Pjesa 36

431 25 3
                                    

Kishte menduar t'ja thoshte te nesermen por me pas ishte perballur me nje surprize te madhe qe i kishte shkaterruar iluzionet e meparshme.

E cfare mund te pritej nga Feliksi njehere?

Qe ai te luante me femijen e tij?

Qe ai ta donte?

Ahh, sa budallaqe ndjehej vetem qe e kishte menduar dicka te tille.

Feliksi ishte monster. Ai vrau femijen e saj. Ishte faji i tij. Vetem i tij. Po te mos kishte fjetur me Aleksen, ajo nuk do te kishte marre superxhiro. Ajo nuk do ta kishte shtyre nga shkallet.

Ndjeu nje urrejtje te tmerrshme per te. Asnjehere me pare nuk qe ndjere keshtu. Urrejtja e kishte pushtuar aq shume saqe po i konsumonte shpirtin.

Preku barkun ku para disa oresh gjendej bebja e saj dhe filloi te qante. Habitej me veten se nga e gjente fuqine per te qare. Ishte aq e mpire, aq e derrmuar. Jeta e kishte goditur me sa fuqi kishte patur keto 9 muaj. E kishte shkaterruar komplet.

U ngrit nga krevati ndonese ndjente dhimbje te tmerrshme dhe shkoi afer deres. U mbeshtet me kurriz tek ajo.

-Pse , pse? A nuk e meritoj une vetem nje fije lumturi? Une si kam bere askujt dicka te keqe ne jeten time.

Filloi te qante me te madhe e me pas u ul ne dysheme.
Dinte vetem nje gje.

Katrina McMara nuk do te ishte me kurre e njejta pas kesaj. Me ate femije kishte humbur nje pjese te madhe te shpirtit. Me te vdiq edhe shpresa e saj e fundit. Shpresa e saj me e madhe. U shua dhe rrezja e fundit e drites.
Ndodhej pas deres dhe degjoi te qarat e saj te deshperuara. Doktori e kishte lajmeruar per humbjen e femijes.

Ne mendje i erdhi ai momenti kur e pa te rrokullisej nga shkallet e me pas momenti i gjakderdhjes. Nje ndjesi e habitshme ajo qe kishte ndjere ne ate moment.

Qe ndjere i pafuqishem . E kishte marre menjehere ne krahe Katin dhe e kishte cuar ne spital. Kishte nxituar shume.
Gjate tere kohes qe ate po e kontrollonin doktoret, ai konsumonte veten nga mendimet e shumta.

Nje femije?!

Nuk e kishte menduar kurre ate gje por tani qe e kishte patur aq afer, e donte. Mendoi edhe per Katin si nenen e femijes se vet.

Ajo do te ishte nena perfekte. Ajo ishte e mire dhe engjellore. E mbushur me ndjenja pozitive. Kishte vene re si sillej me Adrianin dhe mund te thoshte me siguri qe nene me te mire se ajo nuk mund te gjente per femijen e tij.

Nje femije?!

Ai do te kishte me ne fund dike qe do te merzitej kur Feliksi do te vdiste. Do te kishte nje trashegimtar per pasurine e vet. Nje djale i cili do te mbante mbiemrin e tij.

Ndoshta do te ishte edhe vajze. Do te ishte femra e vetme qe nuk kishte per te urryer asnjehere. Ndoshta do te ishte ajo qe do ti zhdukte urrejtjen ndaj femrave.

Shkundi koken. Keto mendime ishin aq te kota tani. Te pavlera. Femija i tij kishte vdekur e per kete fajtor ishte ai.
Nuk e kishte menduar gjate se cfare pasojash do te sillte veprimi i tij. Nuk duhej ti kishte dhene kurre shpresa Alekses.

Nuk duhej ta kishte shkaterruar kurre aq keq shpirtin e Katrines.

Hapi deren dhe u fut brenda. E gjeti te shtrire ne dysheme duke qare. Shkoi tek ajo dhe u perpoq ta ngrinte. Nuk duhej ta kishte bere pasi ne ate moment ajo filloi te bertiste.

-Me lesho i mallkuar, me lesho. Te urrej me gjithe shpirt. Nuk e ke idene se sa.

Dhe i gjuante me grushta ne kraharor.

-Qetesohu Katrina. Vetem sa do perkeqesosh shendetin.

-Qepee. Qepee. Sikur te intereson shume per shendetin tim. Ti e ke fajin. Ti e ke fajin. Vdeksh qe sot!!! U pervelofsh ne ferrin tend !!

Ajo e kishte humbur fare. Vetem bertiste dhe qante.

-Une nuk e dija Katrina. Nuk e dija qe ishe shtatzene.

- Hahah.

Qeshi ftohte.

- Se ta kishe ditur cfare do beje? Do i kishe kerkuar asaj bushtres te me trajtonte me kujdes? Mos do e beje edhe kumbare te femijes ?

Foli me nje ironi therese.
Ai nuk foli por vetem tentoi te prekte edhe njehere tjeter. Perseri ajo filloi te bertiste.

-Mos me prek te thashe. Zhduku qe ketu. Cfare do ketu njehere? Apo erdhe ne funeralin e viktimes? Gje qe pritet nga nje njeri aq i percmueshem si ti.

-Katr...

-Mos fol me. As mos me prek. Te betohem qe nese qe sot e tutje vjen dhe njehere ne dhomen time. Nese tenton edhe njehere te me besh tenden, do te vras veten. Te pakten kete qe me ka ngelur nga vetja. Shko dhe fli me Aleksen. Shko qe tani. Shkoni dhe festoni per vrasjen tuaj.

Fjalet e saj e shokuan.

Ajo dukej aq e vrare. Aqq... Aq e lenduar. Aq e rrenuar. Ai e kishte bere keshtu.

E kishte te kote te qendronte aty dhe ndaj u kthye ne shtepi. Por lajmi i humbjes se femijes kishte mberritur perpara atij.
Direkt sapo u fut shkoi ne dhomen e Alekses. Perplasi fort deren.

-Mblidh sendet e tua dhe zhduku qe ketu. Nuk dua te te shikoj me asnjehere ne jeten time. Perndryshe je e vdekur.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now