-Me te vertete mendon keshtu? Epo dije se e ke shume gabim.
Kishin qene aq te fokusuar ne ritakimin e tyre saqe e kishin harruar fare prezencen e tij. Deri ne momentin qe ai vendosi te ua bente te ditur.
Landoni u kthye dhe e pa me nje shikim kercenues por qe ate nuk e ndikonte aspak.-E kush je ti per ta thene kete?
Si duket Landoni nuk e kishte idene se kush ishte ai por pergjigja qe do te merrte nuk do ti pelqente aspak.
-Une jam ai qe ka fjetur pernate me rrezearten tende. Jam ai qe e bleu dhe qe e perdori si deshi dhe kur deshi. Jam i vetmi qe ka shijuar trupin dhe lekuren e saj.
Hodhi ai fjalet e mbushura me helm qe u ngulen si shigjete ne tre zemra qe ndodheshin aty.
***
Gjate gjithe jetes se tij e kishin lavderuar shume. E kishin pare gjithmone si nje njeri te realizuar me nje jete perfekte.
Femrat kur e shihnin , hutoheshin perpara pamjes se tij te jashtme.
Ata qe e shihnin nga larg adhuronin parate dhe jeten e tij.
Ata qe e njihnin me shume, lavderonin aftesite dhe suksesin e tij. Kishte arritur qe ne moshen 25 vjecare te ishte nje nga emrat me te rendesishem te biznesit e kete e kishte arritur me shume pune.
Miqte dhe personat e tij me te afert e lavderonin sepse ishte nje njeri me shume vlera dhe besnik.
Ama asnjera nga keto nuk e bente te ndihej i plote ne jete. Asnjera nga keto nuk e bente te ndihej krenar dhe i lumtur.Landon Warren krenohej vetem me dicka. Me dike me sakte. Krenaria e tij me e madhe mbante emrin e Katrina McMara. Ai kishte arritur te merrte dashurine e saj. Kishte arritur te kishte prane vetes ate.
Ajo ishte dielli qe ndriconte cdo dite te jetes se tij. Ishte mendimi i pare kur zgjohej dhe i fundit kur ulej. Ishte ajo me te cilen mbushte ditet dhe ajo me te cilen enderronte te nesermen. Ajo ishte aq e paster, aq e bukur, aq e mire...aq perfekte.
Ai kishte qene shume i pasur materialisht perhere ama gjithmone ishte ndjere i varfer shpirterisht. Kjo derisa njohu ate. Papritur ajo e beri te ndjehej i pasur dhe i gjalle.
Nuk kishte bere ndonje gje te madhe, jo. Thjesht kishte buzeqeshur. E me buzeqeshjen e saj kishte rrembyer ne sekonde zemren e tij. Syte e saj blu qene bere oqeani ne jeten e tij.
Ajo kishte qene ombrella e tij e shpetimit ne stuhine e madhe qe tentonte te perpinte jeten e tij. Ajo kishte hyre ne jeten e tij ne momentet me te veshtira, atehere kur jeta e tij po shkaterrohej.
Atehere kur ai ndiente se nuk kishte asgje per te cilen i duhej te jetonte. Ajo kishte hyre ne jeten e tij dhe papritur bota kishte rifituar serish ngjyrat. Ajo e kishte bere te shikonte jeten me nje sy ndryshe dhe qe shnderruar ne gjene me te vyer te tij.
***
Flashback
Para 3 vitesh.
Rrobat e shtrenjta e firmato i kishte zevendesuar me nje uniforme te rendomte kamarieri. Kishte ore qe ju sherbente klienteve dhe ishte i acaruar nga tekat e tyre.
Lokali ku kishte nisur pune ishte nje lokal klasik pasanikesh dhe zakonisht frekuentohej nga moshat e reja. Ishin te gjithe mendjemedhenj. Te gjithe shisnin mend tere kohes me pasurite qe kishin dhe ishin te shumta shikimet percmuese qe kishte marre. Sikur te ishte nje plehre ne kete bote. Nje i humbur qe vetem shperndante porosite e tyre.Por ai nuk ofendohej aspak. Perkundrazi. I vinte per te qeshur me te madhe. Nese ato do te merrnin vesh se ai ishte nje Warren, do te ndryshonin qendrim ne sekonde.
I pelqente fakti qe per here te pare ne jeten e tij ai nuk po shihej si djali i Henri Warren. Qe ai nuk po gjykohej ne baze te fames dhe arritjeve te te atit.Nje grup vajzash kaluan dhe njera i shkeli syrin. Landoni thjesht beri nje gjysem buzeqeshje. Ndonese te gjithe e shihnin me nenvleresim, shikimet deshiruese te femrave nuk i mungonin. Jo vetem aq. Ato shpesh linin numrat, e ftonin per te dale. Ai nuk i refuzonte asnjehere.
Ato donin vetem te kenaqeshin nje nate me nje kamarier barkthare bukurosh dhe Landoni donte te njejten gje. Te shtynte netet me femra tru thara mendjemadhe.
Asnjeres nuk ja tregonte identitetin e tij te vertete. Po ta bente kete, do ta kishte te veshtire ti hiqte qafe.
Kishte vetem pak jave qe kishte nisur kete pune. Qekur kishte debatuar serish me te atin.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...