Epilog(2)

6.2K 236 232
                                    


Asnjehere ne jeten e saj 22-vjecare, nuk ishte ndjere kaq ne ankth. Qendronte para asaj dere me zemren ne dore. Shpresonte te kishte ardhur ne adresen e sakte te pakten. Qe lodhur per te gjetur shtepine e tij ne Durres. Ja ku do ja hapte pikerisht ai?

Ne cante kishte kerkesen e tij per divorc . Gjeja e pare me te cilen qe perballur sapo kishte shkelur kemben ne Londer, ishte pikerisht ajo. Nuk e mohonte dot qe i kishte dhembur. Mirepo, nuk kishte pranuar te dorezohej. Ai e kishte bere kerkesen vetem pas 14 muajsh.Kjo i jepte njefare shprese se ai e kishte pritur e kish besuar ne te. Ajo ishte vonuar e Xhoni duhej te kishte menduar qe nuk do kthehej me. Mbase prandaj e kishte bere. E jo sepse kishte hequr dore perfundimisht nga ajo. Shpresonte me gjithe shpirt qe te ishte ashtu. Nese jo, ne me te keqin e rasteve, do i firmoste letrat para syve e do te largohej.

Mori fryme thelle e pas nje monologu te gjate me veten, vendosi te trokiste.

Deren ja hapi nje grua ne mesomoshe. Duhej te ishte e ema, me patjeter. Ndanin te njejtet sy jeshile. Gruaja i buzeqeshi sjellshem dhe e pa me nje shikim studiues. Si pa qe nuk e njihte nga askund, i dha nje shikim pyetes.

-Urdhero moj bije? -ja pat zonja e Xheni kroi paksa koken ne siklet.

-Si jeni zonje? Une...djali juaj...domethene , dua te takoj djalin tuaj.-kroi fytin. Po linte nam. Nuk duhej te lejonte qe emocionet ta pushtonin kaq keq.

-Po cne?-kete here gruaja i hodhi nje shikim studiues nga koka deri te kembet, sikur te donte te shikonte ne ishte vertet ajo qe thoshte. Me pas ndali shikimin ne fytyren e saj e nuk u duk fort e bindur. Nuk e kuptonte pse. Do thoshte qe nuk e kishte bindur veshja por Xheni kishte zgjedhur nje veshje shume te pershtatshme. Nje pale xhinse te zeza, triko te leshte te bardhe, siper saj nje xhakete lekure e kishte veshur nje pale gjysemcizme me pak take. Edhe makiazhin e kishte minimalist. Dukej serioze.

-Po ja...ashtu kam nje pune.-qe gjithcka qe mundi ti thoshte.

-Nuk eshte per momentin. Ka dale me vellain. Nuk e di kur kthehen.-informoi tjetra e Xheni kafshoi buzen.

-A thua vonohet shume? Eshte vertet e rendesishme.-kembenguli. Nga kjo shtepi nuk do te ikte pa e takuar.

- Nuk e di por kane ca qe kane dale. Mbase nuk vonohen shume. Po deshe, prite brenda.-e ftoi brenda nena e Xhonit e ajo buzeqeshi ndritshem.

-Faleminderit shume.-tundi koken e gruaja i ktheu buzeqeshjen. Me pas e mori brenda dhe e drejtoi per ne dhomen e ndenjes.

Ulur ne nje nga divanet, gjeti nje femer te re, mbase 5 a 6 vite me te madhe se vetja. E kishte fiksuar si fytyre nga disa foto ne facebook. Kjo ishte motra e Xhonit.

-Si je?-i zgjati doren e tjetra i dha te sajen me nje buzeqeshje te vogel.

- Silva...beji nje kafe goces. Ka ardhur te takoje shejtanin tone...si e pi ti?-ju drejtua Xhenit me pas duke i bere me shenje te ulej ne divan.

-Nuk ka nevoje, seriozisht. Mos u mundoni-u ul kujdesshem ne divan.

- Cfare mundimi moj bije?-u ul perballe saj tjetra e Xheni vec e pa per nje moment. Kishte perballe vjehrren e kunaten e saj e ato nuk e dinin aspak. Kjo po qe ishte nje alamet situate.

-Te mesme atehere.-kafen turke e urrente me gjithe zemer por nuk donte te ngjante e paedukate.

Silva u duk shpejt me kafen, nje gote Fanta portokalli e disa karamele ne nje tabaka. Te dyja po e shikonin me sy analizues, sikur te donin te zgjidhnin ndonje mister.

- Po, cfare pune eshte kjo qe nuk pret moj bije?-pyeti kureshtare gruaja e ajo nuk diti si ti pergjigjej per pak.

-Po ja...-nisi te thoshte.

Nje Fund Me Ty (3)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon