Nje mendim i shkrepi ne koke. Duhej te vinte ne pune aftesite aktruese. O tani o kurre.
-Me lesho tani. E besuan skenen. -peshperiti me ze te ulet e ai shkundi koken me nje grimce buzeqeshje sadiste ne fytyre.
-Eja zemer, eja. Jemi apo nuk jemi cift? Ciftet ecin se bashku, krah per krah.-tha me nje embelsi kercenuese. Pyeti veten se si kishte mundesi te urrente nje njeri kaq shume ne me pak se gjysem ore. Ky tipi Xhoni kishte vendosur nje rekord te ri ne listen e te urryerve te saj. E kryesonte ndjeshem ate dreq liste. Aq i madh ishte zjarri i urrejtjes, saqe as e kishte mendjen te ndiente te ftohtin e kesaj nate pranverore duke qene se ne ate vrullin e saj per t'ja mbathur, as i kishte rene mendja per te marre xhaketen.
-Mire, hiqe thiken ama. Te lutem. Nuk jam aq budallaqe sa te bej dicka e te rrezikoj jeten time kot.-e pa me nje shikim qe do ti kishte zbutur zemren edhe nje bishe.
-Ti kishe pas dy fije tru ti, nuk ishe krujt me mua. Ec tani.-ja dhe aftesite e shkelqyera aktruese te saj. A mundej dikush thjesht ti jepte nje pistolete? Betohej qe do hidhte tutje te gjitha parimet e saj dhe do i zbrazte nje karikatore ne trup.
Ecen disa hapa me tutje. Xhoni vazhdonte te mbante bicakun e vogel kercenueshem ne trupin e saj. I vinte per te qeshur nga ideja qe kjo vajze ishte aq e tmerruar sa nuk e kuptonte qe e tera kjo ishte nje blof. Kush do te ishte ai idiot qe do preferonte te bente vite te tera burg per plagosjen ose edhe me keq, vrasjen e nje personi sesa ta largonin nga Anglia?
Injoroi zerin e brendshem te nenvetedijes qe i uleriste se vetja e tij ishte aq e shkare sa po ti shkrepej ne koke bente edhe me keq, duke injoruar teresisht pasojat. Pritshmerite mbi cmendurine e vetvetes nuk kishin limit. Mirepo kjo femer nuk e dinte kete. Kjo ishte vec nje kalama qe ishte bllokuar nga frika.
-Ahh...-nje pasthirrme dhimbjeje doli nga buzet e saj.- Dreq, kemba...e ndrydha kaviljen me duket. Kafshe, nuk e shikon qe jam me taka qe me terheq ashtu?...- i largoi thiken me dore e u perkul ne gjunje duke ferkuar kaviljen....-Ne ca dreqin u pengova keshtu?-tha me nje ze si ne dhimbje.
-Cohu!-urdheroi.
-Me dhemb mor kafshe!-ngriti zerin ndjeshem e ai shkundi koken si per ti thene qe do e pesonte keq.
-Nuk e ke ne terezi keshtu, jo. Cohu, ec 2 minuta e pastaj pirdhu nga te duash se nuk me plas shume.-ja ktheu me te njejten ashpersi. Nuk i besonte nje fije veprimeve te saj.
-Po nuk eci dot, te betohem...ashtu si me terhoqe ti, ku e pashe une qe nuk ishte ne nivel rruga?
-Mbylle dhe ec. Mos ta perseris me.
-Pse dreqin je kaq kafshe? Cfare te bera une qe me trajton keshtu?-ngriti zerin e ne sekondin tjeter e shkeli fort ne kembe. Me majen e takes. E ajo dreq gjeje dhimbte si dreqi.
-O te q*fsha rracen ...skermiti dhembet nga dhimbja e ajo vec beri te njejten gje me kemben tjeter tijen, duke e cuar ne nje nivel tjeter terbimin e tij.
- Ndihme...po me sulmon, ka nje thike ne dore...ME NDIHMONI JU LUTEM.-popo, ishte e bindur qe nuk ishte ne vida kete mbremje. Vertet ja kishte dale te ishte me larg thikes se tij se disa momente me pare, ama prape kishte me afer thiken e tij sesa policet.
Nga ana tjeter, nuk donte dhe nuk mundej qe ta linte kete kafshe t'ja dilte me te tijen. Fundja, tani i duhej te vraponte per te shpetuar koken e tij. Psikopat mund te ishte ama edhe nje i tille nuk do te mendonte te therte njehere ate e me pas te shpetonte veten.
Megjithate, ai nuk vrapoi qe aty pa ja vendosur thiken prane qafes. I preu me te shpejte nje tufe flokesh, si per ti thene qe po te kishte dashur, mund ta kishte lenduar, pa i interesuar per asgje.
