Me veshtiresi ama arriti te ngrinte peshe tavolinen , te cilen e coi nga dhoma e ndenjes per ne dhomen e gjumit , afer krevatit ku flinte i patrazuar Xhoni.-Ishalla nuk cohet, ishalla nuk cohet.-kryqezoi gishtat duke shtrenguar syte.
Me pas shkoi dhe mori edhe nje karrige nga dhoma e ndenjes dhe e vendosi siper tavolines. Para se te hipte aty siper, i hodhi nje shikim studiues Xhonit.
Po flinte si perhere, thuajse lakuriq, vetem me bokse. Qe shtrire permbys ne shtrat, ne qender te tij, me krahet e shtrire ne te dy jasteket e kembet disi skic nga trupi. Koken e kishte kthyer disi anash.
-Edhe kur fle duket sikur po i vret 7 veta ne gjume.-murmeriti me vete.
Hipi me kujdes ne tavoline e me pas ne karrige. Ishte cuar disa ore me heret ne dite te diele vetem per te zene kete moment. Dhoma ndricohej nga rrezet e para mengjesore. Fatmiresisht koha ishte dhe e bukur kete dite.Nje pjese e trupit te tij ndricohej e nje pjese jo. Hija e hekurave te dritares binte ne kurrizin e tij. Mori aparatin e shkrepi me kujdes disa foto ne poza te ndryshme. Njehere i kapi gjithe trupin, nje tjeter vetem pjesen e lartme, njehere tjeter fytyren e shpatullat, duke kapur edhe tatuazhin, edhe shenjen e tij.
Donte te bente shkrepjen e fundit e te zhdukej qe aty sa nuk kishte ndodhur ndonje incident por levizi nga karrigia me shume sec duhej, duke bere qe kjo e fundit te humbiste ekuilibrin e te rrezohej, duke hedhur e ate rende siper trupit te Xhonit. Ra me gjunje pikerisht ne kurriz dhe kamera e goditi ne koke. Shtremberoi fytyren. E kishte sakatuar.
-O...o..o te q*fsha te vdekmit...oj nene..ohhh.-u zgjua menjehere, me ceremoni per me teper.
-O, me fal, me fal se perzotin padashje. Po laja xhamat e rreshkita.-u cua vrullshem qe aty, para se ai ta bente mish te grire per qofte nga nervat.
-O ca kam me t'bo une ty. -ferkoi koken me dore e u ngrit si i terbuar nga krevati. -Ca leshin ke? A ke krimba ne bythe a ca mutin ke se me cakordove? Perdite nje bela e re me ty.-nisi te gerthiste me te madhe. Ai pak zemerak ishte zakonisht, le me tani qe ishte cuar ne humor te keq.
E terhoqi fort nga bluza dhe e ngriti disa gisht lart dyshemese.
-Po ca bera une?-sa nuk i dolen syte vendit.-Po padashje, per koken tate.-tha me tere seriozitetin e mundshem.
-Kjo mrroklla ti ka fajet.-i terhoqi kameren me doren e lire.
-Mos ma prek kameren!-bertiti dhe ajo me te madhe.-Ma jep ketu.
-Shihe mire ca i bej kameres tate te qelbet. Duke imagjinu se eshte koka jote kam per ta plas per muri.-mori objektin dhe u mat ta flakte per muri.
Ishte Xheni ajo qe i kapi doren dhe e pa me dy sy me te tmerruar se kurre.
-Te lutem, te lutem, te lutem, te lutem...-tha nja 10 here rresht.-mos kameren. Nuk bej me , per Zotin. Nuk bej me, do rri urte. Do habitesh sa urte do rri. Nuk bej me, qafsha te gjithe qe nuk bej me.-foli me ton te deshperuar. Nuk mund te imagjinonte se cfare termeti mund te ndodhte nese thyhej ajo kamera. Ishte edicion i limituar, i kishte kushtuar sa qimet e kokes.
Lutjet e saj perfunduan ne vesh shurdh ama, pasi Xhoni nuk dukej nje fije me i qete.
Nuk kishte cfare te bente tjeter. Situata drastike kerkonin masa drastike. Ngjeshi buzet fort me te tijat dhe e puthi. Ashtu sic ishte, disa gishta lart mbi dysheme nga njera dore e tij. Cuditerisht, Xhoni nuk e leshoi. Vazhdonte ta mbante ashtu. Nuk pati kohe as te cuditej me lajthitjen e saj te rradhes. Pa e kuptuar as vete se pse, ja ktheu puthjen. Ne te vertete donte vetem ta vriste, por ne pamundesi te ndonje dhune tjeter, le ti jepte nje puthje kafsherore , gjithe terbim.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...