Flashback
2007
- Une jam me i gjate.-tha prere Xhoni.
- Njesoj jemi. Pastaj, une jam edhe me i gjere.-kundershtoi po aq zjarrshem Argenti.
-Une jam me i gjate po te them.-nuk luajti nga e vetja Xhoni.
- Jemi njesoj per gjatesi. Une jam me i gjere po te them. Plus me i madh.
-Po c'lidhje ka madhesia per ti hyp asaj me lale?-ngriti zerin i acaruar tjetri.
- Si mer nuk ka lidhje? Madhesia ka lidhje kudo. Eshte respekt.
-Te dhjefsha respektin tat. Nuk ka pune respekti ketu. Kjo eshte pune gjatesie.
-O Xhon, jam 21 vjec me lale...eshte turp mer. Te hyp une te tubi bicikletes. Apo nuk qenka e nje biciklete e madhe fort.-shkundi koken kategorikisht Genti.
-Po edhe une 19 vjec jam, njesoj turperohemi. Kur na sheh me sy, ne nje moshe dukemi. Ti ke me hyp te tubi, une do i jap. I ka vdek nena ketij muhabeti. E mos e zgjat mo se kemi per tu zene keq.-levizi doren perpara si per ti thene qe nuk donte me diskutime.
- Ore, akoma nuk i ka vdek edhe baba bashke me nene? Ti je palle fare mer jahu. A me ftove ti ketu? Keshtu flliqet mysafiri? Hyp te tubi bicikletes thote. Si bukuroshe me kembet ne ajer une.
-Mo m'fol mu si me qene plaku im se robt, ma lujte zarin. Hyp aty tashi edhe ikim.
-Ore, nuk hyp une aty. Te ngrej kembet perpjete une tani. Car thu mer? Hyp vete. -nuk leshoi pe Genti.
-Po jam me i gjate e pra. Me hyp une, i bie me i ngrit kembet me shume. Mos u bej i trashe. -Argenti e kishte te kote ne kete diskutim. Edhe sikur te behej qiell e toke bashke, kishte per te qene ai qe do hipte ne tub te bicikletes si nje zonjushe delikate. Jo Xhoni.
-Ore, akoma nuk i ke ngrit kembet deri ne qiell. Te thashe, jemi njesoj per gjatesi. Pastaj ti je me i dobet.
-Orti se ma hoqe petllen, a je a nuk je 5 kile me shume. Nuk do thyhet tubi. Hyp tashi se ngelem ketu.
-Hajde ikim ne kembe o burre.-propozoi Argenti dhe ai e pa si te ishte idiot.
-Ke lujt mendesh ti a si? Me biciklete edhe sa do vonohemi. Vdes rruges me shku ne kembe.
-Une nuk mbaj mend rrugen se e shikoje ti.-kroi koken Argenti.
-O Gento, ty nuk te njeh njeri ketu mor. Mua po.-i kujtoi por Genti vec shkundi koken. - Shiko tani, e leme keshtu. Kush eshte me i shkurter, do hipi ne tub. -pastaj u kthye nga ana tjeter e therriti me te larte mekanikun qe akoma po shikonte makinen e tij. -O usta? Po nuk e pate problem, a do na masesh pak sa te gjate jemi? Se nuk po biem dot dakord.
Burri ne mesomoshe qeshi me diksutimin idiot te te rinjve por megjithate ra dakord te merrte metrin e ti maste.
-Me qene njesoj, do i jap une meqe jam me i madh.-i beri te ditur Argenti e ai tundi koken. Argenti kishte per te dale me i shkurter, edhe sikur te ishte me i gjate.
Ne momentin qe mekaniku erdhi me metrin ne dore prane tyre, Xhoni i luajti disi syrin me stil, duke arritur ti shpetonte vezhgimit te Argentit. Me ate gjest po i thoshte; e ke parasysh vete ti.
-1.95. Marshalla.-shpalli kur mati Xhonin.
Me pas shkoi tek Argenti dhe beri te njejten gje.
-Keshtu koke me koke ju, por per te qene fiks fiks, ti je 1.93 ,hajt 1.94.
-Ke bo me hile.-u hodh direkt Argenti.- Une aq jam po edhe ti kaq je.-Hajt mate dhe njehere, ta shikoj dhe une. -mbase po behej qesharak, por sidoqofte me pak qesharak nga cdo dukej ne ate biciklete.

KAMU SEDANG MEMBACA
Nje Fund Me Ty (3)
RomansaXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...