Pjesa 27

401 25 4
                                    

-O Katt, do i thuash mamit qe nuk dua te fle. Te lutemm. Sot ne dreke fjeta.

-Po duhet te flesh vogelush qe te behesh i madh.

-Po une nuk dua te behem i madh.

-Po nuk u bere i madh, nuk e gjen dot princeshen tende.

-Joo. Une dua princeshe. Do fle, do fle.

- Fale Zoti Kat qe te degjoi ty se thashe se do rrinte zgjuar tere nates.

Thjesht buzeqeshi nga fjalet e Zoeles. Ndodheshin ne dhomen e ngrenies duke darkuar dhe po te mos ishte per Adrianin, heshtja totale do te kishte mbizoteruar.

-Dua te me vere Kati ne gjume. Do me kendosh nje kenge Kat?

-Lere Katin mor bir. Ta kendoj une.

-Jo jo, jo. E dua nga Kati.

Llastimi i tij e beri per te qeshur. E donte me te vertete shume kete femije.

-Mire bukurosh. Ta kendoj une.

-Oleeee. Hajde ma kendo. Eja ikim ne dhome.

Dhe u cua nga tavolina e ngrenies per te vene Adrianin ne gjume.
Kendonte me te vertete bukur. Kishte nje ze melodioz dhe harmonik. Dukej sikur po kendonte ndonje zane.

Nuk i pelqente asnjehere te kendonte para njerezve. I vetmi person qe bente perjashtim ishte babai i saj. Atij si thoshte dot jo kurre.
Ashtu sikurse nuk prishi dot entuziazmin dhe zellin e Adrianit sonte. E zuri gjumi shume shpejt.

Duke qene se dhoma e Adrianit ishte shume afer me dhomen e ngrenies, e kishin degjuar te gjithe. Zoela buzeqeshte gjate tere kohes kurse te tjeret nuk dhane ndonje reagim.

-Ohh cfare zeri !!! Eshte e mrekullueshme kjo vajze!!

Shpalli me te madhe Zoela.

Ajo qe habiti te gjithe ishte gjesti i Feliksit. Ai tundi koken ne shenje pohimi. Te gjithe pervec Alekses e kishin qejf Katrinen. Ajo ishte shume e sjellshme dhe e mire. Por qe kete gje ta pranonte edhe Feliksi, s'ja kishte marre mendja kujt.

Aleksa desh theu goten nga terbimi. Vogelushja patetike po ju hynte ne zemer te gjitheve. Kishte ndikuar edhe ne Feliksin madje. Siguria e saj qe ai do ta flakte shume shpejt filloi te lekundej.

Duhet te bente dicka sa me shpejt. Ne mendje kishte nje plan ne fakt.

******

Perseri e gjeti veten ne dhomen e saj. Po e bente te varur kjo vajze. Ishte e vetmja per te cilen kishte ndjere nje mall te vogel deri tani. Dy jave pa trupin e saj i qene dukur shume.
Ajo kishte qene duke e pritur ne fakt. E dinte qe do vinte. I dha nje buzeqeshje te lehte kur hyri ne dhome.

Ai nuk foli fare. Thjesht u afrua dhe filloi ta puthte ne supet e zhveshura e me pas drejt qafes. Aroma e lekures se saj delikate i turbulloi mendjen. Vete ajo e turbulloi.
E ndiente qe ishte shume afer fitores. E kuptoi nga sjellja e tij kete nate. Ai ishte shume xhentil dhe i kujdesshem, ndryshe nga heret e tjera.

Ku i dihet, ndoshta neser kur te zgjohej ai nuk do te kishte ikur sic bente pernate pasi mbaronte punen e tij. Ndoshta do te zgjoheshin bashke neser.

Dhe ashtu ndodhi. Feliks Xhordan i kishte hyre nje rruge pa krye dhe ai do te humbiste ne kerkim te daljes. Sepse Katrina nuk do te linte asnje dalje per te. Do ta burgoste prane vetes. Ajo me te vertete ishte skllave e tij por edhe ai do te kthehej skllav i dashurise se saj.
Per kete betohej.

Ishte e habitshme sesi ja kishte dale mbane per 7 muaj ne kete shtepi. Ne fillim kishte menduar qe nuk do rezistonte dot as 1 jave. Por ja qe kishte rezultuar e forte mjaftueshem dhe ja ku ishte sot.

Cdo dite qe kalonte po ambjentohej me shume me shtepine dhe me njerezit e saj. Nuk ndihej me edhe aq e huaj.
Edhe me Feliksin kishte perparuar goxha. Ai cdo dite qe kalonte e trajtonte me mire, megjithese mbetej Feliksi. Kafsherine dhe mizorine e kishte ne gjak.

Po zbriste per te ngrene darke kur degjoi zilen e deres. Nuk i kushtoi shume rendesi por shkoi dhe u ul ne tavoline.

-Zoteri, ka ardhur Z.Tomassini.

- Lajmeroi gje qe do vinte Feliks?

- Jo.

-Pse te kete ardhur? Ne ishim atje para disa javesh.

-Tani do ta marrim vesh Edrik. Fute brenda!

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now