-Po behem si Feliksi. O Zott, une nuk dua te behem si ai. Nuk dua. Une nuk jam si ai. Nuk jam.
Dhe Feliksi po e ndiqte tere kete skene me nje buzeqeshje te semure ne fytyre. Per pak kishte arritur qellimin e tij. Edhe disa sekonda dhe ai do kishte fituar. Do kishte bere te mundur ndotjen perfundimtare te shpirtit te saj.
Vuajtja dhe deshperimi i Katit ishin perkedhelje per egon dhe shpirtin e tij te kalbur e te semure. Ai kishte uruar qe Aleksa te vdiste e ne kete menyre Kati do te mbante tere jeten barren e marrjes se nje jete ne kurriz.
Me pas ajo do ti nenshtrohej atij pasi do e ndjente veten po aq te keqe sa ai.Shpetoi per fije. Arriti ta kontrolloje veten ne sekonden e fundit. Gjithsesi Feliksi ishte tejet i kenaqur. Ishte shume afer realizimit te objektivit te tij.
-Cfare i ke bere kesaj vajze Feliks? Duket e shkaterruar. Cfare synimi ke?
- Me beso Edrik qe ky eshte vetem fillimi. Kur te kem perfunduar me te, ajo nuk do te jete me as hija e asaj vajzes engjellore dhe te pafajshme qe erdhi ne fillim. Do ta bej te urreje vetveten.
Sadist. Maniak. Psikopat. Keshtu ju duk bosi edhe mikut te tij me te mire, Edrikut. Katrina nuk e meritonte dicka te tille. Uroi qe ai te mos e arrinte kurre qellimin e tij. Uroi qe te humbiste ne lojen e tij. Uroi qe miku i tij me i mire te behej skllav i skllaves se tij.
Aleksa vazhdonte te dergjej ne dysheme e Katrina vazhdonte te qante me denese. Po te mos ishte aq e tronditur dhe e paralizuar nga frika, do te kishte thirrur ndihme por ajo nuk ishte ne gjendje te reagonte.
Per fatin e saj te mire, Zoela hyri brenda dhe pa gjendjen e te dyjave. U shtang nga situata qe kishte perpara po perseri e mori ne kontroll situaten. Thirri per ndihme dhe Aleksen e derguan me urgjence ne spital.
Me pas ndihmoi Katrinen qe te lante duart dhe fytyren. Dalengadale , ajo po e merrte veten dhe ndonese ishte shume e penduar per ate qe kishte bere, perseri ndihej shume mirenjohese qe nuk e kishte vrare.
-Pse e bere Kat?
Beri Zoela pyetjen qe e kishte munduar qe ne sekondin kur kishte pare Aleksen te gjakosur e perdhe.
-T.. Te betohem... Une nuk desha... Ajo filloi te me ofendonte... Me permendi familjen... Une nuk u permbajta dot... Une nuk desha... Te betohem qe nuk desha. Me beso te lutem!!
Zeri po i dridhej dhe fjalet i dilnin si me zor.
-Shhttt vogelushe! Une te besoj. E di qe ti nuk je e keqe.
E besonte me te vertete. Kishte vetem pak muaj qe e njihte dhe e dinte se nje njeri aq i mire sa Katrina nuk do te lendonte asnje me deshire. Njihte shume mire dhe Aleksen dhe e dinte qe ajo duhej ta kishte provokuar shume keq.
Katrina e perqafoi fort dhe vazhdoi te qante. Ndihej shume me fat qe kishte afer Zoelen. Ajo ishte si nje moter e madhe per te ne kete shtepi.-A mund te me shpjegosh se cfare dreqin ishte ajo qe sapo bere?
Ishte pikerisht zeri i tij ai qe beri qe ajo te shkeputej nga perqafimi i Zoeles e te kthehej per ta pare.
