Epilog(3)

13.7K 285 523
                                    

Kur hapi syte, vetem pas pak sekondash, u bind qe e kishte tepruar me ate veprim. Syte i shkuan tek tre fytyra te shokuara. Fabio vec shikonte si guhak nga i vellai, mosbesues ndaj faktit qe Xhoni kishte bere dicka te tille. Familja e tij kishte kohe pa pare lumturi te tille ne fytyren e tij.

E liroi nga ai perqafim dhe u pendua qe ne sekondin qe e beri. Mirepo ishte burre, dreqi e marrte. Nuk i kishte hije nje burri 32 vjec te sillej si adoleshent i dashuruar. Kishte vetepermbajtje me te mire se aq.

Pergjigja e Xhenit ishte nje shpulle tjeter. Pas saj edhe nje tjeter. As e ema nuk i kishte gjuajtur 5 shpulla pernjehere. Por nuk acarohej dot. Ishte thjesht i lumtur. Shpullat e saj nuk ishin gje tjeter vecse disa gudulisje qe po e benin te qeshte.

-Uiiiiii me rob shpie. Sa kollaj duket kur e ben kjo. Mua shurra ne breke kur e mendoj. -neperdhembi Fabio teksa ferkonte syte me grushte per te qene i bindur qe po e shikonte tamam.

-Mos me perqafo mua. Nuk perqafoj burrat e botes une. Ti shume urime njehere se harrova. Jete te lumtur ishalla. - bertiti e me pas i dha nje te shtyre me duart e saj.

-Te futemi brenda se e ngritem lagjen ne kembe.-nderhyu Silva duke pare perreth. Ata te dy e kishin harruar fare se ishin perjashte e po rriheshin e ulerinin sikur te ishin banoret e vetem te Tokes.

-Naten e mire. Me falni per shqetesimin.-tundi koken nga familja e tij, duke mos ja hedhur syte aspak Xhonit. Ky i fundit vendosi buzen ne gaz, duke menduar sesa imagjinate interesante kishte kjo femer. Vertet mendonte se mund te ikte kaq lehtshem nga kjo situate.

-Ku leshin don me shku ti, ku? Futu brenda e mos e zgjat.-ju kthye autoritar e me pas e kapi nga krahu dhe e terhoqi drejt deres. Ajo zvarriti kembet me force per ta kundershtuar.

-Dua te iki.-i tha me seriozisht se kurre keto fjale, trishtimi i dukshem ne zerin e saj.

-E kujt po i plas ca do ti?-ju kthye vengert. Vec donte te fliste me te. Pse duhej te krijonte skena te tilla me doemos? Kjo femer padyshim qe e kishte te injektuar dramen ne gjak.

-Mua.-skermiti dhembet duke e pare sikur do e shqyente.

-Kam pune une me ty, cke.-sa nuk e rrezoi, aq fort e terhoqi. Ajo nuk pat zgjidhje tjeter vecse te futej ne ate shtepi.

-Ua, ua, ua, ua...-rrahu doren ne kraharor disa here Lindita.-Kjo qenka e cmendur fare. Ca po ndodh?

-Kjo qenka e papame. Oh, ca me kane pare syte. Oh, e sa kam per te pare. Xhoni qe behet fertele. Ahh, sa e bukur eshte jeta. -ferkoi duart me nje entuziazem te pamatshem Fabio e nxitoi drejt deres.

-Fabio, me mire te mos...

- Jojo, une ika.-ishte e ema qe nderpreu Silven duke vrapuar edhe ajo per ne shtepi.

Situata brenda ishte akoma me e cuditshme sesa ajo qe kishin krijuar jashte. Xheni kishte perqafuar me kembe dhe duar borduren e drunjte te shkalleve e nuk pranonte te shkulej qe aty.

-Ooo vdiqa...-zmadhoi syte Fabio. Kur u ndesh me shikimin e xhindosur te vellait , zgerdhirja ju fshi teresisht nga fytyra. U zhduk per ne dhomen e ndenjes sa per ti ikur inatit qe i vellai kishte per tjeterkend. U kthye shpejt ama , me goten e Fantas qe ishte servirur per Xhenin, ne dore. Kishte per tu rrahur ne fund te tere kesaj, e dinte si emrin e tij. Ashtu sic dinte qe kenaqesia qe po merrte nga tere kjo skene, e zbehte teresisht dhimbjen e atij dajaku.

-Nuk dua te bej skene po hajde vete e mos me turpero me.-i tha me te ulet mes dhembesh te shtrenguara.

-Ore, cfare njeriu je ti? -ndihej e zene ne qark. Ndihej e mbytur nga e tere kjo familje, kryesisht nga Xhoni. Pak qe do martohej me dike tjeter, kembengulte edhe ta torturonte duke e zgjatur kete agoni ne perjetesi. -Po shijo more fejesen. Pse nuk me le te iki?

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now