-Shiko Xhon...nuk eshte se tha ndonje gje kushed...-Klausi nuk e perfundoi dot fjaline qe kishte nisur pasi shoku i tij e nderpreu me nje shikim te terbuar.-Nuk te kerkova mendim Klaus. -Xhoni beri me shikim nga dera. E dinte qe asnjeri nuk do te ndihej i ofenduar se po i nxirrte jashte. Edhe po ta benin, ky nuk ishte aspak shqetesimi i tij. Koken ja njihnin te dy.
-Aman mo, thua se ca do me besh. Kush te ka frike ty njehere? S'je per asgje, nuk je. As per shoqeri nuk je.-i shtoi benzine zjarrit Xheni, duke e ditur mire se cfare po bente. Vetem se inati ishte i keq. E sa me shume fliste, aq me shume shtohej. Prandaj nuk dinte te ndalej.
-Duro ti!-tundi koken si per ti thene; ta rregulloj une ty pastaj.
-Nuk dua more. Zot i madh, duhet te te marrim leje ty kur te flasim e ca te flasim. U bere ti, te na kontrollosh te gjitheve ne. Une nuk te pyes. Fare nuk te pyes. Kur te marresh gruan tende prej verteti, urdhero ate sa te duash.-bertiti me te madhe, pavaresisht shikimeve qe dy burrat po i jepnin per te mos e bere dicka te tille.
-A do e qepesh a si e ke hallin? -nuk arritj te permbahej kete here. Ishte perpjekur. Realisht qe ishte perpjekur.
-Eja te ikim Klaus.-u cua Argenti i pari por tjetri e pa me nje shikim qe shprehte qarte se nuk e kishte ndermend dicka te tille.
-Une nuk ta fal nese per seder ndaj nesh, ja nxjerr inatin asaj.-u shpreh me nje seriozitet qe Xheni nuk e kishte pare kurre ne fytyren e Klausit te qeshur ne keto jave.
-O shok...mblidh mendjen! Nuk te pyes ty se ca bej ne shtepine time. Je ne vida ti a jo?-u hodh gjithe terbim ndaj mikut te tij kete here, pa marre mundimin ti thoshte se sedren e kishte ndaj vetes e jo ndaj tyre.
- Ca eshte kjo mor burre? A jemi njerez? Te flase e te beje ca te doje.-nuk ja vuri veshin Klausi.
Xheni mendoi se e gjithe kembengulja e tij vinte nga fakti se mund te ndihej fajtor per fjalet qe i kishte thene ne fillim. E ajo nuk donte te fuste ne sherr dhe dy shoke. Fundja, ajo ishte e perkohshme mes tyre. Ne me pak se 1 vit e do te ikte. Kurse ata do te mbeteshin.
-Boll se nuk ja ke idene rregullave e zakoneve. Ndaj zhduku sa nuk kam bere ndonje gje tjeter.-pa venger nga Klausi. Mik e vella mund ta kishte por askush nuk mund ti tregonte se cfare te bente me 'gruan e tij'.
-E ti nuk ja ke idene njerezilliku...-nisi te kundershtonte serish tjetri, por do te ishte Genti ai qe do te nderhynte per te shuar ate debat, gje qe Xhenin nuk e habiti aspak. Dukej se ai ishte ai qe shuante debatet mes atyre dy tipave komplet te kundert.
-Klaus, nuk eshte e shqiptarit te nderhyje ne shtepine e tjetrit.-e kapi per krahu dhe e terhoqi drejt deres.
-E ca eshte e shqiptarit; te lejoje qe te sillen si kafshe me nje femer se nuk ka te drejte te nderhyje? -ja pat me nje zhgenjim te dukshem ndaj Argentit kete here, sikur nga ai te kishte qene duke pritur dicka me te drejte.
-Rri i qete Klaus se nuk ka shans te me preke as fijen e flokut. T'ja beje me dore Anglise e lirise pastaj. Vec do te beje si i forte para jush.-nderhyu arrogante Xheni. Edhe vete po e kuptonte se po i terhiqte ndjeshem fijet e nervave te tij. Dreq, ja kishte keputur fare.
Beri c'beri por Argenti ja arriti ta nxirrte Klausin nga aty para se te plaste ndonje grusht mes atyre te dyve. Duke e terhequr gati zvarre, e nxorri nga aty pasi Klausi refuzonte t.
Para se te dilte, Argenti i hodhi Xhonit nje shikim qe ketj te fundit sikur i dha te kuptonte se shoku i tij e dinte mire se c'luhej ne koken e tij keto momente. Pas atij edhe nje shikim te dyte qe kush e njihte Argentin, dinte si ta perkthente; Kujdes!
****
-Ai eshte kafshe.-shtyu tutje Argentin sapo u gjend jashte.
-Jo me shume se zakonisht. -ju kthye me qetesi Argenti.-Pastaj cke ti? Spektakel e pra. Une prisja te merrje kokoshka ti. Apo mos valle nuk ishe ky spektali qe doje? Ohh, sa keq po me vinka.-derdhi nje sarkazem te papare Genti ne cdo fjale. Klausi sa nuk e goditi per ate ironi teresisht te pavleresuar ne kete moment.

KAMU SEDANG MEMBACA
Nje Fund Me Ty (3)
RomansaXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...