Shtepia e re ishte edhe me e madhe se e vjetra. Ishte perseri e njejta atmosfere. Roje te shumta dhe shume sherbetore. Ishin fytyra te njohura per te.
Dashje pa dashje, mendimet e cuan 1 vit e disa muaj para ne kohe. Atehere kur ishte futur per here te pare ne shtepine e Feliksit. Ishte ne mes nje det i tere ndryshimesh.
Dikur ndiqte nga mbrapa Feliksin kurse sot po hynte krah per krah me te.
Dikur ulte koken e tmerruar sikur te kishte bere ndonje faj kurse sot nuk kishte frike dhe as nuk ndihej e ndrojtur nga shikimet qe po merrnin.
Dikur te tjeret e shihnin thjesht si nje mbetje, si nje prone kurse sot askush nuk guxonte ta shihte shtrember.
Me e rendesishmja ishte qe dikur kishte hyre ne kete shtepi si prostituta e Feliksit kurse sot po hynte si dicka ndryshe.
Se cfare nuk e dinte as vete. Kete gje do e thoshte koha. Por te pakten , kishte dale nga kornizat e skllaverise.
Feliksi i tregoi se ku gjendej kuzhina pasi donte te takonte Enin. Me pas iku per tu marre me punet e veta.
Sherbetoret nuk kishin hequr dore nga thashethemet. Perseri degjoheshin nga dera duke folur. E si duket, Katrina ishte tema e momentit.
-E pe? U kthye serish.
- E pashe si jo. Apo nuk kishte dhe ate qendrimin arrogant tani.
-Ka harruar e shkreta se kush ishte deri dje.
- Tani qe u zbulua se eshte vajze multi miliarderi rri e shet mend kur deri dje ishte thjesht nje prostitute me shume per bosin.
- Ju, laraska te ndyra. Do j'ua bej zorret kukurec po nuk e qepet.
Ishte zeri i Enit ky. Menjehere nje buzeqeshje ju formua ne fytyre. E kishte marre malli per Enin dhe shakate e saj.
- Mos po genjejme gje, e dashur?
Kishte me te vertete nje ze te holle e te shpifur kjo qe po fliste. Imagjinonte fytyren e Enit teksa e degjonte. Duhej te ishte duke planifikuar metoden e vrasjes.
- Nuk ka rendesi shume e djeshmja e dashur.
Ia ktheu ajo me ironi.
- Rendesi ka qe bosi shkoi deri ne Amerike per te. Mesa degjova, e shikonte tere adhurim dhe dashuri. Ka kaq muaj qe perpiqet ta rifitoje.
-Posi. Me siguri e ben vetem pasi ka dhene 20 milion dollare per te.
-Posi moj. Sikur po vuan per para bosi. E ben sepse e do. E do. Te ta them afer veshit qe ta degjosh me mire?
-Do ta shohim dashurine e tij kur ta flake tutje ne ndonje kosh.
Kembenguli me te veten ajo.
- Per momentin e vetmja qe do shohe dashuri je ti. Jam e sigurte qe nese bosi do te degjonte te flisje ashtu per te, do te percillte per ne varreza me ceremoni.
Iu kthye kercenueshem ajo.
Hyri brenda pasi kishte frike se mos Eni do te vriste kot ndonjeren.
Sapo e pane, sherbetoret menjehere e qepen kurse Enit i mbiu nje buzeqeshje ne fytyre. Vrapoi tek Kati dhe e perqafoi.
-Me kishte marre shume malli per ty Kat. Nuk ka lezet pa ty ketu.
- Edhe mua me ke munguar shume.
Tha teksa e perqafonte.
Injoroi teresisht sherbetoret dhe shikimet e tyre. As nuk i interesonin fare fjalet e tyre. Nuk lendohej me nga keto neperka helmuese.
-Eja te shkojme tek Zoela. Edhe ate e ka marre shume malli.
*****
- E kam ditur perhere qe do ti hyje ne zemer Feliksit. Por perseri me habit shume ndryshimi i tij.
-Zoela.
- Ama vetem me ty Kat. Sepse mua vazhdon te me tmerroje si gjithmone. Edhe bashke me mua, te gjithe.
- Eni.
-Po me Katin eshte e rendesishme te ndryshoje moj. Nuk eshte se te do shume ty.
Ia ktheu.
- Zot me ruaj.
Vuri doren ne zemer por pastaj pa si ne faj nga Kati.
-Dua te them, ti shkon me shume me te. Dukeni shume te bukur bashke.
Ajo vetem qeshte me to. E kishte marre me te vertete malli. Gjithmone ishte ndjere mire me to por tani sikur ndihej akoma me e cliret.
Perfundimisht, kishin ndryshuar shume gjera qe nga javet e saj te para me Feliksin. Tani ndihej e lire.
-Kat, Kat, Kat.
U fut ne dhome Adriani duke vrapuar i lumtur.
-Urraaaa, ka ardhur Kati.
Ajo u ngrit menjehere dhe e mori ne perqafim. Adriani ishte ai qe i kishte munguar me shume nga te gjithe. I mungonte ciltersia dhe embelsia e ketij vogelushi.
-Sa qenke rritur more Adrian.
I tha duke buzeqeshur.
- Po, po. E sheh mami qe dhe Kati mendon se jam bere i madh? Keshtu qe mos me thuaj me vogelush. As mos me thuaj qe duhet qe te fle gjume qe te rritem. Jam bere i madh tashme. Burrat flene kur te duan.
Foli ai me ate zerin e tij te bukur e engjellor.
- Ku ke qene ti Kat? Dije se jam shume i merzitur me ty.
- Po kam qene tek mami dhe babi. I kishte marre malli shume per mua. Edhe nuk eshte mire qe ti merzisim prinderit apo jo?
-Une nuk i merzis asnjehere prinderit per vete. Madje mami me merzit mua duke me detyruar te pi qumesht dhe te laj dhembet. Gjithmone me thote se jam i vogel. Une e pyes se kur do behem i madh e ajo me thote qe duhet kohe.
-Po duhet pak kohe zemer. Nuk rritet njeriu pernjehere.
Dhe e perkedheli ne faqe.
-E di une qe duhet kohe. Prandaj pres tere naten. Nata eshte shume e gjate. Por perseri ne mengjes zgjohem i vogel. Nuk kam per te gjetur kurre princeshe keshtu.
Dhe rrudhi buzet i merzitur. Dukej kaq i adhurueshem. Princeshat nuk i ishin shqitur akoma nga mendja.
- Po gjej nje princeshe te vogel atehere.
- Po ketu jane te tera te medha. Edhe shumica jane te shemtuara. Une dua nje princeshe te bukur keshtu si ti.
- Po ti do e gjesh me te bukur se une, bukurosh. Ke per ta pare.
- Nuk e dua me te bukur, jo. Keshtu si ti fiks e dua. Kat, Kat! E kam gjetur kush eshte princi yt.
- Pa he njehere.
- Eshte xhaxhi Feliksi. Eshte pak i merzitshem dhe i shemtuar. Nuk qesh kurre dhe as nuk luan me mua por ty te do shume.
-Nga e di ti?
- Degjova xhaxhi Maksin dhe babin qe thonin se Feliksi ka rene keq brenda me ty. Une nuk e dija se c'do te thote kjo dhe pyeta mamin. Ajo me tha se kur bie brenda me dike, do te thote qe e do shume.

YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...