Nje e firmosur i kishte bashkuar. Nje e firmosur po i ndante. Martesa e tyre nuk kishte qene gje tjeter vecse nje cope leter. Ashtu sic ishte dhe divorci i tyre.
Nje cope leter te cilen Xheni ja solli ate mbremje. Dhe Xhoni e firmosi kerkesen per divorc. Duke i dhene keshtu te fundit zhgenjim. Ai po e linte te shkonte. Kaq thjesht. Nuk e kishte problem te humbiste njeriun qe dashuronte.
Ai as nuk kishte hezituar. E asaj i kishte dhembur gjer ne zemer ajo mungese hezitimi. Malok mbi gjithcka.
-Neser do e dorezoj ne gjykate qe te fillojne procedurat. Nuk e di per sa kohe del akti i divorcit. Nuk besoj te vonoje shume.-shpjegoi me ze mekanik e Xhoni vec tundi koken ne aprovim.
Ja shikonte ne sy sa e merzitur dukej. Realisht donte te bente dicka. Por nuk mund te ishte njekohesisht edhe trishtuesi, edhe ngushelluesi.
- Gjerat i kam gati. Neser ne mengjes do iki.-informoi ndonese nuk ishte nevoja pasi valixhet e saj ishin aty.
-Mund te rrish ketu sa te gjesh nje vend tamam qe te sistemohesh. Une do iki atje ku isha. Ose mund te te jap me shume para. Si te jesh me mire.
-Nuk i dua parate e tua.-shpertheu me te madhe, sikur te kishte qene duke pritur nje arsye per ta bere.-As ato qe kishim rene dakord, nuk do i marr. Une doja vec nje vend ku te fusja koken per 1 vit. Kaq.-tha me acarim cdo fjale.
-Do i marresh se ashtu e patem lene.-ngriti dhe ai zerin. Si kishte mundesi qe kjo femer ta cmendtte per cdolloj gjeje?
-Jo pra. Nuk kam nevoje per to.-refuzoi kategorikisht e Xhoni vec nxorri nje fryme te gjate.
-E ku dreqin do rrish? Apo do jetosh ne mes te Londres me rrogen qe merr si dado per 4 ore?-e ndjeu veten te acarohej ndjeshem. Donte qe te ishte mire dhe e sigurte.
-Ca te duhet ty? Nuk eshte puna jote. Do gjej dashnor te me mbaje.-tha gjithe vrer fjalet qe vete ai i kishte thene dikur.
-Xhen, me e qep!-shtrengoi nofullen. Dreq, kjo po i rezultonte me e veshtire nga c'kishte menduar.
- Nuk dua. Kush je ti qe te me japesh urdhra mua? Pastaj, pse te ndikon ty qe do kem dashnor? Jo nje, por 7 cope pernjehere do mbaj.-tha ne perpjekje per ta lenduar. Sa me shume te mundej.
-Nuk te kam prekur me dore gjate tere vitit por do te te cohem tani po nuk e qepe. -e pa kercenueshem e ajo qeshi hidhur.
-Kercenime e dhune perhere me ty. Dhune ndjenjash. Tamam ashtu si the.-tundi koken mendueshem.
-Vete...
-Vete e kerkova, e di. Se te dua ty.- Xhoni vendosi duart pas koke e shfryu rende. Kishte dashur shume ta shmangte kete.
- Shiko...
-Nuk po te kerkoj asgje. Une nuk i ndrydh ndjenjat e mia. Nuk i lejoj te me helmojne, ashtu sic ben ti. E kur ma ndjen zemra dicka, dua ta jetoj. E dua ta jetoj kete dashuri qe ndiej. Te pakten sonte.-popo , mekatare te quhej mirepo do e ndiente mekat me te madh ndaj vetes nese nuk e shprehte dhe dashurine, dhe urrejtjen ndaj tij ne kete nate.
-Ca po thua o Xhen? E kupton ti qe gjithcka e kam se nuk dua te merzitesh? -gjeti nje fije vullnet te kundershtonte pavaresisht se ishte gjeja e fundit qe donte. Do kishte vdekur e nuk do e kishte besuar qe do mundej ti reszitonte kaq gjate nevojes per ta bere te tijen.
-Une e merzitur jam. Nuk e sheh? Ja dhe koka jote maloke. Kujton se dike si une e merzit se nuk i dhuron dot perjetesine. Dike si une e bere copash se per aq sa zgjati, ja ndrydhe shpirtin ne maksimum. Fundja , une jam kalamani e ti i rrituri. Ti mendon me largpamesi e un vec per momentin. Epo, une dua castin. Nuk dua perjetesine me ty. Ma jep castin se e di qe e do dhe me shume se une.-e shtroi ne kete menyre e ai vec e studioi per pak. Nuk ja kishte idene, jo. Cfare kujtonte ajo? Se mund te kishte nje aventure per nje nate me te e me pas te merrte rrugen pa e kthyer koken pas? Asnjehere ne bote. Ishte teper i perfshire ne kete mesele e teper krenar sa per t'ja lejuar kete.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...