47

4.8K 227 283
                                    

-O Xhon...e ke parsysh kete konkursin qe kisha tani? -zgjodhi ta niste keshtu kete diskutim, sapo ai hyri ne dhomen e ndjenjes dhe u rehatua ne divan, prane saj.

-Ehe.-tundi koken.

-E fitova.-u perpoq ti buzeqeshte sa me sinqerisht. Rezultatet sapo kishin dale por ajo nuk e kishte lejuar veten te gezohej.

-Te lumte!-ja ktheu thate.- Tani ke ato 500 konkurset e tjera?- kjo pune vazhdonte ti dukej idiotsi e vertete.

-Jo, edhe nje te fundit kam. Fitorja e vertete per mua eshte kjo ama.- entuziasmi ne zerin e saj mungonte dhe kete gje e vuri re edhe ai.

-E pse dukesh si pule pa pupla? A nuk po vdisje per te fituar? Ca te gjeti tani?-picerroi syte duke e dalluar mire ngercin e saj ne lidhje me kete teme.

-Jo, nuk kam gje. U gezova shume.-stisi nje tjeter buzeqeshje te rreme. Xhoni serish nuk u bind.

-E ca fitove? Ca ishte nje projekt a ku di une qe vije doren ne zemer e hidheshe perpjete; "Ky projekt eshte nje nga endrrat me te medha te jetes time."? -imitoi merzitshem fjalet e saj.-Ta marrim vesh kete endrren njehere.

-Do jem per 1 vit asistente e nje nga fotografeve me te mire.-tha me krenari nje pjese te se vertetes.

-E kjo qenka cudia e jetes tende?-shkundi koken me mosbesim.- A te marrte mortja, nuk di as per ca te enderrosh. Qejfi madh se u bere asistente fotografi. -i ngaterroi floket me dore, si per ti shprehur qe ishte e vogel , dhe ne enderrime madje.

-Ecet avash avash Xhon. Duke mesuar nga me te miret behesh me i miri.-tha me seriozitet, ne pozicion mbrojtes madje.

E dinte mire qe Xhoni, ashtu sikurse babai i saj, nuk kishin ndonje vleresim te madh per profesionin e saj. Ishte e sigurte se ai mendonte qe Xheni e kishte fotografine nje hobi e kur nuk kishte cfare te bente, shkrepte foto kot me kot. E realisht prekej nga ky nenvleresim qe ai i bente endrrave te saj. Ajo i kishte thene ne me shume se nje rast se cfare peshe zinte ne jeten e saj fotografia. Kishte qene pikerisht ai delli i saj fotografik e aftesia e saj per tu futur ne boten e fotove, ajo qe e kishte bere te thellohej edhe ne tipin e burrit qe kishte perkrah. E ai e dinte kete. Vetem per kete duhej ta vleresonte mjaftueshem pasionin e saj per fotografine. Por jo...Xhoni e trajtonte si nje femije te vogel qe do e kuptonte shpejt se endrrat e saj ishin feminore.

-He, do qash tani?-vuri re merzine ne syte e saj. Ishte shume e lehte per tu lexuar. -Duhet te gezohem dhe une qe do i cosh kafe nje fotografi mengjes per mengjes?

-Pse je kaq i ashper Xhon? Nuk do i coj kafe atij...do mesoj gjithe truqet e punes se tij. Edhe duhet te gezohesh. Sikur vetem per faktin qe gezohem une, duhet ta besh dhe ti.-menjanoi koken disi e zhgenjyer.-Une nuk jam kalama me ambicie te vogla te parendesishme. Kjo gje ka rendesi per mua.-ngriti zerin me vendosmeri te hekurt ne zerin e saj. Ai duhet ta kuptonte mire kete pjese te sajen.

- Mos mu acaro per budalliqe. -serish me nenvlersimin e tij. Xheni shfryu rende. E kuptonte mire qe nuk e bente per ta merzitur. Thjesht e besonte ate qe thoshte e me te veten, vec po e mesonte per mire. Problemi qendronte ne hendekun mes tyre, si nga mosha, si nga kultura, si nga karakteri, si nga lloji i jetes qe kishin jetuar. Ai nuk mund ta dinte kurrsesi sesa e gjalle dhe perfshirese ishte bota e saj e artit. Ndaj i referohej ne ate menyre.

-Nuk eshte budallallek Xhon. Edhe mund te perpiqesh pak. Dreqi e marrte, une te pyes gjithe entuziazem edhe per krimet e tua. Apo vdiqa une te di se si rrezikoje koken ne Itali ti? Pse nuk mund te jesh pak me i bute ne te shprehur?

-Mire bre, mire. Fajet ti ka yt ate qe u bind nga skemat e tua e harxhoi leke per kete shkolle. Nejse, vazhdo shkrep foto sa je e vogel akoma. Nuk them gje une. -mblodhi supet.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now