Pjesa 12

427 23 1
                                    

Por ajo qe e bente te dukej vertet hyjnore kete mbremje, ishte shkelqimi ne syte e saj. Shkelqim qe kishte 1 muaj e gjysem qe e kishte humbur. Vendosmeria dhe qellimi i saj i kishin shtuar gjallerine. E kishin bere te ndihej si dikur.
Shkoi bashke me Zoelen ne oborr. Nuk eshte se kishte pritur ndonje gje shume fine dhe aristokrate ne kete feste,por edhe kete se kishte pritur.

Oborri ishte mbushur plot me burra te shpifur dhe te rrezikshem. Kishte lloj lloj femrash te pranishme. Shumica ishin prostituta te rendomta. Feliksi duhej ti kishte marre per te argetuar "MIQTE".

- Keshtu jane te gjitha festat ketu?

- Nganjehere jane edhe me keq.

- Po ti nuk behesh xheloze se mos ndonjera nga keto i afrohet Edrikut?

Zoela beri nje nenqeshje te lehte dhe me pas shkundi koken.

- Keto femra punojne te gjitha me ne. Nuk jane prostituta te rendomta ndonese duken si te tilla. Puna e tyre eshte te zbulojne sa me shume per te ftuarit ne feste dhe per bizneset e tyre.

Katrina thjesht tundi koken ne shenje pohimi. Kjo bote ishte aq e pandershme. Aq e piset. Njerezit qe benin pjese ne te ishin edhe me keq. Njerez te paskrupullt e pa moral. Vendin e pare e zinte Feliksi. Sa me shume dite qe kalonin, aq me shume gjera te keqija zbulonte per te.

*****

Ditelindja e tij e 26 te ishte thjesht nje dite me shume ne kalendarin e tij.
Perdorte cdo menyre te mundshme per te patur sa me shume perfitime ne biznes. Edhe ditelindja e tij nuk bente perjashtim. Ai nuk ishte si njerezit e zakonshem qe perpiqeshin t'ja kalonin sa me bukur ne ditelindjet e tyre. Ai e shihte cdo gje me largpamesi. Kushedi sa perfitime do nxirrte nga kjo feste ne nder te ditelindjes se tij.
Shikonte te gjithe te ftuarit e tij qe po u jargaviteshin femrave qe ai kishte punesuar. Ishin aq amatore sa Feliksit i vinte habi sesi ata kishin arritur me sukses aty ku ndodheshin.
Vete Feliksi nuk do te kishte bere kurre gabim qe te humbiste pas femrave kur kishte tere ate perandori per te mbajtur. Ishin femrat qe humbisnin pas tij e jo e kunderta.

-Femra te bukura keto Feliks. Mund te zgjedh ndonjeren?

Ishin pikerisht keto fjale qe e nxorren nga mendimet.

- Sigurisht ,Frans. Prandaj dhe i mora. Mund te marresh ke te duash.

Pa sesi teveqelit i shkelqyen syte, thua se kishte vite pa pare femer me sy

Pa gjithe ambjentin per te gjetur femren e duhur qe te kenaqej kete nate. Shikimi i tij ndaloi pikerisht tek njera. Ishte padyshim me e bukura. Por nuk ishte si te tjerat. Ishte e vecante. Menjehere e beri zgjedhjen e tij. Ishte me se i kenaqur me ate zgjedhje.

- Dua ate me fustan bojeqielli.

Dhe beri me gisht dike mbrapa kokes se Feliksit.
Kurioz per zgjedhjen e tij Feliksi u kthye mbrapa dhe habia, inati dhe zemerimi e pushtuan te terin.

U habit kur pa Katrinen. Dukej me e bukur dhe engjellore se kurre. I erdhi inat qe ajo kishte ardhur aty pa dijenine e tij dhe u zemerua jashte mase nga kerkesa e Fransit per te fjetur me Katrinen.

Ajo ishte vetem e tija. Vetem ai kishte te drejte ta prekte dhe te ndjente trupin e saj. Jo me kot kishte paguar ate shume marramendese per te. Ai e kishte marre per femren e tij dhe askush nuk duhet t'ja hidhte syte asaj. Duhej ti vinte ndonje etikete ose qafore qe te tregonte qarte se ajo ishte prone e tij.

- Mund te marresh cilen te duash pervec asaj. Ajo eshte femra ime!!

Ja tha keto fjale me nje ton aq kategorik saqe nuk linte vend per asnje diskutim.
Fransi u duk i zhgenjyer. Domosdo qe do ishte. I iku mundesia per te patur prane vetes nje bukuri te rralle. Por gjithsesi nuk nxorri ze. Me femren e Feliksit nuk ngaterrohej dot asnjeri. Thjesht i tundi koken dhe u largua nga ai.

Feliksi beri rrugen drejt Katrines qe vazhdonte te rrinte krah Zoeles.

- C'do ketu?

E pyeti me egersi por Katrina nuk e lejoi veten qe te trembej.

- E solla une Feliks. Ka 2 jave qe qendron e shtrire dhe mu duk e e pershtatshme qe te dilte pak.

Feliksi thjesht i hodhi nje shikim te acaruar Zoeles qe shprehte qarte se nuk duhej te bente te tilla gjera pa dijenine e tij. Por nuk i tha gje. Zoelen e respektonte shume pasi ishte gruaja e mikut te tij me te mire dhe krahut te tij te djathte.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now