Feliksi qendronte aty bashke me Edrikun dhe po priste per pergjigjen e saj. Ajo nuk dinte cfare ti thoshte. Kishte shume frike. Per nje moment e kishte harruar Feliksin. Por tani qe e kishte perballe nuk dinte se cfare te bente.
Kushedi se cfare do i bente ai. Ai e kishte paralajmeruar ne fillim qe te respektonte anetaret e shtepise kurse ajo e kishte katandisur Aleksen per spital. Nuk donte te perballej me zemerimin e tij.-Te lutem Feliks, jo tani. Katrina eshte me te vertet e prekur dhe...
Por nuk mundi ta perfundonte fjaline pasi Feliksi e nderpreu.
-Dilni te dy jashte! Me lini vetem me te. Ka shume shpjegime per te dhene.
Dhe si perhere, nuk ja diskutuan fjalen dhe dolen jashte. Ama te dy burre e grua nuk e mbeshtesnin fare sjelljen e Feliksit.
-Nuk e kuptoj sjelljen e tij Edrik. Ai e pa vete se ne cfare gjendje ishte ajo. Pastaj jam e sigurt se Aleksa e ka patur vete fajin. Nuk e ke idene sa me behet qejfi qe e rrahu. Ajo neperke helmuese meriton me shume se aq.
-As une Zoela, as une. Feliksi asnjehere me pare nuk eshte perfshire aq shume me ndonje femer. Ai e shikon cdo gje si nje loje qe s'mund ta humbase.
-C'do te thuash me kete?
Ishte me te vertet konfuze.
-Ajo qe dua te them eshte se reagimi i zemeruar i Feliksit qe sapo pe, ishte farse. Ai jo vetem qe nuk u zemerua por u lumturua madje.
-Nuk po kuptoj asgje. E pse duhej te lumturohej ai nga gjendja e Alekses?
-Nuk ishte gjendja e Alekses ajo qe e lumturoi por ajo e Katrines.
-Do te thuash qe ai gjen kenaqesi nga gjendja mjerane e Katrines?!
-Pikerisht!
-Por kjo nuk eshte njerezore. Nuk e kuptoj dot. Feliksi qenka maniak.
- Me beso Zoela qe ne kaq vite qe e njoh nuk e kisha pare ndonjehere te sillej keshtu me ndonje femer. Ai nuk para perfshihej fare me to. Thjesht i perdorte per nevojat e tij dhe kaq. Nuk e kuptoj pse po tregohet aq mizor pikerisht me Katrinen.
-Me Katrinen qe eshte njeriu me engjellor e i pafajshem qe kam njohur.
Shtoi ajo.
-Tani do ta ndeshkoje per ate qe sapo beri kur ai fare mire mund ta kishte shmangur ate qe sapo ndodhi. Ai i la vete te ziheshin. Nuk lejoi askend qe ti ndante. Ai donte qe Katrina ta vriste Aleksen. Po e shikonte cdo gje ne kamera dhe po e shijonte shume.
-Nuk e ke idene sa me dhimbset Kati. Ajo nuk e meriton te jete prane nje njeriu si Feliksi. Nuk e kuptoj dot se pse po sillet ne kete menyre. Feliksi ka qene gjithmone i pameshirshem dhe i frikshem por ne pergjithesi kete ane e ka shfaqur ne punet e tij.
-Une mund te them vetem qe Feliksi nuk do te ndalet me kaq. Edhe gjera me te keqija e presin kete vajze.
Edriku ishte i vetmi qe e dinte se pse Feliksi i urrente aq shume femrat. Dhe prandaj e dinte shume mire qe gjithe inatin qe ai kishte me dike tjeter, do ja nxirrte Katrines. Por se pse pikerisht asaj, nuk ishte i afte te thoshte.
Ndoshta sepse ajo ishte nje femer vertet e mire dhe e paster. Nje shpirt i bukur. Ndoshta pasi po te thyente nje shpirt te tille , do te merrte shume kenaqesi.

YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romansa💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...