Pjesa 16

397 19 0
                                    

Nese do te pranonte dhuratat e tij, thjesht do te jepte mesazhin qe ishte kthyer si ato femrat qe kishte pare ne festen e saj te pare me Feliksin. Si ato femrat qe kishin shitur shpirtrat per disa bizhuteri. Katrina qe betuar qe nuk do e bente kurre dicka te tille. Dhe nuk do e bente.

-Dua te vendosesh njeren sonte.

Qe do i refuzonte, do i refuzonte. Por duhej ta bente me stil, ne menyre qe te mos i prishej plani.

- Hmm, ke te zgjedh?

- Per te qene e sinqerte nuk me pelqen asnjera.

Ai thjesht ngriti vetullen ne forme pyetese. E kishte vene re qe ne momentin kur i pa, pakenaqesine e saj. Por nuk ishte per shkak se nuk i pelqenin bizhuterite por nuk i pelqente menyra sesi ai ja dha.
Prandaj ja kishte dhene edhe ai. Per ti treguar perfundimisht se sado qe te perpiqej , nuk do te ishte gje tjeter vecse prostituta e tij.

Deri tani kishte zoteruar trupin e saj. Shpirtin akoma jo. Ate synonte. Te kthente Katrinen si femrat qe ajo kishte pare me aq percmim.

Sipas llogjikes se tij, kjo gje do te ndodhte shume shpejt. Te gjitha femrat ishin lavire. Te gjitha femrat qe kishte kaluar neper duar ishin lavire.

Lavire si nena e tij, shkaktarja e vuajtjeve te tij me te medha.

I urrente te gjitha femrat. Sipas tij ato ishin vetem bushtra tradhtare e materialiste. Keshtu ishte edhe Katrina ndonese perpiqej te hiqej ndryshe. Por se shpejti, do ta shfaqte edhe ajo fytyren e saj te vertete.

Pa sesi ajo shkoi ne drejtim te sirtarit dhe mori dy kutite e tjera. Kastile i kishte lene aty. Veprimi i saj ju duk i guximshem, teper i guximshem.

Hapi kutine e pare. Xhevahiri qe ndodhej aty ishte edhe me madheshtor se te paret. Ishte bizhuja me e shtrenjte qe ai zoteronte. Sic dukej, ate do te zgjidhte. Teoria e tij qe te gjitha femrat ishin materialiste, do te vertetohej edhe me Katrinen. Por nuk ndodhi keshtu. Ne vend te lumturise, ishte deshperimi ai qe mbuloi tiparet e saj engjellore.

Me pas pa sesi ajo hapi kutine e dyte me shpresen se mos aty gjendej shpetimi i saj. Sapo e hapi kutine, fytyra i ndricoi.

- Kete dua.

Kete here ngriti te dyja vetullat. U habit shume. Ajo ishte nje varese teper e thjeshte. Ishte vetem njs zinxhir me nje dekorues diamanti. Ajo varese turperohej perballe xhevahireve te tjere.

-Cfare loje po luan, Katrina?

Kishte vendosur te fliste pa dorashka. Ajo po i dilte me e zgjuar nga se e mendonte.

- Feliks, ne femrat marrim vesh me mire nga keto pune.Ka ikur moda e ketyre gjerave te renduara qe te qerrojne me shkelqimin e tyre. Nuk dua te ngjaj si llambadar.

Posi.... Moda...
Femrat e tjera do te vrisnin per te vene aksesore te tille kurse ajo po i refuzonte me pretekstin se ishin shume te renduara.

- Gjerat e thjeshta preferohen me shume. Jane fine dhe delikate.

E dinte shume mire qe fjalet e saj ishin vetem justifikime te thurura bukur per te mos pranuar dhuratat e tij. Por nuk tha gje. E lejoi qe ti dilte e vetja. Nuk ishte aspak i acaruar qe nuk i tregoi dot vendin.Do te kishte raste te tjera plot.

Katrina kishte fituar betejen e saj te pare kunder Feliksit. Kishte gjetur nje rruge per te shpetuar edhe planin e saj por edhe shpirtin.

Ishin pikerisht keto veprime te papritura te saj, ato qe benin qe Feliksi te mos merzitej kurre me Katin.

Dhe Katrina kishte ndermend qe te vazhdonte te sillej ne ate menyre. Kishte ndermend qe te mos i merzitej kurre Feliksit.

***

Takimi per te cilin Feliksi i kishte folur, nuk kishte qene gje tjeter vecse nje darke me disa prej bashkepunetoreve te tij. Ne tavolina ishin ulur 4 burra dhe shoqerueset e tyre.
Katrina do preferonte te ishte kudo tjeter pervecse ne ate tavoline ku vleren e kishte aq sa lulja dekoruese e tavolines.

Femrat e tjera dukeshin teper te kenaqura. Kishin vene bizhu nga me te shtrenjtat dhe fustane nga me te bukurat. Buzeqeshnin tere kohes sikur nuk po i zinte vendi nga lumturia.

Ishte e vetmja qe kishte nje pamje te ngrysur dhe dukej e pakenaqur.Kete gje e kishin vene re te gjithe. Feliksi madje po acarohej shume me te.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now