40

7.4K 228 253
                                    


E pabesueshme sa e merzitshme i qe dukur jeta keto 2 javet e fundit. Kishte mbyllur shkollen e krahas punes 4 oreshe, kishte nisur dhe nje tjeter me kohe te plote. Kishte patur te tjera plane per kete vere. Kishte dashur te argetohej e ta shijonte. Te ikte tek familja e saj. Por kjo ishte para se ne jeten e saj te hynte rrufeshem dikush qe i kishte tundur me themel gjithe mendimet e planet per jeten. E kishte te veshtire te mesohej me shtepine ku po jetonte. I dukej sikur Xhoni do hapte deren e do hynte brenda nate per nate e ajo do e priste me nje shpikje te sajen te re per ta acaruar. As vete nuk e kuptonte sesi kishte arritur te mesohej aq keq me ate njeri. Ja dinte te tera huqet e rregullat. Kafsha ja kishte dale ti ngulej keq ne zemer. Por nuk e kishte ndermend ti kthehej. Ta shikonte dhe krenarine e te tjereve ai se per te veten, ta kepuste qafen pa e menduar dy here.

Duhet te ishte dukur vertet shume depresive perderisa Ami praktikisht e kishte terhequr zvarre ne nje klub qe ajo e frekuentonte shpesh. Kishte kembengulur qe per te zhdukur stresin, i nevojitej pikerisht nje vend qe te gelonte nga gjallerie. Muzike, kercim, nje gote e nje bukurosh i panjohur. Ky ishte ilaci per cdo dhimbje sipas Amit. Ishte e qarte qe ajo nuk e kishte provuar ndonjehere dhimbjen e zemres.

Ishte bere per ti qare hallin. Qendronte turivarur mes nje turme qe po argetoheshin, me nje pije alkoolike ne dore qe thjesht nuk ishte aq e forte sa duhej. Ishte ulur sa me larg pistes se kercimit e muzikes shurdhuese. Dikur i kishte adhuruar daljet e tilla. Kish adhuruar te kercente si e cmendur tere naten , kish adhuruar te kthente disa gota here pas here. Kish adhuruar te dukej e te ndihej e argetuar. E tani , ndiente sikur argetimi me i bukur i mundshem, ishte ti bente nervat kacurrel Xhonit. Cfare i kishte bere ai mashkull? Ai madje as nuk ishte perpjekur per t'ja roberuar zemren ne kete menyre.

-A ke qejf te kercejme?-i terhoqi vemendjen dikush e ajo ngriti syte per ta pare.

Mund te ishte diku te vitet e saj a dicka me i madh. Me nje buzeqeshje djaloshare te ndritshme e me dy sy te gezuar e miqesore. Simpatik e karizmatik qe ne dukje. Sikur te kishte dale dikush i tille para se thyente qafen pas egersire tirane, do ishte me e lumtur sot. Desh i gjuajti vetes me shpulle nga hipokrizia. Tipa te tille i kishin dale perballe dhe me perpara. Por ajo nuk ishte ndjere kurre ne shtepi me ta. I kishin munguar disa pika nga ajo ftohtesia e burreria qe vishte meshkujt shqiptare, te pakten ata qe realisht mund te quheshin burra . Dhe e kishte gjetur dike me tiparet qe kerkonte. Mirepo, ajo kish kerkuar disa pika e ne kembim kishte marre gjithe detin. Ku perballohej nje det i tere?

-Do doja shume por...-i dha nje buzeqeshje te sjellshme.

-...por ke nje te dashur?-mbaroi tjetri per te.

-Jo.-u hodh menjehere. Kam nje burre ne fakt qe refuzon te me jape divorcin. Do te te shqyente po te te shikonte krah meje ne kete moment por me mire mos ta dish kete.

- Epo, fale Zotit.-buzeqeshi ndritshem.-A mund te ulem?-kerkoi me edukate e Xheni pohoi me koke. Pak shoqeri per te qene , nuk do ti bente keq. Ami se nga e kishte humbur koken, gje qe nuk ishte per tu habitur. Ajo vajze harronte dhe emrin e saj kur vinte puna per t'ja kaluar bukur e per te flirtuar me meshkuj te pashem.

-Pra, pse rri sikur te ka ngordhur qeni, sa me larg muzikes e turmes?

-Qe te vije te pyesje ti.-kjo ngjante me shume flirtuese se ironike e nuk ishte ajo cfare kishte synuar. Tjetri thjesht vendosi buzen ne gaz. Ishte seriozisht i lezetshem, me ato tiparet capkene e lozonjare.

-Une quhem Bill.-i zgjati doren e ajo beri te njejten gje.

-Xheni.-u prezantua dhe ajo.

-Pra, ti nuk ke te dashur por nje mashkull eshte arsyeja se pse je kaq e merzitur?-pyeti me vetulla te ngritura e ajo e pa venger.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now