-Jam e depresionuar.-perplasi duart ne tavolinen e ngrenies. -A do byrek?-shtoi gjithe ngazellim pastaj. -Kur jam e depresionuar , gatuaj.
C'njeri i cuditshem, mendoi Xhoni. Sikur cdo dite te re fillonte nje jete te re. Duke u futur shkelmin te gjitha brengave te kaluara. Pozitiviteti i saj ishte me te vertete i habitshem.
-Me ca eshte?-u ul perballe saj.
-Me domate dhe qepe.-tha gjithe qejf.- Une e kam adhurim. Po nuk te pelqeu, mbylle gojen e mos e thuaj. Do te te urrej pastaj.-u hodh menjehere ne mbrojtje.
-Doli nje gje qe na pelqen te dyve.-afroi pjaten drejt vetes.-Besoje ose jo, edhe ne burg nuk rrija pa kete.-mori nje cope nga byreku qe kishte ne pjate dhe e kullofiti gjithe qejf.
- Thuaj qe nuk e kam qare po deshe.
- E ke qare.-nuk e zgjati shume por vec vazhdoi te hante nga pjata e tij.
-Sa shume talente qe kam. O Zot, pse hodhe kaq shume tek nje person i vetem?-tha ato fjale duke pare nga lart.- A nuk mendon dhe ti si une?-ju kthye e qeshur Xhonit.
- Talent i gjalle je.-su mor vesh ne e kishte seriozisht apo me ironi.
- A te qafsha menyren tende te komplimentuarit. Neeeeejse. Xhon...jam e depresionuar.-mblodhi buzet e filloi te kerciste gishtat ne tavoline. Tjetri nuk i ktheu fare pergjigje. As e kishte mendjen tek ajo.-Jam ne depresion te thashe.-ngriti zerin dhe i terhoqi pjaten.
- Pune e madhe!-e pa shtrember dhe mori serish pjaten.
-Perderisa nuk me ndihmon ne momentet e mia te veshtira, nuk meriton ti gezosh frytet e punes time.-beri te terhiqte serish pjaten por ai i gjuajti tek dora. -Cfare lloj burri je ti keshtu?
- Ca do? -i ra drejt e ne koke ceshtjes.
-A te dalim sonte?-i dha nje buzeqeshje gjigande, si per te dashur ta bindtte.-He se di une nje vend te bukur fare, nuk eshte klub se e di qe ty nuk te shtyhet neper klube...
-Dalim.-nderpreu llomotitjen e saj , per te cilen ishte i bindur se do te kishte vazhduar gjate.
-...he se jam ne depresion e vetem nuk me dilet. Pastaj, eshte vend shume klas. Eshte shume bukur, per koken tende... -aq e fokusuar ishte per te shprehur mendimet e saj saqe nuk e kishte mendjen aspak te degjonte fjalet e tij.
-Dalim , thashe. Me cakordove. -e nderpreu serish, me ze me te larte kesaj here. Femer e shkare. Priste pergjigje nga ai e humbiste ne enderrimet e veta.
-Kur e the more?-u hodh ne sulm Xheni.
-A je tu e lene kete muhabet tani? Apo te nderroj mendje?-ju kthye venger e ajo nxorri te dyja duart perpara e shkundi koken.
-Jojo. Mos nderro mendje se u trasha ketu. Pastaj, se kam fajin une qe e the me ze te ulet ti. Per interesat e tua e ngre zerin ti. Kur vjen puna per te me gezuar mua, si pule.-e pa me qortim.
Tjetri thjesht shkundi koken e nuk i tha asgje me shume. Edhe ti binte tere botes kryq e terthor, si kjo femer nuk do te gjente te dyte.
*****
Entuziasmi i Xhenit ishte aq i madh sa i kishte zgjedhur dhe rrobat. I kishte nxjerre nga dollapi nje kemishe te bardhe me menge te gjata e nje pale pantallona te zeza dhe i pat kembengulur gjate qe do vishte pikerisht ato qe ajo kishte zgjedhur. Per nje moment i qe dukur si e ema me ate ngazellimin e saj per mbremjen e tij te matures.
-Ku shkon keshtu ti?-i hodhi nje shikim nga koka te kembet vajzes, duke ndaluar pak me gjate te sodiste kembet e saj qe dukeshin pafundesisht te gjata me ate minifund lekure e ato kepuce te larta qe kishte veshur. Per te mos mbetur si guhak i kembeve te saj, ngriti shikimin me lart. Por perdreq, ajo bluza e ngushte dhe e shkurter ngjyre argjendi, theksonte persosmerisht gjoksin e saj te beshem, duke mos e bere me te lehte situaten. Ta shikoje ne fytyre, ai buzekuqi i perhershem i saj ngjyre gjaku, nuk te percillte ndonje mendim me te paster apo engjellor.
KAMU SEDANG MEMBACA
Nje Fund Me Ty (3)
NonfiksiXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...
