Futi duart e saj te akullta ne xhepat e palltos se trashe. Bente tmerresisht ftohte jashte.
Ishte hera e pare qe dilte ne qytet qekur kishte ardhur. Zakonisht rrinte vetem ne shtepi dhe kishte dale vetem dy here kur kishte shoqeruar Feliksin. Vetem tani qe po shihte madhesine e ketij qyteti dhe po thithte nje ajer ndryshe, e kuptoi se sa e burgosur kishte qene.Londra ishte vertet madheshtore dhe bardhesia e bores ja shtonte bukurine. Preferonte qetesine e Londres mbi zhurmen e Nju Jorkut. Do te kishte pelqyer te shetiste ne te gjithe qytetin dhe te zbulonte vendet me interesante te tij por gjithsesi, ishte mirenjohese per kaq.
Duke gjykuar nga tipi i Feliksit, fakti qe e nxorri jashte ishte nje gje e madhe.
Ajri i ngtohte i perkedheli trupin sapo u futen brenda ne restorant. Ishte nje restorant i bukur dhe i thjeshte. U ulen dhe porositen mengjesin.
Syte i udhetuan nga te pranishmit e tjere ne restorant. Po i shikonte dhe me mendjen e saj po i analizonte. muaj prane Feliksit e kishin bere te ndryshonte menyren e saj te te parit.Tanime nuk i shihte gjerat vetem ne siperfaqe pasi ajo genjente. Kushedi cfare sekretesh fshiheshin pas gjithe ketyre njerezve.
Ne siperfaqe edhe ajo me Feliksin dukeshin si nje cift i zakonshem qe po hanin mengjes ne nje restorant. Por e verteta ishte ndryshe, shume ndryshe. Ajo dhe Feliksi nuk kishin asgje te zakonshme.-C'kerkon te shohesh Katrina?
Zeri i tij e nxorri nga mendimet.
-Asgje. Thjesht kam kohe qe nuk shoh njerez te tjere pervec atyre te shtepise edhe sesi me duket.
-Njerez te zakonshem. Punojne tere diten. Paguajne faturat. Disa ikin dhe me pushime ndonjehere. Thjesht disa fytyra me shume ne kete bote.
-E thua sikur te ishte dicka e keqe. Sikur te jesh normal eshte keq.
Ai nuk foli fare. Thjesht vazhdonte te kishte ate shprehjen moskokcarese ne fytyre. Ndoshta ai ishte mesuar aq shume me mizorine dhe ligesine e tij saqe normalja i dukej e kote.
-Edhe une keshtu isha dikur. E zakonte. Por jo nje fytyre me shume ne kete bote. Te pakten asnjehere s'me eshte dukur vetja e tepert ne bote.
-Te duket tani? Ndihesh e kote ne kete bote?
Po. Ndihej. Jashtezakonisht shume madje. Ajo nuk vepronte me sipas vullnetit te vet dhe nuk shprehte dot as ndjenjat e saj lirshem. Nuk ndihej aspak e rendesishme per asnje.
- Duhet te ndihem?
Iu pergjigj pyetjes me pyetje.
-Po. Je fare lehte e zevendesueshme.
-Te gjithe jane te zevendesueshem Feliks. Edhe ti. Nese neser vdes, askujt nuk do i vije keq per ty. Po, do te vdiste nje bos i madh dhe me emer por do te harroheshe shpejt. Ndoshta vendin tend do ta zinte dikush me i afte se ty.
Epo, mund te thoshte pa dyshim qe fjale te tilla si kishte folur njeri deri me sot. E habiste guximi i saj por edhe e argetonte disi.
Fjalet e saj pastaj. Te verteta!!Koha kalonte dhe ajo nuk kishte treguar meshire ndaj askujt. Kushedi sa emra te medhenj te botes se mafia ishin harruar. Ishin zevendesuar me emra te rinj. Edhe me te keshtu do te ndodhte.
Donte ti thoshte se ai nuk kishte asnje njeri te afert prane vetes. Nje njeri qe ti vinte keq per humbjen e tij.
Kapi edhe nentekstin e fjaleve te saj kur i tha qe vendin e tij do ta zinte nje njeri me i afte se ai. E kishte patur fjalen per veten e saj. Nje njeri me i afte se ai mund te kishte edhe Katrinen.
Nese per te tjerat kishte patur te drejte, per kete te fundit e kishte gabim. Askush pervec tij nuk mund te kishte ate. Ai e kishte blere. Ajo ishte e tija dhe e askujt tjeter.
Nuk folen me por vazhduan te hanin dhe me pas u kthyen ne shtepi.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...