- Duhen edhe dy minuta qe te shkoje ora fiks 12. Hajde te ngreme nje dolli super super te vecante. E ngreme per dike a dicka qe ju nevojitet pafund per te qene te kompletuar, ose qe ju zbukurojne jeten, ose qe doni te shprehni ndonje urim per ta, ose qe thjesht ju mungojne. Ku di une. Per cfare e ndjeni te ngreni kete dolli tani?
- Si le dot filozofite kjo. -tha merzitshem Xhoni. As ja gjente sensin kesaj dollie. E pakuptimte per te.
Mirepo, Argenti dhe Klausi dukeshin krejt te nje mendimi tjeter. Te dy shfryne thelle, disi trishte e shkembyen nje shikim me njeri-tjetrin. Nga njera ane Xheni donte kaq shume ti ngacmonte e te degjonte rrefimet e tyre, por nga ana tjeter e shikonte sesa vriste ajo perdeja e trishtimit qe mbulonte syte e te dyve e i dhimbseshin. Fundja, ne nje rast kishte deshmuar gjendjen me te shkaterruar te Klausit e jo me larg se sonte kishte pare sesa bujshem kishte shperthyer ai Argenti i ftohte e i qete.
-Per ata te dy qe nuk do te jene kurre me prane meje. Zoti e di sa me mungojne.-ngriti goten i pari Argenti, duke thene gjithcka me ato fjale e njekohesisht duke mos zbuluar me teper nga c'donte.
- Ah, kush ta ditka.-u tall Xhoni si perhere me Zotin e Genti vec mblodhi supet pa shtuar asgje.
-Per lulet lejla. Zbukurojne boten.-ngriti goten edhe Klausi.
- Prandaj eshte bota nje vend kaq i bukur.-vazhdoi me talljet e tij Xhoni.
-Eshte dimer tani Xhono...kane thare...sa e bukur ishte bota dikur...atehere kur ishte pranvere.-ai emocioni ne zerin e tij, sikur me dimer te mos ishte duke ju referuar stines se tanishme por nje periudhes aktuale ne jeten e tij e me pranvere, nje periudhe te shkuar.
- Per Xhon Gegen.-rroku gotat me dy te tjeret Xhoni, duke i bere te tre te qeshnin. E cfare mund te pritej tjeter prej tij?
-Per fotografine.-ju bashkua dhe Xheni e buzeqeshur.
-Tashi ketu eshte me e kap me e thy goten fare.-terhoqi goten e tij Xhoni me te degjuar dolline e saj.
- 2018-a ka lajme vendimtare per jeten time Xhon. Nese gjithcka shkon ashtu sikurse dua, jeta ime do ndryshoje komplet. Te lutem o Zot, beje realitet. Te lutem, te lutem...-pa nga lart e foli me zerin e nje femije. Xhoni vec beri nje mimike shperfillese, pa e ndjere aspak me peshe ate pasionin e cmendur te sajin per fotografine. Kjo vajze nuk e ndante nga vetja ate kamera. Vetem sonte, kushedi sa foto kishte shkrepur. Xhonit ky i dukej thjesht nje hobi adoleshentesk.
-Hajt ishalla! Me mire u befte per te gjithe. Ne mos me mire, mos te behet me keq te pakten.-shtoi Genti e me pas rroken gotat te katert.
Kur akrepat goditen dymbedhjeten, uruan njeri-tjetrin per nje vit te mbare e te bukur. Xheni ju afrua Xhonit dhe e perqafoi fort. Ai tentoi ta shtynte njehere por kur pa ate vendosmerine e saj per ta perqafuar, nuk ja prishi qejfin.
-Ky do te jete nje vit shume i bukur, shume i bukur. E ndiej une. -buzeqeshi ndritshem, duke nxjerre dukshem ne pah ato gropezat e adhurueshme ne faqet e saj.
-Une nuk ndiej gje pervete.-ja ktheu me ze monoton e si i rrahu lehte supet, shkeputi ate perqafim.
*****
- A keni patur ndonjehere fantazi me nje gay? -filloi serish me pyetjet e saj, pasi ishte munduar per nja 10 minuta per ta bere sepse imagjinata e pasojave te pyetjes, e kishte bere te paafte te artikulonte qofte edhe nje fjale nga te qeshurat.
Dhe realiteti nuk i kishte kapercyer kurre kufinjte e imagjinates aq ndjeshem sa ne kete moment. Ishte skene per tu pare. Sikur kishin qene duke folur e qeshur mes tyre, stakuan qe te tre e kthyen kokat nga ajo, duke e pare te tre pa nje fije humor ne fytyren e tyre. Dukej sikur ju kishte nxjerre pijen me ate pyetje.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...