- Nuk e kuptoj pse e ke gjithe kete inat. Mbaj mend...naten e ditelindjes time me the qe me mire vetem se me njerezit e gabuar. Ky ishte mesimi me i rende i jetes tende. Pse? Per cfare e kishe fjalen?-Per dike. -u pergjigj thate e ajo shfryu rende. Dukej sikur e kishte aq te veshtire te rrefente.
-Nuk po me ndihmon fare.-shkundi koken.
-Xhen, nuk kam vrare njeri akoma. U kenaqe? Boll tani se nuk kam nge per keto muhabete zemre. Nuk jane ne tipin tim.-zgjodhi ti thoshte kete te vertete per te mbajtur pervete disa te tjera.
U lumturua. Shume. Ishte gje aq e mire per te qe Xhoni nuk kishte vrare njeri. Gjithmone kishte besuar se te gjitha mekatet lahen heret a vone ne jete. Ndaj gezohej qe nuk kishte nje mekat te ketyre permasave per te shlyer.
- Pse ke bere burg atehere?-qe pyetja e saj e rradhes.
-Droge.-pergjigja qe tejet e thate, duke mos ja shuar mjaftueshem kureshtjen.
-Sa vite?
-Rreth 6 vite gjithsej.-tha pa ndonje filozofi te madhe.
-Uaaa, edhe thua qe nuk eshte tragjike.-vendosi doren para gojes.-Mua kaq te me thuash, edhe me ke vrare fare. Do kisha vdekur sikur te harxhoja 6 vitet me te bukura te jetes ne nje qeli burgu.-shkundi koken furishem. Vec mendimi e tmerronte. Ajo nuk rrinte dot 10 minuta ne nje vend, lere me te rrinte kaq shume vite. Dukeqene se nuk do kishte ku ta shprehte energjine e saj, kjo e fundit do i gllaberonte shpirtin.
-Ja qe nuk vdes Xhen. Te bie edhe jeton. Thjesht fare.-serish me ate tonin menefregist qe ajo nuk po ja blinte aspak.
-6 vite per droge i bere?-pyeti pastaj vetem sepse ishte e kote te mundohej te bindte Xhonin qe te tregohej i sinqerte dhe i drejte me veten e te thoshte se burgu e kishte vrare ne shpirt, ishte humane e normale. Ishte e nevojshme.
- Jo. Vetem 4 vite e gjysem ne Durres e rreth 1 e gjysem ne Itali.-kjo pergjigje e konfuzoi si dreqi. Po ne Itali per cfare kishte bere burg? Kishte pershtypjen se ky njeri kishte histori te gjata.
- Tere ato vite burg ne moshen 20 vjecare per droge ? E serish merresh me droge? Nuk ke zene fare mend?-ja pat me mosbesim Xheni. Supozohej qe burgu duhej te sherbente si rehabilitim, si mesim. Xhoni sikur ishte cakerdisur me keq.
-E kush ka shkuar ne burg e ka zene mend? Te pakten ne Shqiperi. Kush hyn ne burg atje, me mendje me te keqe del. -te pakten me ate keshtu kishte ndodhur.
-Prape...si merresh me dicka qe te dogji vitet e rinise kot?-u duk mosbesuese vajza.
-Le te themi Xhen qe ne fillim mora denimin e tani po bej krimin.-e shokoi me keto fjale e ajo nuk hezitoi ta jepte veten hapur sesa e surprizuar ishte realisht.
-Si? Nuk e kuptoj domethene...si ne fillim denimin...nuk merreshe me droge kur hyre ne burg? Bere burg kot?-rrudhi vetullat e tronditur. Ndjeu njelloj trishtimi te thelle. Bashke me trishtim, ndjeu dhe nje vale inati dhe terbimi ta pushtonte te tere. Tashme po fillonte ta kuptonte tere terbimin qe ai ndiente ndaj botes. Dreqi e marrte, kush ishte ai person qe nuk do donte ti vinte flaken botes po te bente aq vite burg ne lule te moshes duke qene i pafajshem.
-Te thashe pra...ai 20 vjecari ishte budalla.-u cua qe aty e u kthye me disa shishe birre me vete. I zgjati nje Xhenit e cila mendoi se duhet te kishte blere ndonje alkool me te forte. Dukej sikur ky i fundit ishte i vetmi qe i jepte Xhonit energji per te folur.
-Me bere lemsh. Po ai dikushi i gabuar, kush eshte? -nuk e lejoi te ikte kete teme.
-Boll more vesh. Nuk te hyjne ne pune, me beso.-e siguroi por ajo shkundi koken vrullshem.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...