Te nesermen, me te mbaruar mesimin, u gjend serish drejt shtepise e tij. Mezi terhoqi kembet drejt asaj shtepie. Sa nuk ju mbushen syte me lote nga mendimi i te jetuarit 1 vit me ate njeri ne nje shtepi. Kokekrisur ishte sa te duash, mirepo jo aq shume sa per te mos u ndjere e frikesuar ndaj tij.Nuk kishte ardhur ketu per ti thene qe pranonte, jo. Thjesht shpresonte qe ti kishin rene nervat edhe te mund te arsyetonte me mire me te. Kur e mendonte gjate arsyen e ardhjes se saj, ndihej idiotja me e madhe e shekullit. Edhe sikur te kishte ardhur per te gjetur formulen e Koka-Koles ne kete shtepi, prape do kishte qene nje motiv me i zgjuar se motivi i saj.Te arsyetonte me Xhonin. Epo ky ishte nje paradoks i vertete. Por ishte kaq pa zgjidhje saqe edhe fryma po i merrej ne cdo hap qe hidhte drejt asaj shtepie.
Mori ne duar kameren qe mbante varur ne qafe. E pa objektin me aq dashuri edhe trishtim. Me pas mbylli syte dhe e puthi. Kishte puthur disa djem por asnje puthje nuk i kishte percuar ndonjehere te njejten lumturi qe ndiente kur puthte kameren e saj. Fotografia ishte dashuria e saj.
Ajo nuk mundej te hiqte dore nga fotografia. Ishte pasioni i saj me i zjarrte, endrra e saj me e madhe. Ajo edhe flinte me kameren e saj. Cdo vend, cdo peiasazh, cdo njeri, madje edhe ndjenjat...gjithcka, ajo e shikonte si nje histori qe mund te hidhej ne nje fotografi. Ishte nga ata njerezit qe i shohin e i ndiejne thelle rrethinat e tyre. E ky tipar i saji, perkthehej ne fotot qe shkrepte.
-Nuk te braktis shpirt.-ledhatoi kameren.-Edhe nami te behet, une ty nuk te le. Mos u merzit ti.
Sikur u mbush me guxim kur rikujtoi edhe njehere tjeter endrrat e saj. Mori fryme thelle e vazhdoi ate cope rruge qe i kishte mbetur.
Naten e kaluar , duke qene se kishte qene edhe erresire, as nuk kishte mundur ta studionte sic duhej shtepine.
Gjeja e pare qe binte ne sy e nuk linte aspak vend per te dalluar gjerat e tjera; lule. Lule lejla. Shume lule lejla. Te tera lejla dhe ne nuancat e saj.
- Po si mund te jete njeriu aq i keq kur jeton me kaq shume lule?-perplasi kembet pertoke ne mosbesim.-He o Zot, si ka mundesi? A nuk kujdesen per lulet njerezit e mire? -pa nga qielli e ndjeu njefare melankolie depresive nga ngjyrat e tij.
Ishte ajo kohe e dites ku drita kishte nisur te zhdukej e shume shpejt do zoteronte nata. Nje ngjyre blu e zbehte kishte veshur ambjentin e cdo gje ndihej kaq e fjetur...kaq e vdekur, sidomos ne kete lagje te qete te Londres. Njeriu sikur kishte tendencen te ndiente me thelle kur kundronte qiellin dhe rrethinat ne kete pjese te dites. Xheni zakonisht ndjente nje miks ndjenjash te plogeshta, te pergjumura e disi depresive. Dhe mendonte se po te ishte nen qiellin e Shqiperise, ky muzg do e bente te ndihej ndryshe. Po te kishte patur diell gjate kesaj dite, ngjyrat e tij tek shuhej do i kishin shtuar aq nuanca te bukura kesaj bluse ne horizonte. Dhe enderrime rinore do kishte ndjere shpirti i saj ne kete muzg pranveror me te pare ate qiellin poetik me nuanca te lehta te rozes, bluse, lejlase ,portokallise e mbase edhe te bardhen e reve te pademshme. Jo kete nostalgji te trishte mbi gjera qe nuk meritonin aspak te ishe nostalgjik. Jo kete melankoli te plakur qe e bente te ndihej sikur nje shi i lodhur e i vdekur po binte mbi shpirtin e saj. Nga ai lloj shiu qe as te lag, as te le pa lagur. Por thjesht te pikerron bezdisshem. Kjo lloj melankolie e ben njeriun te kete ftohte e shpirtin ti rrenqethet ne mornica. Te ndieje realisht sesa vetem eshte. Ftohte dhe vetem. Ne pranvere, ne nje qytet me miliona njerez.
Shkundi koken furishem. Ja dhe shpirti i saj artistik. Duke veshur me poetizem e kuptim te thelle gjithcka. Njerez si ajo perfundonin duke vrare mendjen me vete shpirtin e tyre nese nuk ishin aq te forte e energjike sa per ta nxjerre veten nga botet ku e fusnin. Ndaj, Xheni bente budallalleqe. Plot budallalleqe qe e mbanin te argetuar e larg perhumbjeve e dalldisjeve per ne horizonte te tjera.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...