45

6.4K 229 303
                                    




Sepse me ty nuk me zbriten kurre kembet ne toke.

Hodhi serish syte nga fotoja. Te thoshte qe ishte i habitur, do ishte nje nenvlersim i vertete. Xhoni kishte kohe qe nuk merrte nje surprize te ketij tipi. Ai i urrente surprizat zakonisht. Surprizat e jetes se tij nuk kishin qene asnjehere te bukura.
Por me pas kishte ardhur Xheni. Surpriza me e madhe e jetes se tij. Dhe cdo gje rreth saj, ishte surprize me vete. E teksa shikoi ate foto, u kujtua qe vajza ,jeten e tij ,e kishte goditur qe me perpara.

-Une...une kisha endrra per puthjen e pare. Doja xixa, doja fishekzjarre. Po ca puthje ishte kjo? Une dua qe te me puthin ne nje menyre qe ti harroj qe i kam kembet ne toke.

-E di ku i ke kembet ee?

Kujtoi cdo detaj te asaj nate ne Durres. Duke vrare mendjen sesi kishte mundur ta harronte. Jojo, ai kishte zgjedhur ta harronte. Si nje perjetim te parendesishem, e kishte vendosur pale me gjerat e tjera te parendesishme te jetes se tij. Diku ne mesin e fytyrave te reja, tretur kishte edhe fytyren e saj.

-Po cfare lloj idioti je ti?-ju duk sikur ju drejtua Xhonit ne ate foto sikur te kishte qene ai idioti i vetem. Jo ky qe ishte sot, jo ky qe do e njihte edhe ne terr fytyren e bukur te saj.

Shkundi koken duke qeshur lehte kur solli ne mendje tere ato lojrat e saj ate nate. Qe atehere ja kishte dale te ishte e vecante per te, ndonese asokohe nuk ja kishte pranuar vetes, ndonese sot nuk do e pranonte me ze te larte. Sikur ta kishte ditur qe ishte ajo ne momentin qe e kishte ndeshur per here te pare ne Londer, mbase nuk do kishte qene aq i patundur ne bindjen e tij se ajo femer ishte totalisht e parrezikshme.

E rrezikshme kishte qene qe ate nate ne Durres. E rrezikshme sepse per nje moment kishte nxjerre ne pah nje Xhon 20-vjecar qe ai kishte menduar qe urrente tek vetja. E rrezikshme pasi ate Xhon qe ajo kishte nxjerre ne pah, nuk e kishte urryer ate nate. E rrezikshme pasi ate Xhon nuk e urrente as tanime. E rrezikshme pasi kishte vite qe ushqente nje meri te pakufi me naivitetin dhe besimin e tij te dikurshem dhe ne njefare menyre te pashpjegueshme, Xheni kishte depertuar poshte kesaj urrejtjeje duke e pare shpirtin e tij si ai cka ne te vertete ishte.

Kishte ardhur ne jeten e tij per ti mesuar se qenia e tij mund te dridhej akoma nga emocionet e ndjenjat, sikur te ishte nje cunak i ri. Kishte ardhur per ti shkrire ate akullin me te cilin kish denuar veten e tij dhe te tjeret me buzeqeshjet e saj te ngrohta. Xheni kishte ardhur ne jeten e tij si nje surprize e bukur, per here te pare ne 10 vite, nje surprize qe e bente te lumtur qe ishte gjalle. Dhe ishte aq bukur te ndiheshe i lumtur qe ekziston. Ishte aq bukur te ndieje gjera te bukura.

Shkeputi syte nga fotoja e brodhi shikimin neper salle. Studioi te pranishmit. Njerez serioze, te mbajtur e te kuruar, qe ne dukje e jepnin veten se ishin te kulturuar e te arsimuar. Ne opinionin e Xhonit, thjesht disa te merzitshem qe nuk i duheshin per gje as dreqit. Ai nuk kishte vend mes tyre, e dinte shume mire edhe ndihej teper i lumtur per kete. Por edhe Xheni e tij dallonte nga ata. Shihte kudo femra me fustane te erret , ne nuancat e lejlase, bluse e te zezes. Me pas ishte ajo me ate fustanin e saj ngjyre shampanje, me fustanin qe Xhoni nuk ja mohonte dot vetes qe e bente te dukej si nje perendeshe.

Kishte nje drite rreth vetes qe e bente te eklipsonte tere ate turme njerezish. Sikur te gjithe , perfshire ketu edhe veten e tij, ishin njerez krejt normale e te zakonshem qe u shikohej vetem aparenca. Kurse asaj, ne nje menyre teresisht anormale, i shikohej edhe shpirti ne tere veprimet qe bente.

Xhoni e pa sic nuk kishte bere kurre me pare. Pa sesi zmadhonte syte kur dicka nuk i pelqente, pa sesi serish zmadhonte syte kur dicka i pelqente. Vajza ja arrinte ti zmadhonte syte ne 100 lloj menyrash te ndryshme, here per te bere ate fytyren e pafajshme, here per per te bere fytyren lutese, here te surprizuaren, here te skandalizuaren e shume te tjera. E preferuara e Xhonit ishte kur i zmadhonte ato syte e saj te zinj ne dhomen e tyre te gjumit, here e turperuar , here kureshtare e perhere e dashuruar.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now