- Ke per ta degjuar prape nga une , maje mend. Vec ne vdeksha une , shpeton ti. Xhoni. Te premtoj qe nuk ke per ta harruar kete emer sa te kesh jete. -uleriti nga pas teksa behej ere qe aty, per tu shpetuar dy civileve qe po vraponin drejt tij.
-Aspak kenaqesi Xhoni, une jam Xheni. Jam e sigurte se nuk do e harrosh kurre. Do kujtohesh sa here te te pyesin pse te nxorren nga Anglia. Rafsh ne hale mor shkerdhate. -bertiti sa me fort qe mundi, jo shume e sigurte nese ai e kishte degjuar.
U ngrit ne kembe e qeshi e vetekenaqur nga ajo cfare kishte shkaktuar. Ne fund te fundit nuk ishin aq te tmerreshme aftesiste e saj aktruese. Nuk kishte asnjelloj keqardhjeje qe rrezikonte te nxirrte nga Anglia nje emigrant qe ne fund te fundit duhej te kish hallet e tij qe e kishin bere te ndermerrte kete rruge. Madje shpresonte me gjithe qenien e saj qe te arrinin ta kapnin.
Solli nepermend vrapin e tij. I rrufeshem. Shfryu rende. Me pas kryqezoi gishtat.
-Ishalla e kapin, ishalla e kapin, ishalla e kapin, ishalla e rrahin e bejne pilaf para se ta kthejne, ishalla e ndalojne per 10 vite te shkele ne toke angleze.
******
U mbeshtet rende pas nje muri te nje shtepie te vjeter te strukur ne nje rrugice te erret te nje lagjeje qe nuk e kishte njohur deri me tani ne Londer. Mezi kishte arritur te shpetonte. Akoma nuk ishte teresisht i sigurte per kete ne fakt. Do kalonte naten jashte sonte, kjo ishte me e mira.
Ju desh nje cope e mire kohe qe te rregullonte ritmet e frymemarrjes. Kishte kohe qe nuk vraponte ne kete menyre.
Te mendonte se nje femer kishte arritur ta fuste ne kesi telashi. Shkundi koken me mosbesim. Me te vertete qe ajo duhej te ishte budallaqja me e madhe qe i kishin zene syte.
Per asnje moment nuk e kishte kuptuar qarte se me kishte patur te bente. Ne jo me shume se 20 minuta kishte arritur ta godiste dy a tri here, ta ofendonte me fjale qe nuk kishin guxuar ti perdorinin drejt tij burra me hije me te rende se c'peshonin dy si ajo e per me teper i kishte vene pas dhe policine.
Nuk kishte lindur akoma ai njeri qe ti bente tera keto atij e t'ja hidhte paq. Sikur te mund ti therriste asaj arsyes qe ja kishte futur shkelmin rende kete mbremje, do e kishte lene me kaq kete pune.Fundja nuk eshte se do e dinte dikush qe nje cope kalamani i kishte hapur tere kete mesele qe ta ndiente aq te plagosur krenarine e reputacionin e tij.
Mirepo do e dinte vete e kjo ja semurte akoma me keq egon. Thjesht ideja qe ajo mund te tregonte tere shend e vere te njohurve te saj te nesermen gjithcka i kishte bere kete nate, e bente gjakun ti ndizej si barut. Nuk ekzistonte askush qe e njihte e mund te shiste mend qe ne nje pike a tjeter, ja kishin punuar atij.
Xhoni Gega e merrte perhere hakun.
Dhe i kishte premtuar asaj. Qe do ja degjonte serish emrin.Nxorri celularin nga xhepi e telefonoi Relin.
-Me co pak numrin e asaj shoqes se shqiptares.-qe gjeja e pare qe tha sapo tjetri i hapi celularin.
-Per ca e do?-pyeti konfuz tjetri.
-Nuk kam ndermend te te marr bushtren ty po ma co e mos bej llafe. Per 3 sekonda.-me aq mbylli celularin e ashtu sic kishte kerkuar, per pak sekonda njoftimi i nje mesazhi i tingelloi ne celular.Do te merrej me vone me ate pune. Per momentin ishte aq i acaruar sa nuk kishte me as tru per skema.
Mori fryme thelle. Nenqeshi ironikisht kur solli nepermend e njehere tjeter ngjarjet.
Popo, kalamanjte ishin me te vertet budallenj. Nuk njihnin friken.
Ju duhesh mesuar, me patjeter.
KAMU SEDANG MEMBACA
Nje Fund Me Ty (3)
RomansaXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...