16

3.6K 198 164
                                    

-Xhoni...ku e sheh veten pas 5 viteve?

Ishin ulur te dy perballe njeri-tjetrit , Xhoni ne divan e ajo ne kolltukun perballe. Po perfitonte nga fakti qe jashte po binte shi i dendur. Dukej se kishin ngecur brenda kete dite.

-Ne te arushes.-pergjigje te tilla i kishte refleks.

-E ku i bie kjo?-ja priti gjithe seriozitet tjetra.

-Ehh-shfryu me gjithe zemer tjetri.

-Jo, e kam seriozisht. Ca mendon se do kesh permbushur ne jete pas 5 viteve? Une pershembull, e shoh veten ne punen e endrrave, duke udhetuar here pas here. Keto domethene i kam fiksim.

-Te lumte.-mbeshteti koken ne divan e mbylli syte per tu relaksuar.

-Po ti pra?-perplasi kembet me padurim.

-O Xhen, rri urte se po me dhemb qafa, vdiqa. Nuk do te te duroj e ty.-nxorri doren perpara.

-Oo, po hajde te te bej masazh.-u cua menjehere qe aty e shkoi mbrapa divanit e filloi ti masazhonte pjesen e shpatullave dhe qafes, pa pritur aspak pergjigje prej tije.

Nuk e kuptonte. Thjesht nuk e kuptonte se c'xhironte ne koken e te shkares. Kishte pershtypjen se te tere keto sjellje nuk ishin pa nje qellim.

-Xhon, a ke lene grua ne Shqiperi? Domethene ke bere dasem por jo celebrim?-beri teresisht pyetje tjeter kete here.

-Ca te duhet ty? -mosbesimi ishte tipari i tij me theksues.

-Ore, do jetojme qe do jetojme e gjithe ato muaj bashke, pse te mos jemi shoke? -sugjeroi ajo e ndonese nuk po e shikonte, ishte i sigurte qe po mblidhte dhe supet njehere e po hapte syte ne ate menyren e saj karakteristike.

-Car lesh shokesh er dreq. Une 29 e ti 19. Car shoqerie do kemi ne? Ku kam patur ndonjehere ne jeten time shoqe une. -shoqeria me nje femer, posi.

-Dukesh , dukesh qe nga zhvillimi mendor qe ke. Nejse, ke grua apo jo?-ju rikthye serish pyetjes se saj. E vetmja arsye pse Xhoni po ja zgjaste kaq shume ishte sepse realisht po e relaksonte ne maksimum masazhi i saj.

-Jo, nuk kam.-ja pat thate.

-Pse? Moshen e ke tamam.

-Se nuk dua.-u pergjigj me i paduruar kete here.

-Xhoni...nga ta di une qe ti nuk me tradheton mua?- i dha nje drejtim akoma me te cuditshem bisedes e ai vrau mendjen se si dreqin e bitiste muhabetin ne keto shtigje.

- O Xhen, sa leke do? Vec m'jep leje te te rrah njehere. Sa te duash te jap. Vdeksha sot qe nuk ma ka bere njeri per borxh me shume se ti.-sapo mbaroi fjaline, ajo e pickoi fort ne te dyja anet e qafes. Leshoi nje renkim mes dhembeve dhe i gjuajti duarve te saj.

-Do dhe masazh ti. Kale. Tamam kale je.-shkoi dhe u ul ne kolltukun ku qe ulur ne fillim.- Gjithsesi, nuk mu pergjigje. Ti i bukur je, cuditerisht vishesh e bukur si katunar qe je, syte i ke per te marre ne qafe femrat, leke ke...te hidhen femrat vete ne qafe. Pse te te besoj une ty qe nuk me tradheton?

- Se ashtu them une. -energjite e saj per te folur nuk dinin te shteroheshin e ja ku ishte Xhoni , duke i dhene pergjigje sa me te shkurtra qe mundej.

-Dakord, te besoj...po ti mua pse me beson? Une jam super femer fundja.-tha me nje arrogance te lezetshme.

- Se ma ke friken, prandaj.

-Ouu, me vertet? Se dija qe ishte kjo arsyeja.-e pa me nje shprehi fytyre sikur sapo te kishte zbuluar dicka.

Nuk i ktheu pergjigje. Vetem pa nga dritarja. Nuk kishte te sosur dhe ky shi i mallkuar.

-Po motra e vellezer ke ti? Me te vegjel a me te medhenj? Te martuar a beqare?-nuk kishte limit per te, jo. Nuk kishte te ngopur kureshtja e saj.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now