Dhe me te vertete u degjua nje zhurme plumbi. Por ajo ishte gjalle. Hapi syte dhe pa trupin e atij barkderrit ne toke. Me tutje tij ndodhej Feliksi me nje arme ne dore.
U afrua dhe e mori ne krahe. Syte po i mbylleshin. Plaga po i dhimbte shume.- Lutu qe te vdesesh Katrina pasi ajo qe kam per te te bere une nese shpeton ka per te qene shume me e tmerrshme se aq.
Dhe keshtu beri. Para se te mbyllte syte dhe te humbte vetedijen, u lut. U lut qe te vdiste. Qe te shpetonte nga jeta e saj torturuese.
Por kohet e fundit, Katrines nuk i degjoheshin me lutjet.***
Sapo hapi syte, ndjeu rrezet e forta te diellit qe depertonin nga dritarja. Iu deshen nja 2 minuta per te rikujtuar ato qe kishin ndodhur dhe per te bere lidhjen se ku ishte.
Gjeja e fundit qe mbante mend ishte qe kishte shpresuar te vdiste e te shpetonte nga makthi qe po kalonte. Sic duket, deshira nuk i ishte realizuar.
Dergoi doren ne stomak dhe ndjeu nje therje te forte aty. I erdhi ne mendje fytyra e atij barkderrit teksa e plagoste. Me pas edhe trupi i tij i vdekur.Nuk donte kurrsesi te perballej me Feliksin. As e imagjinonte dot ndeshkimin qe ai do i jepte. Vete e kishte fajin ama. Kishte bere gabim duke i besuar Alekses. Ajo kishte tentuar ta vriste.
Nje vale inati e pushtoi te teren. Asnjehere nuk kishte ushqyer ndjenja me negative ndaj dikujt sa po bente tani ndaj Alekses dhe Feliksit.
Katrina e mori mesimin e saj. Nga ky vend nuk arratisej dot. Nga Feliksi nuk shpetonte dot. As nuk do te perpiqej serish.Do te luante lojen e tyre. E kishte vendosur. Qe tani e tutje nuk do te derdhte me lot para tyre. Ato vetem sa e nxirrnin me te dobet. Do te bente cmos per te zbutur terbimin e Feliksit. Por objektivi i saj kryesor ishte Aleksa.
Nuk do ja harronte kurre kurthin qe ajo i kishte ngritur. Do ta godiste aty ku i dhimbte me shume. Tek Feliksi.Nuk e kishte ndermend ta spiunonte Aleksen tek Feliksi. Me shume mundesi ai nuk do e besonte. Do bente dicka tjeter.
Ajo do ta maskonte neverine dhe dhimbjen qe i shkaktonin prekjet e tij. Do ti bindej ne cdo gje atij. Do te sillej embelsisht. Nuk do te rebelohej kurre. Nuk kishte rendesi se sa do te vuante. Fundja, vuajtja ishte bere dicka normale ne jeten e saj.Vuajtja do ja vlente nese ajo do te arrinte qe Feliksi te mos interesohej me per Aleksen. Katrina do i rrembente asaj edhe ate pak vemendje qe Feliksi i jepte.
Te gjithe i thoshin se ishte e bukur dhe e embel. Kishte ardhur koha qe te perdorte sharmin e saj. Me te do te bente te mundur qe Feliksi te mos e kerkonte me kurre Aleksen.
E dinte qe po i hynte nje loje vertet te rrezikshme. Por ajo nuk kishte cfare te humbiste me. Me e djegur nga c'ishte, nuk digjej dot. Ama , nese fitonte , do te digjeshin armiqte e saj.Perderisa ishte e denuar me nje jete te tille, do mesonte te sillej ne perputhje me te. Feliksi i thoshte se ajo ishte thjesht prostituta e tij. Skllavja e tij!! Keshtu do te sillej dhe ajo.
Do e maskonte urrejtjen me ne buzeqeshje. Do bente sikur e kishte pranuar fatin e saj. Sikur i ishte nenshtruar Feliksit. Do bente sikur prekjet dhe puthjet e tij i shijonin.Katrina McMara i beri nje premtim vetes. Ajo do te joshte Feliks Xhordan. Do te kthehej ne nje magjistrice e do ta magjpeste me puthjet e saj. Do kapercente krenarine per te fituar kete loje. Do t'ja arrinte qellimit edhe sikur te ishte gjeja e fundit qe bente ne jete.
Dera e dhomes se saj u hap dhe brenda hyri Feliksi.
Akoma nuk i kishte ikur terbimi nga veprimi i Katrines. Po te mos ishte per faktin qe ajo ishte ne gjendje shume te keqe shendetsore, ai do ja kishte dhene ndeshkimin me kohe. Por duhej te priste. Do ti vinte koha edhe skllaves se tij te vogel.
- Si ndihesh?
E pyeti ftohte.
- Me dhemb pak plaga por ndihem mire.
Do fillonte qe tani me planin e saj. Ndaj i buzeqeshi. I dha nje buzeqeshje te ndritshme dhe u mundua te dukej sa me e sinqerte.
- Dua te te kerkoj falje, Feliks. Nuk duhej te isha larguar kurre nga ti. Jam shume e penduar dhe jam e gatshme te pranoj cfaredo denimi qe do me japesh.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...