***
- Po pres te me shpjegosh ate qe bere,Katrina.
-Une nuk desha Feliks, te betohem. Ajo... Ajo me provokoi dhe une dola nga vetja. Une nuk doja ta lendoja. Une nuk jam e tille.
Ai beri nje ngerdheshje ironike.
-Mos u shtir kot, Katrina. Ti je pikerisht e tille sado qe hiqesh ndryshe. Je nje njeri i keq dhe brutal. Ndjen kenaqesi nga dhimbjet e te tjereve.
- Jo, jo, jo. Kjo nuk eshte e vertete, te betohem.
Lotet po i rridhnin rreke.
-Me thuaj Katrina, a te shijoi cdo goditje qe i dhe? Te mbushi qenien cdo britme dhimbjeje e saj? Te kenaqi syte fytyra e gjakosur e saj? Me thuaj, a te bertiti cdo nerv i trupit qe ta vrisje? Si e luftove deshiren per ta vrare dhe nevojen per te nxjerre erresiren tende ne pah?
Fjalet e tij po depertonin thelle ne mendjen dhe ne zemren e saj. Ai po e vriste psikologjikisht. Po luante me mendjen e saj. Po fuste aty lloj lloj mendimesh. Po e bente te besonte qe vertet ishte e tille. Qe ishte e keqe.
-Ne nuk jemi edhe aq ndryshe, skllave e vogel. E di edhe une keshtu e fillova. Por ndryshe nga ti, une e cova punen deri ne fund. E vrava ate person. Ku i dihet, heren tjeter ndoshta e ben dhe ti.
-Jo, jo, jo. JOOOO !!
Filloi te bertiste.
- Une nuk jam si ti, une nuk jam si ti.
-Mos guxo te me bertasesh mua Katrina. Si denim per ate qe sapo bere dhe per te rrahuren qe i dhe Alekses, nuk do te dalesh nga dhoma per dy jave. Nuk do te takosh as Zoelen e as Enin. I vetmi person qe do te te vizitoje jam une.
O Zot, sa e derrmuar qe ndihej. As nuk i interesonte fare denimi i saj. Denimi i saj i vertete kishin qene fjalet e tij.
Po sikur ai te kishte te drejte?
Po sikur ajo te ishte me te vertete e tille?
Po sikur ne te ardhmen te behej edhe me e keqe?
Po cmendej ,po cmendej. Feliksi po e cmendte. Po e mbante fjalen e tij.
*** Flashbacks
-Me lesho Katrina!
- Nuk te leshoj. Kam per te te vrare.
-Me lesho te lutem. Mos e bej. Nuk dua te vdes.
-Por do te vdesesh. Meriton te vdesesh.
Dhe sapo tha keto fjale i vuri duart ne fyt dhe e shtrengoi fort Aleksen.
Aleksa u perpelit per disa momente deri kur ndaloi. Kishte vdekur. Katrina e kishte vrare.*** End of flashbacks
-E vrava, e vrava.
Perseriste me veten.
- Hahahaha te thashe qe do e vrisje. Ti je e keqe. Ti je vrasese. Une kisha te drejte.
Ktheu koken por Feliksi nuk ishte aty.
Ku ishte valle?
Nga iku aq shpejt?-Feliks, ku je?
-Une nuk jam Feliksi moj vajze budallaqe. Une jam ti. Jam ajo qe ke qene gjithmone edhe pse nuk e ke ditur. Jam erresira brenda teje.
-Jo, jo,jo. Ti je Feliksi. Ti nuk je une.
-Ahahahaha une jam ti, jam ti.
Hapi syte e tmerruar. Nje tjeter makth. Kushedi sa te tille kishte pare deri tani. Ishte bere uje ne djerse dhe zemra po i rrihte me shpejt.
Kishte 1 jave qe rrinte mbyllur ne dhomen e saj. I vetmi person qe kishte pare gjate kesaj kohe ishte nje sherbyese qe i sillte per te ngrene. Ajo e shihte gjithmone venger dhe me sy gjykues.Gjate ketyre diteve s'kishte bere gje tjeter pervecse te bluante tere kohes fjalet e Feliksit ne koke. Edhe gjume kishte fjetur shume pak pasi shihte ne enderr veten duke vrare Aleksen e Feliksin qe qeshte me te madhe. Endrra si kjo e tanishmja. Endrra qe e benin te qante me denese.
Feliksi nuk kishte ardhur fare per ta pare gjate kesaj jave e per kete i behej qejfi. Nuk ishte ne gjendje te merrej me te tani.
Feliksi e kishte izoluar kastile. E kishte bere pasi deshironte qe ajo te mos kishte asnje me ke te fliste e ne kete menyre do te rrinte tere kohes duke torturuar veten me fjalet e tij.Ama sonte ne darke do e vizitonte. Sonte do te shijonte serish trupin e saj. Do te shijonte lekuren e saj te bute e te bukur. Ne njefare menyre, e kishte marre disi malli per ta prekur dhe per ta ndjere afer.
Dicka fizike sigurisht. Vetem aq!!!
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...