- Me te vertete qe ke bere nje pune te mire Xheni. Perhere kam qene i sigurte qe nuk do me zhgenjesh.-i buzeqeshi perzemersisht mesuesi i saj me i adhuruar i te tera kohrave. Mbante mend qe ne fillimet e saj ne kete shkolle, kishte qene kaq e magjepsur rreth historive te shumta gjate viteve te punes qe ai tregonte, vete menyres sesi ai fliste, pasionit ne zerin e tij kur mesonte per profesionin e tij e mbi te gjitha, edhe aftesise se tij per te pare drejtperdrejt tek njerezit. Dhe ndjesia e fillimit nuk i ishte zbehur aspak. Thjesht sepse disa njerez mund ti degjoje tere jeten duke folur e asnjehere nuk do ankoheshe prej merzise. Disa prej perjetimeve te shumta, disa prej menyres unike qe filozofonin mbi jeten, disa prej gjerave te shumta qe kishin pare, qe kishin bere e kishin mesuar. Dhe gjithcka Xheni kishte dashur perhere ne jete ishte qe te behej nje nga keta njerez.
- Sa me gezuat me keto fjale. Te jem e sinqerte, erdhi nje pike qe me shume po mundohesha qe te mos ju zhgenjeja juve sesa veten.-nxorri nje fryme e cliruar dhe tjetri buzeqeshi me sinqeritetin ne zerin e tij.
Kur e kishte pershendetur mbremjen e kaluar, zoti Summers i kishte thene qe ta takonte ne zyren e tij te nesermen. Sipas tij, kishte dicka shume te rendesishme per te diskutuar me te.
-Puna flet vete Xheni. Une jam thjesht nje nga anetaret e komisionit ama nuk eshte sekret qe vleresimi im maksimal shkon vetem per ty. Jo thjesht per kete projekt, por per tere energjine dhe dashurine qe ke treguar ndaj fotografise keto 2 vitet e fundit. Gjithsesi mbeten per tu pare edhe vleresimet e anetareve te tjere.
- Te kem vleresimin tuaj maksimal, eshte fitore me vete per mua.-tundi koken bindshem. Kishte dicka rreth Xhenit. Kur njihte dike qe vertet i zgjonte interesin e i dukej i vecante si tip, ajo bente cmos qe atij personi ti jepte te njejten pershtypje per veten e saj. Ideja qe mund te ndiente nje vleresim, respekt a dashuri per dike e qe nuk i kthehej ne te njejten menyre a mos me shume, per Xhenin ishte teresisht e papranueshme.
Keshtu kishte ndodhur dhe me Xhonin. Asaj pune i ishte vene vula qe ne sekondin e pare qe vajza kish perplasur syte me ato te gjelbertat e tij. Ai e kishte patur interesin e saj qe ne ate moment, por Xheni nuk e kishte patur te tijin. Dhe pa e kuptuar as vete, kishte dal ne pah nevoja e saj per te mos ndjere asgje te pakthyer ne shpirtin e saj, asgje platonike. Dhe sa me shume kishte kembengulur ai per ta larguar, aq me e madhe ishte bere nevoja e saj per tu afruar. E gjithe lufta qe ai i kishte bere kesaj ndjesie, kishte qene e kote. Pasi Xheni, para se ta vendoste ne mendjen e saj, e kishte vendosur ne shpirtin e saj qe ai burre kishte per te qene i saji.
-Besoj se nuk te mban vendi per shpalljen e rezultateve apo jo?-ishin ato fjale qe e nxorren nga vorbulla e saj e mendimeve.
-Nuk e keni idene sesa ne ankth qe jam.-tundi koken me nje shprehi serioze. -Dua qe te kaloje sa me shpejt java por njekohesisht nuk dua.
-Une nuk do te isha ne ankth po te isha ne vendin tend. Thjesht i emocionuar per eksperiencen me te bukur te jetes time.-i buzeqeshi i bindur per talentin e saj.
- E di qe kam shume mundesi per te fituar...thjesht...-shkundi koken me nje shikim te trishte e tjetri ngrysi vetullat.
- Pikerisht per kete te kam thirrur. Dicka me permendi edhe Emili. Cfare ka ndodhur ? Flisje tere zjarr dikur per kete teme. Mbaheshe me te madhe qe ishte endrra e jetes tende. Qe as nuk te interesonte per punen sa te interesonte per kete praktike. Duket sikur te eshte venitur interesi. E nuk do e kisha besuar kurre qe mund te ndodhte dicka e tille. -shkundi koken ne mosbesim profesori i saj.
-Akoma eshte.-u hodh menjehere, duke u ndjere e turperuar nga mendimi semos kishte harruar gjithcka kishte ardhur per te kerkuar ne kete qytet. - Une e kam thene perhere qe dua histori per fotografite e mia. Dhe nuk besoj se ne tere jeten time do kem mundesine te sjell ne jete histori me te bukura e me te gjalla se ato qe me presin nese e fitoj kete praktike.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...