura nuk e ndalonin dot.

Kishte qendruar me teper se c'duhej ne duart e Gianit dhe Alekses. I kishte nderuar me shume se c'duhej me pranine e tij.

Kishte ardhur koha qe te dilte nga ketu dhe ne mendje kishte planin perfekt per ta arritur.
Feliks Xhordan do kthehej dhe kete here me fuqishem se kurre.

***

- Feliks. Doli data e dasmes se lavires tende. Martohet fiks pas nje jave. Sa bukur apo jo?

Nga brenda po plaste nga inati por nuk e shprehu. Duhet te tregohej sa me gjakftohte dhe bindes nese deshironte te dilte nga ketu.

- I uroj jete te lumtur atehere.

Tha me nje ton moskokecares.

- Mos bej keshtu tani. E di qe je i merzitur qe ajo po martohet.

Nuk ishte i merzitur. I xhindosur ishte fjala e duhur. Beri vetem nje nenqeshje ironike.

-Ncncnc Aleksa. Nuk me paske njohur fare. E pse do te merzitesha une se po martohet ajo qe deri dje ishte prostituta ime?

-Nuk te besoj aspak.

- Ti e di. Por e verteta eshte qe nuk me intereson fare. Une cfare desha e mora nga ajo. Per mua te martohet qe sot.

- Meqe qenka keshtu, pse e ndoqe deri ne Amerike?

- E thjeshte fare. Ngaqe urrej qe gjerat e mia te me ikin nga dora. Harxhova tere ate shume per te dhe une nuk i hedh asnjehere parate kot. Por tani nuk jam me i interesuar per ta marre perseri. Me kishte dale nga qejfi gjithsesi.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now