Atualizamos nossas Diretrizes de Conteúdo.
Consulte as diretrizes mais recentes para continuar compartilhando histórias com segurança.

44

8.1K 232 322
                                        



Kur pa Xhenin te dilte nga dhoma e tyre e gjumit, kafshata i kaloi keq ne fyt. U kollit nja dy tri here duke perplasur lehte grushtin ne tavoline.

-Ca pate?-rrudhi vetullat Xheni.

-Ca pata?- tha teresisht mosbesues.- A e pe veten ne pasqyre a jo?

-Pse, dukem keq?-u vrenjt ne fytyre.- A me nxjerr te shendoshe ky fustani? Po une kam nje muaj qe nuk ha cokollata vec per kete fustan.-perplasi kembet ne dysheme ndonese ishte me taka.

Nxenesit e kursit te fotografise kishin ekspoziten e perhershme te fundvitit e pas saj, kishin nje koktejl per te festuar mbylljen e atyre dy viteve te mbushura plot me mesime te bukura e kreative. I kishte propozuar Xhonit nje mbremje qe ta shoqeronte. Dukeqene se ishte pikerisht ai qe figuronte ne fotot e saj, do dukeshin aq bukur duke hyre se bashku e fotografite do terhiqnin dyfish interes. Por Xhoni si Xhoni, pat shkundur koken merzitshem, duke i thene se me mire preferonte te zihej dy ore rresht per vdekje me dike sesa te merzitej gjer ne vdekje duke pare disa fotografi.

-Dukesh sikur do nderrohesh.-tundi koken gjithe seriozitet Xhoni.

-Nuk kam asnje fustan tjeter te pershtatshem per kete event.-tha lehtshem, me nje mbledhje supesh.

-Vdes Xhon Mark Gega 7 here mu ketu e ti nuk del me ate fustan. Kaq po te them.-tha me nje ton te prere teksa studionte edhe njehere tjeter aparencen e saj.

Materiali i holle, i mendafshte e aq fin i fustanit ngjyre shampanje qe kishte veshur , ja perqafonte trupin si lekure e dyte duke i nxjerre ne dukje linjat perfekte te trupit. Me ato ondet e medha klasike, buzekuqin e perhershem te kuq si gjaku, qerpiket e penelin e theksuar dhe ate buzeqeshjen marramendese prej gropezave ne faqe, ajo te rrembente teresisht vemendjen. Dukej si nje aktore e filmave te vjeter amerikane. Realisht dukej rrezellitese. Me teper se c'duhej. Xhoni ishte i bindur qe me te rene shikimi i nje mashkulli mbi te, nuk do dinte te shqitej me.

-Po pse?-ju zhduk komplet ai ngazellimi nga fytyra. Kishte qene kaq e emocionuar per kete mbremje.

-Sa te sheh, te shkon mendja per seks.-e plasi sa me shkoqur qe mundi.

- Nuk ka lidhje. Nuk eshte as i shkurter dhe as ekspozues. -ngriti paksa zerin. Dhe kishte te drejte. Fustani ishte i gjate deri ne gju, me nje dekolte te drejte qe valezohej shume lehte dhe kendshem ne bust e me rripa shume te holle e delikate. Ekspozimin e vetem e kishte ne pjesen e shpines, qe ishte pothuajse e tera e zbuluar, e pershkuar vetem nga nje lemsh rripash. Por floket e gjate serish nuk e lejonin ate detaj te binte ne sy.

- O ti, mos me thuaj mua ca eshte e ca nuk eshte. Eshte aq i holle, aq i ngushte saqe te jep pershtypjen se nuk ke vesh gje fare. Bythet naaa, gjoksi naaa, beli i keputur. Le njehere qe kur imagjinon ca ke vesh poshte. Me fal e...ca NUK ke vesh poshte fustanit. -i vendosi theks te vecante pjesezes 'nuk' duke i rene ballit me shpulle.

-Boll bere si katunar.-shpertheu e revoltuar.- Ky fustan nuk ka asgje vulgare. Eshte finese dhe klas i gjalle. Edhe te plasesh mu ketu, une kam per ta veshur.-tha autoritare.

Xheni e dinte fare mire me veten qe kete fustan e kishte blere pikerisht me qellimin per te kthyer koka. Nuk ishte sekret qe asaj i pelqente vemendja, i pelqente te vleresohej e te ndihej e bukur. Mirepo, ajo dinte shume mire se mes kujt te paraqitej e veshur keshtu. Dinte edhe te vishej ne nje menyre te tille qe kushdo qe mund te mbeste gojehapur, do e bente ne vleresim e admirim e jo ne skandalizim. Nese donte te binte ne sy, kete donte ta bente me finese dhe elegance e jo me vulgaritet. Ne fund te dites, ishte rritur nga dy prinder shqiptare e nuk kishte asgje te manget ne edukaten qe ata i kishin dhene. Por si ti shpjegoje Xhonit qe nje shikim admirues nuk ishte nje shikim i piste? Aq me teper kur behej fjale per nje rreth artistesh e njerezish te kulturuar.

Nje Fund Me Ty (3)Histórias para pegar e não largar. Descubra agora