-Duhej ta kishe ditur ne fakt. Une s'do te lija kurre dicka qe eshte e imja te behej e dikujt tjetri.
-Po sikur te ishim martuar gjithsesi? Po sikur plani yt te kishte deshtuar?
-Nuk deshtoi ama. Warreni s'do te ishte martuar kurre me ty.
-Nuk do e bente pasi ai eshte njeri i mire dhe i drejte.
-Dakord jam. Ne kete rast miresia i shpetoi jeten. Po te ishit martuar, do te kishe mbetur vejushe qe diten e pare te marteses. S'do te lejoja kurre qe tjeter mashkull pervec meje te te prekte.
Dhe ja ku ishte serish ajo ana e tij posesive dhe dominante qe mbante mend. Ajo ana e tij e erret dhe e rrezikshme. Por per nje arsye qe as vete nuk e kuptonte, nuk ndihej e rrezikuar.
- Nga e di ti qe ai nuk me ka prekur?
E sfidoi por ai beri thjesht nje nenqeshje ironike.
Te mos kishte lexuar ditarin e saj, do te ishte terbuar tani . Ama e kishte lexuar dhe e dinte mire sesi ishte e verteta.- Nuk e ka bere. Ti nuk ke lejuar asnje mashkull tjeter te te preke pasi e di mire se kujt i perket.
- Une nuk i perkas askujt. Jam e lire.
-As vete nuk e beson kete. Ti e di mire qe i vetmi mashkull qe mund te te kete jam une.
-Mjaft Feliks! Leri lojrat. Me thuaj cfare dreqin kerkon serish nga une? Nuk te mjaftuan ato qe me bere? Do te me lendosh serish? Serish do te me shkaterrosh?
Nuk kishte me frike. Ajo ishte djegur mjaftueshem dhe nuk mund te digjej me shume.
Fjalet e saj i dogjen. Do ta kishte shume te veshtire qe ta bente te kuptonte se ai nuk donte ta lendonte me. Nuk donte ta trajtonte me si objekt. Nuk donte te shikonte me asnje lot ne syte e saj te bukur. Nuk donte ta trajtonte me si skllaven e tij.
-Jo Katrina. Perkundrazi. Dua te te bej te qarte se nuk do te lendoj me kurre ne jeten time. Nuk do te shkaktoj me asnje vuajtje.
-Nuk te besoj. Serish do e besh pasi i tille je ti. Gjithmone ke ushqyer erresiren tende me driten e te tjereve.
Kishte te drejte. Ashtu ishte ai. Por me te donte te ishte ndryshe. Ashtu sikurse ajo ishte ndryshe nga te tjerat. Driten e saj e donte pasi ishte i vetmi fener qe kishte ne erresiren e tij te tejskajshme. Por ajo nuk e besonte dhe fajin e kishte vete. Ama do e bente ta besonte. Kishte nje muaj kohe ne favorin e tij qe ta bindtte qe ai nuk do ta lendonte me kurre.
-Do ta besosh Kat. Do ta bej te qarte cdo dite te ketij muaji.
-Nuk dua te qendroj me ty per nje muaj. Dua te iki. Sa me larg teje.
Edhe pse deshironte te besonte fjalet e tij, frika se mos do te vuante serish ishte me e madhe se ajo.
-E ke te kote. Nuk do te le te ikesh. Ketu do te qendrosh. Me mua.
- Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete?
Syte e saj filluan te mbusheshin me lote.
-Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja.
-E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une mund te ti kthej parate. Vetem me ler te qete.
-Nuk mundesh pasi cmimi nuk eshte me i njejte. Eshte rritur shume keto muaj.
-S'ka rendesi. Une mund te te jap sa te duash. Mjafton qe ti ti kerkosh. Sa te duash vetem qe te me lesh ne paqe.
-Nuk mundesh te me kthesh borxhin.
Tha me nje ton kategorik.
-Mundem. Vetem ma thuaj. Te betohem qe do te jap sa te duash.
Foli perseri me lot ne sy.
-Nuk mundesh te thashe.
E ngriti zerin kete here e ajo u drodh nga intensiteti i zerit te tij.
- Mundem.
Perseriti per te disaten here.
-Do te me japesh mbrapsht ate qe kam paguar per ty. Deshiron te me japesh borxhin? Te paguash cmimin?
-Po, po.
-Atehere me jep mbrapsht ate gjene e erret e te ftohte qe kam per zemer e qe e ke ne dore ti. Po e bere kete, te betohem qe do te te le te qete per jete te jeteve.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...