Jetesa me te i dukej me e pamundur se kurre. Nuk e shihte dot me sy. Asnjehere nuk e kishte duruar dot por gjerat kishin arritur kulmin tani qe e ema kishte vdekur.
Ajo kishte qene e vetmja qe e kishte dashur pa kushte dhe tani nuk ishte me. Fajesonte babain per vdekjen e saj. Kishte disa muaj qe kishte vdekur e me te kishte vdekur edhe një pjese e shpirtit te tij.Ndihej vetem tani qe ajo nuk ishte. Fajin e kishte ai. Ai qe nuk e kishte dashur asnjehere ate femer hyjnore. Ai qe e kishte nenshtruar. E urrente. Ai ishte nje qenie egoiste qe nuk e kishte merituar familjen qe kishte.
-Nje leng portokalli, te lutem.
Nje ze i embel femre e nxorri nga mendimet dhe e beri te kthente koken. Hera e pare qe degjonte dike qe fliste me aq miresjellje. Ishte me te vertet kurioz per femren qe gjendej nga ana tjeter e banakut.
Ishte e pakte te thuhej qe u mahnit kur e pa. Nuk i perkiste kesaj bote ajo, jo. Dukej si nje engjell i rene nga qielli. Floket e arta me onde i derdheshin ne sup dhe syte e saj blu i jepnin jete e gjalleri vendit.
E magjishme. Per here te pare ne jeten e tij, ai ngeli gojehapur nga bukuria e nje femre.
-Lengg? Cfare lengu? Ahaa, leng portokalli. Patjeter, tani j'ua sjell lengun. E portokallit.
Po fliste me ngecje si idiot qe nuk kishte pare femer me sy. Edhe vete po habitej.
Vajza thjesht e pa si te ishte i manget nga trute. Nuk i vinte faj sepse ashtu dukej ne fakt.-Katrinaaa. Cfare dreqin po ben ne banak? Vjen dhe i merr vete porosite ai. Eshte puna e tij.
E thirri shoqja e vet dhe ajo iku e u ul ne tavoline bashke me disa vajza te tjera.
Pra ajo quhej Katrina. Emer i vecante per nje vajze te vecante.Mori tabakane dhe shkoi drejt tavolines se tyre . Te pares ja dorezoi asaj porosine.
-Faleminderit.
Tha ajo dhe buzeqeshi.
Oh, dreq. Buzeqeshja e saj. E humbi fare. Shtangu. E solli ne realitet kercitja e tabakase perdhe. Kishte derdhur te gjitha pijet e vajzave vetem se ishte hutuar nga buzeqeshja e saj.-Cfare ben more idiot?
Filluan vajzat qe ta shanin. Ajo vetem po qeshte. Si duket e kishte kuptuar qe fajin e kishte ajo.
-Me falni, me falni. Do ju sjell te tjerat tani.
Dhe mblodhi shpejt e shpejt gotat dhe u largua nga aty.
Ju kujtua buzeqeshja e saj. Ohh, sa e vecante.
" NJE DITE DO TE NJOHESH NJE VAJZE QE DO TE TE BEJE TE KUPTOSH SE PSE NUK KA FUNKSIONUAR KURRE ME TE TJERAT. AJO DO TE NDRICOJE PERNJEHERE BOTEN TENDE DHE PA TE DO TE NDIHESH NE ERRESIRE. NJE DITE, BIRI IM."
Nuk e kuptoi as vete se pse ju kujtuan tani keto fjale te se emes. Asnjehere me pare , nje femer nuk ja kishte sjelle neper mend ato fjale.
Aq i humbur ishte saqe nuk po shihte nga ecte dhe u perplas me nje kamarier tjeter. E beri te rrezonte tabakane. Nje perplasje u degjua ne lokal dhe te gjithe kthyen kokat.
Vuri re ate qe serish po qeshte. Ne fakt gjendja e tij ishte shume per te qeshur.
-Landon, cfare dreqin. Ne 5 minuta e shkaterrove gjithe lokalin. Je i pushuar.
Thjesht qeshi dhe dorezoi uniformen. Pastaj mendoi me veten. Pse te mos merrte hak ndaj asaj bukuroshes qe e beri te pushohej nga puna?
***
Kishte 1 ore qe priste jashte lokalit. Po priste per te. As vete nuk e kuptonte sjelljen e tij por do e mendonte me vone. Tani kishte nje hakmarrje per te kryer.
Dhe ja me ne fund dolen. Per fatin e tij te mire, vajzat u ndane dhe iken ne drejtime te ndryshme. Ai shkoi prapa Katrines. Nxitoi pak dhe me ne fund e kapi.
-Booooo.
I bertiti nga mbrapa.
Ishte i pacmuar reagimi i saj. Kerceu ne vend e lemritur. Bertiti aq fort saqe kalimtaret kthyen koken dhe e pane cuditshem. Pastaj filloi te merrte fryme dhe vendosi doren ne zemer. E kishte trembur per vdekje. Landoni vetem po qeshte me te. Sikur mos te ishte ne mes te rruges do te ishte ulur ne toke duke qeshur.-Ahahaha sa per te qeshur.
Iu kthye ajo me ironi dhe faqet i qene skuqur nga turpi. Dukej aq e lezetshme dhe atij i lindi nje deshire per ti kapur faqet. Nuk e beri ama pasi do te dukej teper maniak.
-Ne fakt ishte me te vertet per te qeshur. Duhet ta kishe pare fytyren tende.
Vazhdonte ai me te veten.
-Per fajin tend. Per pak me ndale zemren. Cfare lloj veprimi eshte ky njehere? Si sillesh keshtu me nje te panjohur?
Pjese e fundit per sot... Shihemi neser!! .Gjume te embel!!
![](https://img.wattpad.com/cover/368810852-288-k434153.jpg)
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...