Abbiamo aggiornato le nostre Linee Guida sul Contenuto.
Consulta le linee guida più recenti per continuare a condividere storie in sicurezza.

21

4.8K 213 323
                                        

  -Ua, mos u nderro njehere sa te marr kameren. Vdeksha, sa i mire me qenke bere sot. Sa te shkoka ky kapuci. Une ta kam blere me duket. Me leket e tua. Sa shije te bukur kam o Zot. -la laptopin ne tavoline e kerceu nga divani. Shkoi duke vrapuar per ne dhomen e gjumit.

  -Merre , merre se pa e thy , nuk e lej. -i tha nga pas. Hoqi kapucin dhe e hodhi shkujdesur ne divan. Kur ajo erdhi dhe pa qe e kishte hequr, rrudhi buzet.

-Ooo, po pse e hoqe kapucin ti? Vendose shpejt. Shpejt!-luajti koken e ai e pa si te ishte budallaqe.

  -E ka mall robi me hy ne kete shpi si njerezit.-qe gjithcka qe tha.

  -Po ti e hoqe vetem sepse me pelqeu mua apo jo? -perplasi kembet ne dysheme. Edhe vete habitej si nuk ishte bere tere gropa ky parket.

  - Xhen, kam mendu 1 minute rresht per ty qepare. -tha mendueshem e ajo ja plasi te qeshures.

   -Ua, sa shume qenke harxhuar.-tha mes te qeshures.

  -Jo, e kam seriozisht. Car lloj malli pi ti? Kam pershtypjen se eshte i paster fare.

  -Prit te te bej ca foto njehere, pastaj te pergjigjem.-U afrua prane tij dhe mori kapucin nga divani ku ai e kishte lene. Ja vendosi ne koke e ja rregulloi sa me bukur qe mundi, duke shijuar edhe ate pamjen e syve te tij te blerte me kete rruge. Ai i dha nje te gjuajtur duarve e do ti kishte gjuajtur edhe njehere tjeter, po te mos ishte per faktin qe ajo beri pas me shpejtesine e eres.- Ore, cohu njecike nga divani, he cooooohu! -i kapi krahun per ta terhequr por me kot.

  - Mos me shurdho si shume. -i largoi doren e si per ti thene qe nuk e kishte ndermend te merrej me budallalleqet e saj, u rehatua edhe me shume ne divan e kryqezoi kembet ne tavoline.

- Epo mire...edhe keshtu ben...ben...-mori kameren e filloi ti shkrepte disa foto.

  - Ma hiq se nuk e ka te gjate ajo kamer.-paralajmeroi e ajo ja vuri veshin. Fundja, fotot qe donte i kishte shkrepur.

  -Nejse...qe po thonim...c'te ben te mendosh qe une pi mall?-u rehatua dhe ajo ne kolltukun perballe.

-Se di. Mbase sepse sapo hap ate dere une, ti ben perhere nga nje lloj te ri kercimi. Popullore, vals, tango ,sparkate,  ça ça a ca mutin ka tjeter...tera i ke bere.-tha tere seriozitet e ajo filloi duke qeshur aq fort, saqe gati mbeti pa fryme. As vete nuk e kuptonte sesi ajo e folura e tij prej maloku, e bente te mbante barkun me dore perhere.

  -Sparkata nuk eshte kercim more budall.-tha mes te qeshurash.

  -Aty po me rreh edhe mua ne fakt.

  -Uaa, u meka...ore ti te mek me ate katunarllekun tat. I rrofte Klausit qe eshte karagjozi nder ju, ti me mek me keq.

  -Nuk ke pa Gentin kur eshte tape ti. Ja shkref fjalorit fare.-buzeqeshi me vete e ajo beri nje shenim mendor per te krijuar ndonje situate ku Genti te dehej. Sado e pamundur dukej, kishte per t'ja gjetur anen. Nga kjo treshe donte te merrte e te gezonte sa me shume, para se te vinte fundi.

  -Qe te te pergjigjem si perfundim, une nuk pi mall. Jopo merre me mend tani, une pak si e droguar jam...te pi edhe mall une...-i ra ballit me shpulle.- Ore , e imagjinon dot ca tëëëëmerri do behej po te pija edhe droge une?-tha mendueshem.

  -Me shku une deri ne ate pike sa me imagjinu per ty...se di domethene. E var veten me makarona te zime.-keputi serish me ate shprehine e tij tipike te fytyres e ajo sa nuk vdiq serish nga te qeshurat. Ai serioziteti kur i thoshte keto fjale, te bente per te qeshur me shume se vete fjalet.

   -Ore, pse me diskriminon aq shume? Thua ti qe jam ndonje e pashprese une. Uaaa ky.-shtremberoi fytyren e ktheu goten me uje qe kishte lene qekur ne tavoline.

Nje Fund Me Ty (3)La tua prossima ossessione. Scoprilo ora