Ama e harroi shume shpejt Zerinen dhe sjelljen e saj kur syte e tij u ndeshen me nje pale sy blu te zhgenjyer e te trishtuar.
Nuk mund ta besonte qe ajo ndodhej aty. Ajo asnjehere nuk paraqitej ne te tilla evente dhe nga ajo kishte mesuar se festa te tilla asaj nuk i pelqenin aspak. Fati i tij i keq qe kishte zgjedhur pikerisht kete rast per te bere ndryshim.-Warren? Warren?
Tha ajo me nje ze qe mbarte nota trishtimi por edhe zemerimi.
Bomba i plasi ne dore. Ajo e mori vesh ne menyren me te keqe te mundshme. Syte e te gjitheve qene kthyer nga ata.-Katrinaa, nuk eshte ashtu si mendon. Te betohem.
I tha me nje ze lutes. Nuk mund ta humbiste ate. Aq me teper kur nuk e kishte fituar akoma.
Ajo nuk tha asgje por vetem beri te largohej. Menjehere ai e kapi nga krahu dhe e ndaloi.-Prit, te lutem. Me ler te shpjegohem. Nuk mund te ikesh keshtu.
Kati vetem u shkeput nga ai dhe e qelloi me shpulle. Ishte e nevrikosur dhe e lenduar . E meritonte ate shpulle.
Njerezit pastaj kishin zgurdulluar syte. Ishte me te vertete nje skene per tu pare. Shoket e tij po e shikonin me keqardhje. Edhe atij i vinte keq per veten. Ishte ne prag te humbjes se saj.-Cfare do me shpjegosh? Hee, thuaje. Qe je nje kamarier i varfer qe ndihmon familjen dhe qe mbiemri yt i vertete nuk eshte Warren? Apo se kjo vajza ketu te puthi me zor?
Dhe si per dreq ai nuk po perqendrohej dot ne fjalet e saj pasi mendjen e kishte tek levizja e buzeve te saj. Dukej aq e bukur kur ishte e zemeruar.
Zemra ju be mal pasi ajo ishte xheloze. Kjo donte te thoshte se edhe ajo ndiente dicka per te. Pa e kuptuar buzeqeshi. Ajo e pa me inat dhe zemerim.-Ne fakt ke te drejte qe qesh. Te me beje idiote per keto muaj duhet te kishte qene shume argetuese per ty. Genjeshtar i dreqit. Vetem me ke genjyer tere kete kohe.
-Te betohem Katrina qe nuk eshte ashtu. Perkundrazi, je njeriu i vetem me te cilin kam qene teresisht vetvetja. E vetmja gje per te cilen te kam genjyer eshte mbiemri dhe ate e kam bere vetem pasi doja qe te me shihje per kete qe jam dhe jo per mbiemrin e babait. Me fal, te lutem !!
Nuk i interesonte se po e shikonin te gjithe. Rendesi kishte qe ajo ta kuptonte dhe ta falte. Pa nga miqte e tij dhe atyre gati po ju dilnin syte nga habia. I dinte mire mendimet e tyre. Landon Warren po lutej per faljen e nje femre. Edhe vete habitej me ndryshimin e tij.
- Nuk te besoj fare. Po te ishte keshtu, do te ishe treguar i sinqerte me mua.
Dhe tentoi serish te largohej.
- Nuk mund te ikesh keshtu Kat. Duhet te me besosh.
- Une kujtoja se ishim shoke Landon por nuk paska qene keshtu. Shoket e vertete nuk e mashtrojne njeri-tjetrin.
Tha e lenduar ajo.
Shoket e tij filluan te qeshnin sapo degjuan fjalen shok. E dinte qe do te tallej shume nga ata qe po i lutej nje femre qe e shihte vetem si shok.
Nje vale zemerimi e pushtoi. Urrente te degjonte ate fjale nga ajo. I dhimbte ne shpirt.
Pa i interesuar se te gjithe po e shihnin e kapi fort Katin dhe ngjeshi buzet tek te sajat. Kishte duruar shume. Kushedi sa here e kishte enderruar kete moment. Buzet e saj ishin gjithcka qe ai kishte enderruar, mos me shume. Po ndihej sikur kishte kapur qiellin me dore kur ajo ja ktheu puthjen. Asnjehere nuk ishte ndjere kaq i lumtur. Degjoi fishkellimat e miqve te tij. Ata po e brohoritnin si te cmendur. Me pas u shkeputen.-Ke te drejte Kat. Une nuk jam nje shok i vertete pasi nje shok nuk e sheh kurre shoqen ashtu si te shoh une ty.
-Por.. Por...
Ajo ishte bere aq e kuqe nga turpi saqe po te krahasohej me nje domate, domatja do te dukej roze para fytyres se saj. Domosdo, ai i kishte vjedhur puthjen e pare.
-Cfare po ndodh ketu ?? Ti djalosh pse dreqin po ngacmon Katen time ?!?
Ja dhe Uill McMara qe erdhi ne krah te se bijes dhe po e shihte sikur do ta shqyente.
Perfundimisht kjo nuk ishte dita e tij me fat. Prania e babait te saj ketu ja veshtiresoi punet.
I mbetej vetem nje gje per te bere. Nje shans per te kthyer situaten ne favorin e tij. Vetem shpresonte qe plani do te funksiononte.Mori nje trendafil nga tavolina dhe ju ul ne gjunje. Dukej qesharak dhe miqte e tij kishin nxjerre celularet duke e filmuar. E dinte qe ato video do i gjente ne tera rrjetet sociale.
-Kat, qe ne momentin e pare kur pashe buzeqeshjen tende dhe rrezova tabakane, e dija qe do beheshe shume e rendesishme per mua. Dhe ashtu ndodhi. Keta muaj kane qene me te bukurit per mua. Per here te pare ne jeten time jam teresisht dhe cmendurisht i dashuruar me nje femer
Me pas u kthye nga babai i saj.
- Zoteri ,me te vertete e dua vajzen tuaj dhe nuk heq dore per asgje ne bote nga ajo.
Katrina kishte mbetur pa fjale. Dukej shume e habitur. Babai i saj po ashu. Te vetmit qe po ndiheshin ishin miqte e tij budallenj qe po qeshnin me te madhe.
-Por.. Por une kujtoja se me doje vetem...
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...