- E meritoje ama. Po ti si e pushon nga puna nje te panjohur?
-Unee? Ty? Nuk qenke fort ne rregull ti.
-Po, ti. Per fajin tend ngela pa pune.
-Po cfare bera une? Cfare faji kam une se ti nuk di te mbash tabakane?
-Edhe pyet pale. Moj vajze, ti nuk duhet te buzeqeshesh me kurre ne publik pasi eshte teper e rrezikshme.
- Nuk e dija qe buzeqeshja ime te paska vene aq ne rrezik.
Dhe si per ta sfiduar, buzeqeshi serish. E ai serish u mahnit por kete rradhe nuk e dha veten.
-Me vuri ne fakt por une nuk reagoj mire ndaj rrezikut. Ndaj per te me demshperblyer do dalesh me mua ne kete moment.
Ajo thjesht e pa si te ishte i rrjedhur dhe pastaj qeshi. Ju duk shaka por ai ishte me serioz se kurre.
- Qenke shume humoristik ti por une nuk dal me te panjohur.
-Landon Roberts, 22 vjec, studioj per per menaxhim biznesi. Ja ku me njohe. Pastaj ma ke borxh sepse me pushove nga puna.
U ndje pak keq qe po e genjente per mbiemrin e tij por duhej te kuptonte nese me te vertete ajo ishte ndryshe. Donte qe ajo te njhte Landon , shpirtin e tij dhe jo djalin e biznesmenit te famshem Henri Warren.
- Kenaqesi!! Katrina McMara , 18 vjece, viti i fundit i shkolles se mesme. Per sa i perket punes, ne fakt dukesh shume i merzitur. Rrezik te ishte merzitur puna dhe po ma hedh mua fajin.
Tha me ironi.
McMara. Ajo duhej te ishte vajza e vetme e Uill McMara. E njihte mire ate emer.
E kush nuk e njihte?
Ne cdo cep te Nju Jorkut gjendeshin tabela reklamuese te bizneseve te tij. Ishte i vetmi njeri qe kishte arritur te korrte edhe me shume sukses se babai i tij.
-Mos do te thuash qe nuk jam i merzitur? Moj, une me ate pune hiqja shumicen e shpenzimeve te shtepise. Kushedi sa e veshtire do te jete per ne derisa te gjej nje pune tjeter.
Ajo filloi te ndihej keq. Fytyra i mori nje shprehje merzie dhe faji. O Zot, sa naive dhe e pafajshme ishte kjo vajze. Filloi te ndihej keq per te ndonese nuk kishte patur asnje faj per pushimin e tij nga puna. Edhe me shume u mahnit pas saj. Sic duket, ajo e kishte shpirtin akoma me te bukur se pamjen, sado e pamundur tingellonte kjo gje.
-Ouu, me vjen keq. Nuk doja te shprehesha ashtu.
-Ne fakt me lendove shume. Eshte keq kur te gjykojne pa te njohur.
-Me fal. Une nuk doja.
-Do te te fal vetem po dole me mua.
E dinte qe do pranonte. Ajo ishte kaq e mire dhe nuk duronte dot qe te tjeret te ndiheshin keq prej saj.
-Dakord atehere por nuk do vonohemi shume. Duhet te studioj se kam provim neser.
-Patjeter. Nuk dua qe te dalesh keq ne mesime per fajin tim Kat.
- Rrofsh per konsideraten Lando.
- Ah, kurre s'me kishte pelqyer emri im sa tani.
Dhe i dha nje buzeqeshje te ndritshme e te sinqerte. Ajo vetem u skuq dhe buzeqeshi. Zot, sa e embel dhe e turpshme qe ju duk.
-Nga po ikim pra? Meqe ngele dhe pa pune, me mire te dalim per shetitje ne park ose te ikim ne nje vend te thjeshte. Nuk dua te te hap edhe me shume probleme sot.
Epo kete nuk e kishte menduar. Ku njihte ai vende te thjeshta. Ai edhe ne periferi te qytetit shkonte shume rralle. E vrau sa e vrau mendjen dhe vendosi ta conte per shetitje buze detit. Ajo do ta vleresonte.
Dhe ashtu ndodhi. Ja kaluan me te vertete bukur. Ai e kishte kaluar kohen vetem duke buzeqeshur si adoleshent hormonal. Ndihej pak idiot por ajo ja vlente.
E percolli tek makina e saj por para se te ikte, i kerkoi numrin.- Me vjen keq por nuk me pelqen ta shperndaj shume numrin. Pastaj ne me siguri nuk do shihemi me.
Por Landoni e kishte ndermend qe ta shihte edhe shumee here te tjera. Ndaj i mori celularin nga dora.
-Cfare ben? Ma jep vrap.
Dhe zgjati duart qe t'ja merrte por ai u largua. Mori numrin e saj dhe i shkruajti numrin e tij tek celulari i saj. Me pas ja dha.
-Do te shihemi serish zonjushe e dashur qe te pelqen te marresh tjeret ne qafe me buzeqeshjen tende.
Dhe me aq u largua duke buzeqeshur si idiot.
Ktheu koken per ta pare edhe njehere dhe u gezua jashte mase kur pa qe edhe ajo po buzeqeshte. Sapo u ndesh me shikimin e tij, e largoi direkt buzeqeshjen por ishte e kote pasi ai e kishte pare tashme.
Nje lumturi e habitshme e pushtoi te terin.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...