31

4.4K 218 200
                                    




Vendosi duart pas koke dhe shfryu rende. Thjesht shpresonte qe fotot te ishin realisht shprehese sa per ta shpallur fituese. Duhej t'ja vlenin. Fundja, ne emer te atij projekti te bekuar, kishte futur dhe zemren ne nje mesele te tille.

Qendronte kembekryq ne dysheme, e rrethuar nga dhjetra foto te printuara. Si dreqin supozohej te zgjidhte vec 5 foto ne tere ate grumbull? Si te ndertonte nje histori me 5 foto? Do arrinin valle ti lexonin ato foto profesoret e saj? Flisnin realisht aq qarte sa ajo mendonte apo , e ndikuar nga rrethanat, ju kishte dhene nje kuptim qe nuk e kishin?

Xheni nuk mbante mend kurre te kishte qene ne nje ankth te tille. Behej fjale per enderren e saj prej vitesh tashme. Do te pendohej valle qe ja kishte besuar ate enderr pikerisht atij?

Nuk i mblodhi fotografite as kur brenda hyri Xhoni. I hodhi nje shikim me bisht te syrit. Ju duk me i gjate se kurre nga aty ku ishte ulur. Veshur me nje xhakete lekure kafe ne te zeze, me xhinse te zeza e kambale te se njejtes ngjyre me xhaketen, me ate posturen e drejte , shpatullat e gjera , qendrimin plot vetebesim e kercenim, si dhe tiparet ashpersisht te bukura te fytyres, Xheni nuk dyshonte aspak qe nje mashkull i tille te bente ta shikoje se paku 2 here ne rruge. Por po te kishe rastin ta njihje, zbrapseshe. E nese dilte ndonje guximtar qe nuk zbrapsej si vetja e saj, me nje shtyse te cuditshme nga pasioni i zemres se saj...atehere lendohej.

Xheni e kishte marre vendimin e saj. Nese ne 8 muajt e pare kishin patur nga te tera situatat e emocionet...ne muajin e fundit nuk kishte patur asgje. Kishte zgjedhur te perqafonte krenarine e saj.

-Xhon...a vjen pak ketu? Dua te flas me ty.-i kerkoi me miresjellje.

Ai shkoi prane saj, pa bere ndonje nga komentet tipike harbute te tij. I lexohej qarte ne fytyre e ne ze njelloj ankthi e nuk e pa te arsyeshme ti shtonte edhe me tej.

I hodhi nje shikim te pavullnetshem fotove te saj. Picerroi syte e mblodhi vetullat. Ishte kudo ai. Te gjitha foto te tij. Ne situata te ndryshme. Kur dreqin i kishte shkrepur te tera? Mbante mend nja 2 a 3 situata te cuditshme kur ajo i kishte shkrepur foto por kaq. Por edhe te thoshte qe ishte i habitur, nuk thoshte dot. Vajza praktikisht flinte me ate kamer. Tere kohes e gjeje me te ne dore, duke shkrepur vend e pa vend. Dukej sikur objektivi i saj kohet e fundit kishte qene pikerisht ai.

-Ndihesh i spiunuar Xhon?-tha humorshem teksa shikonte shprehine studiuese te tij kundrejt fotove.

-Ca kishe?-ju referua faktit qe ajo donte te bisedonte me te, duke e injoruar pyetjen e fundit. U ul dhe ai ne dysheme prane saj, veprim ky qe i dha njefare ngrohtesie Xhenit ne lidhje me ato qe donte te thoshte.

-E mban mend qe me pyete muajin e kaluar se pse kembengul aq shume te te njoh? -risolli fjalet e tij me nje shprehi pyetese.

-Po.-tundi koken tjetri.

-Po kur te tregova qe kisha fituar nje konkurs e qe kisha nje tjeter pas tij?-pyeti pastaj e pa sesi ai u mendua per pak, derisa e qasi serish me nje tundje koke.

-E ku eshte lidhja tani?-padurimi i tij filloi te dukej ne siperfaqe.

-Lidhja eshte se une kam nje lloj pasioni per profesionin tim qe nuk di ta shpjegoj me fjale. E ndiej shume. Eshte dashuria ime me e madhe. Aq e ndjeshme jam kur vjen puna per te sjelle emocione te gjalla ne fotografi, saqe e ngaterroj gjithe jeten e perditshmerine time ne emer te atij pasioni. Ajo shprehja "duhet te ndash jeten personale nga ajo profesionale", nuk vlen per mua. Une nuk e marr vesh vete se ku fillon njera e ku mbaron tjetra. Bej shume gjera te cuditshme ne emer te fotografise, ti e ke pare vete ne disa raste.-buzeqeshi lehte kur kujtoi mengjesin qe i kishte rene persiper duke e sakatuar.

-Ca je tu thene aman?-ja pat tjetri e ajo shkundi koken duke qeshur. Nuk i vinte dot faj qe nuk kuptonte boten e saj. Kjo e fundit ishte teper e habitshme me raste.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now