E kishte mbushur tavolinen plot. Ashtu sic e kishte mbushur e ema sa e sa here kur priste njerez ne shtepine e tij. Te mos e kishte zene trurin e tij menjehere duke u perpjekur te zgjidhte se c'po kurdiste 'gruaja e tij' kete here, mbase dhe do te ishte impresionuar nga fakti qe ajo kishte arritur te gatuante gjithe ato gjera.
-He , si duket?-zeri i saj entuziast e nxorri nga mendimet. Edhe vete ajo kishte hequr rrobat me te cilat rrinte neper shtepi dhe qe nderruar ne dicka me te paraqitshme.
-Ce ke ngrehur tere kete?-pyeti me dyshim.
-Presim njerez pra.-i tha keto fjale me nje ton zeri qe shprehte se ai supozohej ta kishte ditur kete gje.
I dilte perdite me nje mrekulli te re. Sidomos tani qe kishte mbyllur e vitin e pare shkollor. Ishte me energji maksimale per te krijuar situata nga me frustrueset.
- Ruhu mos me ke ftuar ndonje nga ata miqte e tu ketu. Te bej 1000 copash.-edhe kjo i duhej, te duronte shoqet e saj te perdala.
-Jo more...do vijne Klausi me Argentin.-informoi e qeshur e Xhoni stakoi per nje moment.-Ca ke more se ti i ftove. Une vec po bej respektin si nje vajze e sjellshme shqiptare qe jam.
-Ku mu*in i ftova une oo...oo...-nuk kishte fjale te denje per te pershkruar nivelin e cmendurise e idiotsise se kesaj femre.
-Kur ishe ne dush more. Atehere i ftove.-e pa me nje pale sy shejtani, si per ti thene qe i kishte futur duart dhe te celulari i tij gjate kohes qe ai kishte qene duke u lare.
Nxorri celularin menjehere nga xhepi e hapi mesazhet me Klausin. Po, me te vertete qe i kishte ftuar. Madje kishte imituar e nje te shkruar tipike te tijen. E Klausi kishte pranuar menjehere duke thene se do vinte bashke me Gentin. Te kishte qene Argenti ne vend te Klausit edhe do e kishte nuhatur qe dicka nuk ishte ne rregull e do e kishte kundershtuar disi. Jo se nuk e kishte nuhatur Klausi. Thjesht ai ku ti gjente situata te tilla. Fiku celularin dhe e perplasi fort ne divan.
-Pse te ha by*ha? Pse prek celularin tim? Moj...a i ke dy fije tru ti?-seriozisht po fillonte te dyshonte qe dicka nuk ishte ne rregull me koken e saj.
-Po here tjeter vendosi kod. Pastaj, une per ty e bera. Qe te te bej qejfin. A nuk tu be qejfi ty?-zmadhoi syte e saj te zinj ne maksimum e rrudhi buzet duke ngjare si e zhgenjyer.
-Ke per ta pesuar keq prej meje...-i vendosi doren ne nofull duke i tundur koken sa lart poshte.
Ne djall te shkonin letrat, Anglia e cfaredo gje tjeter ne kete moment. Ky do ishte kufiri i tij. E kishte te sigurte si emrin e tij se ne fund te kesaj mbremjeje , Xheni do te pendohej per kete angari qe kishte nisur.
Ishte e trokitura e deres ajo qe nderpreu ate cast mes tyre. Xheni i largoi doren tutje dhe nxitoi gjithe entuziasem drejt deres. Xhoni e kapi per krahu dhe e ktheu nga vetja. Me pas i terhoqi, ashtu sic behet me femijet e vegjel kur bejne nje gabim. I dha shikimin me kercenues qe mundi, duke ngritur gishtin tregues te dores tjeter lart.
-Ore, 5 vjece jam une qe me kap per veshi? Auchhhh se me dhembi.-i gjuajti dores se tij.
-E di qe ne ate trurin tend sa nje kokerr gruri, po kalon dicka qe nuk me pelqen. E zeza ti po nuk u solle si duhet. Nuk do flasesh budallalleqe, nuk do besh gjeste, nuk do me kundershtosh. Do rrish urte. Perndryshe...me le ndonje skene para shokeve, te betohem qe do te pendohesh. Te betohem.-tha me ze kercenues keto fjale. Sikur Xhenit ti funksiononte kujtesa per te ruajtur veten , do kishte kujtuar qe Klausi , pervecese te argetohej duke ja nxire jeten, i kishte thene gjithashtu se Xhoni e mbante perhere fjalen e tij.
Kur i leshoi veshin, ajo mblodhi buzet e perplasi kembet ne dysheme, teksa ferkonte veshin e skuqur. Deren e hapi vete ai. Klausi u fut me te shpejte brenda, pa marre mundimin dhe ta pershendeste. Argenti nderkohe shkundi koken lehte. I dukej ne fytyre qe nuk donte te ishte aty. Klausi duhej fajesuar per kete. Kishte pershtypjen se ne fund te kesaj mbremjeje, Klausi do e pesonte bashke me Xhenin.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...