22

5.1K 219 316
                                    

"Me vertet e ke o ba? Po eshte Viti i Ri. Pse ben keshtu?" -ishte zeri i saj i trishtuar qe e pengoi te futej ne dhomen e gjumit. Dera ishte pakez e hapur dhe nga aty mund te shihte ate te shtrire ne krevat. Me sakte, ne krevat kishte vendosur vec pjesen e trupit dhe kembet i kishte ngritur drejt murit. Qellonte qe kishte veshur nje fund te ngushte, me kuadrate te kuqe ne shumicen prej tyre e cizme te gjata lekure deri siper gjurit.

" Po pse duhet ta ktheni perhere ketu muhabetin? Po a nuk ju ka marre malli fare qe me flisni keshtu edhe per dite festash?...E di o ba, e di. E di qe mendon qe bere gabimin e jetes qe me le te kthehesha vetem ketu...E di qe mezi pret qe te deshtoj edhe te ma perplasesh ne fytyre...C'rendesi ka qe merzitet Xheni? Mjafton ta kem ne shtepi...Popo, shume faleminderit qe me shkaterrove edhe kete dite...Realisht mezi prisja te te degjoja zerin. Se mua vertet me ka marre malli, ndryshe nga ti...Jojo, vazhdo keshtu ti se shume shpejt nuk do ndiej mall as une." zeri ju drodh disi , sikur te paralajmeronte nje te qare.

Rrudhi vetullat. Nuk po kuptonte asgje. Thjesht shikonte sesi ajo perplaste lehte kembet ne mur nga nervozizmi e padurimi.

" Fare mos e mbroj o ma...po ca ju bera une qe me flisni keshtu...faji im eshte qe vendoset te talleshit me jeten time?...Po nuk mundem pra, nuk jetoj dot atje...Mos u lusni qe te deshtoj se ju betohem qe serish atje nuk kthehem, sidoqofte. Sidomos tani qe po shikoj tere kete mbeshtetje nga ju...Po o ma, po.Vazhdo se e ke mire."-nga zeri i saj, ishte i bindur qe lotet tashme e kishin pushtuar fytyren e saj.

" Po, edhe ato mbesat tuaja, i rregulloj une ato ziliqaret. Thuaji xhaxhit ti veje ne shina ai se i shkul per flokesh, i terheq zvarre neper rruget e Tiranes, marr dhe leke nga lali Eri per pastrim rrugesh. Sidomos ate Dajanen njehere. Rri me ben kunja ajo mua; jo a ke gjet ndonje, jo ketej e jo andej, jo prandaj bere kaq pa ardhur ti se do kesh kapur ndonje. Do te spiunoje me vrap te babi. Kushedi ja ben mendjen lemsh atij, prandaj me foli keshtu. Epo e di cfare...thuaji asaj shtriges qe duhet te me puthe kembet mua qe ika une se filluan ta shikojne me sy djemte e Tiranes. Se sa isha une aty, kusherira e shemtuar e Xhenit e therrisnin...Prit , prit se nuk kam mbaruar . Thuaji qe e kam gjetur nje. Eshte bonbon. Ta hash me rroba veshur. 2 metrosh, muskuloz, sygjelber, brun, pamje vagabondi...eshte yyyyyyll thuaj. Dhe do ja sjell ne Tirane ndonjehere qe ta shikoje nga afer sesa kam avanacuar nderkohe qe ajo merr ato kalamanjte qe me ndiqnin mua nga pas...Popo, edhe ne shtepi do jua sjell. Apo nuk eshte edhe tipi qe duron shume pordhe ai. E shikoni mire ju se ke kam per t'ju ulur ne tavoline. Do jete dikush qe nuk keni per te pas shansin me te vogel per ta tallur, madje madje do ju talle...Jojo nuk po tallem, ekziston vertete ky...Mire, mos beso...U bera une e keqja tani e?...Po une ju mora si njerezit per t'ju uruar, per t'ju thene sa me mungoni...Ik o ma, ik. Me shume i mungoj qenushit tim sesa juve...ta mbani mend kete, ta mbani mend. Nuk jua fal." -me kete te fundit mbylli celularin dhe e perplasi ne krevat. E kishte patur te pamundur te mos qeshte sadopak me ato budallalleqet qe kishte thene ne celular. Ishte vertet talent kur vinte puna per te cakorduar njerez. Edhe prinderit i kishte terbuar.

- Pse nuk me do askush mua? Pse?--pa sesi ajo mori jastekun e tij dhe e perqafoi fort.-Pse nuk me do ti, pse?-Xhoni nuk dinte a ta conte ne spital per te semure mendore, a te qeshte me ato te qarat e saj feminore apo te vazhdonte te shikonte sesi po luante kembet ne menyre te cmendur tani, duke bere qe kofshet e saj te ekspozoheshin thuajse komplet.

-Dua Reksin...Reksi me do mua. Pse se mora Reksin me vete? Me fal Reksi im...vec ti me do mua, vec ti.-Reksi duhej te ishte qeni. Emer qeni kishte te pakten.

Degjoi tingullin e ziles se celularit te saj. Pa sesi ajo shfryu fort para sesa ta hapte.

" E di qe thashe qe do vija. Por nuk mundem...Thjesht Xhoni vendosi te kthehej nje dite perpara. Ma beri surprize... Do e kaloj me te Vitin e Ri...Si?...Po eshte i dashuri im moj...Seriozisht po me pyet se cfare mund te bej me te qe nuk mundem te bej me ju?...Seks. Seks. Seks. Tere naten e tere mengjesin per me teper. Seks te cmendur...Tani me thuaj, do e lije ti nje nate te tille po te kishe nje te dashur sa gjysma e atij qe kam une per te pire disa koktejle e per te pare fishekzjarret e Londres?...Ah , moj zemer, se ke idene cfare fishekzjarresh shikoj pernate une...Ehh, me duket pernate sikur eshte feste...Ahaa ahaa...te puth."ky ishte kulmi i kulmit. I qe dashur vetekontroll i fuqishem per te mos u palosur ne toke ne te qeshura te zhurmshme.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now