-Denimin e kisha marre mjaftueshem. Thashe te bej ca krime per kompensim situate. Deri tani me kishin hyre ne hak. Pastaj , i hyra ne hak kujt munda.-Me kompensim situate e ke fjalen qe bere dyfish me keq nga c'kishe marre denimin?-kerkoi ajo te dinte e ai qeshi me ato fjale.
-Ti duhet te kishe lind djale. -ky koment e beri te rrotullonte syte ndjeshem. Ja dhe menyra e tij per te komplimentuar. Linte per te deshiruar.
-Ca bere? Po ne Itali pse re ne burg?-zgjodhi te bente keto pyetje me mire se te hapte nje diskutim mbi fuqine e femres, perfundimi i te cilit ishte i ditur. Acarim nervash per te dyja palet.
- Gjate kohes qe isha ne burg, babi kishte hyre shume ne borxh. Mbajti per 2 vite rresht avokat duke qene se ma zvarriten dhenien e denimit muaj per muaj. Qelloi tersi qe humbi dhe punen ate periudhe e sa gjeti dicka tjeter, i rreshkiti disi situata nga duart. Kur te vijne te keqijat, vijne rresht. Por hyri shume ama. Per fajin tim. Se ke idene sa leket ikin jo ne gjyqe, jo ne burgje, jo budalliqe. Jo vec qe nuk po coja asnje lek ne shtepi, por po u merrja me shume nga te tere. Nuk ishin borxhet e babit ato...ishin borxhet e mia. Me e keqja ishte se ai shejtani brenda meje vazhdonte te bertiste se po te kishte dhene rryfshet qe ne fillim, punet do kishin shkuar ndryshe. Nejse...dola nga burgu une. E bene feste. Mish e birra e bollek. U mblodh fisi. "Doli djali" ja bente babi. " Popo" ja beja une. Per cdo gje. E kur me vinte vizite ne burg qe me jepte keshilla per avokata e shkresa e budalliqe, une vec "popo" thoja. Asnjehere nuk e ngrita zerin. Urte, koken ulur. Fajtor isha vete. E di ca Xhen...me vone kuptova dicka. Kuptova qe nuk isha zhgenjyer aspak nga ai deri ate moment. Atehere e perjetova zhgenjimin e gjakut tim.-le ta mohonte sa te donte Xhoni kete pjese. Dukej qe i kishte dhembur.
-Prape?Uaaa, po paska qene budalla ky. -bertiti me te madhe.
-Une i degjova. U fol per borxhe, une isha aty. Nuk me tha kush cope qe ishin te mijat por ishte e qarte qe te mijat ishin. Sapo kisha mbush 25 vjec. Nuk kisha asnjelloj premise. Isha nje cope burgaxhiu i mbetur ne udhe, pa miq e pa te ardhme. Isha i djegur. Edhe kisha borxhe per te lare. Ca te beja une? Te behesha prape kamarier? Te tallej bota edhe me keq me mua? Nga derdimen qe ben 4 5 vite per aq droge, te behesha edhe derdimen qe behet kamarier pas burgu? Te punoja 10 vite kamarier per te lare borxhet e mia? Asnjehere ne bote jo. Doja hakmarrje. Doja te ngjitesha ne maje, jo te zhytesha nentoke me keq.
-Edhe ike ne Itali? Cfare bere atje? Me droge u more?
-Jo.-shkundi koken.- Ne burg kisha njohur ca cuna. Me kishin folur per nje pune qe benin andej. E kisha stakuar trurin qe ne burg qe aty do shkoja.-tha mendueshem.
-Si ishin keta cunat? Te besueshem?
-Une nuk besoja me as hijen time, jo me te tjeret. Por nganjehere je i detyruar te besosh, nuk eshte zgjidhje. Eshte rrisk. Do hidhesh me shpresen se do biesh bute por edhe me mundesine se do thyesh kockat. Kete bera dhe une.
-Si re? -mori fryme thelle para se te bente kete pyetje.
-Hajt mo. Edhe aq bute nuk rashe.-foli pa ashpersine e zakonshme ne zerin e tij.
-Te prene ne bese dhe ata?-ndjeu syte ti perloteshin serish. Si priste mirebesim nga dikush i tille ? Si priste butesi nga dikush qe kish marre goditje pas goditje ne 10 vitet e fundit? Dukej sikur episodet e meparshme te jetes e kishin shkaterruar Xhonin per cdo gje te bukur qe mund ti dilte me pas.
-Si fillim ika ne Greqi tek xhaxhai dhe punova 3 muaj , sa per te mbledhur para per te ikur ne Itali me pas. Bera parate dhe ika ne Itali. Besoje ose jo, me prene ne bese aq keq sa edhe ku te flija, nuk kisha. Me lane ne mes te rruges. Kam fjetur stolave ca net. Por nuk do kthehesha kurre ne Shqiperi. Jo si deshtak. I vdekur po e deshtak jo. Ndonje dite punoja, flija ne ndonje hotel cope -cope. E keshtu per pak. Nuk ndihesha i zhgenjyer ose i tradhetuar. Nuk e kisha patur zemren e ngrohte asnjehere per ate pune. Le qe i bera pilaf. Oj te rrafme.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...