Epilog(1)

5.9K 228 305
                                    




Dhjetor, 2019

Durres, Shqiperi

-Ah more bir, c'me ke bere ti, mos e provofsh kurre te femija ishalla. -shkundi koken trishtueshem gruaja. Syte ju mbushen me lot e vec shikonte me njelloj mallengjimi nga Xhoni.

-A te erdha shendoshe e mire? -mblodhi supet, si per ti thene qe nuk kishte patur asnje arsye pse te merzitej.

-Pas 3 vitesh pa te pare. Une kam 11 vite pa gezuar djalin tim. Sa thoja qe tani do mblidhet per shtepi, merrje rrugen diku tjeter. Nuk te dhimbset fare ty , as nena e as babai. Perndryshe nuk ikje per Angli pa patur nevoje. -tha me qortim gruaja e Xhoni nuk i ktheu pergjigje. Nuk kishte cfare ti thoshte.

- Boll o plake se na cave koken me ket muhabet tere keto dite. Ne vend qe te besh shyqyr qe erdhi, e ben me ik prape.-ju kthye me padurim Fabio.

-Rruget e ketij do te marresh dhe ti apo jo?-ju kthye me qortim tjetrit.

-Po jo mi yll...kush te le ty vetem?-u cua i vellai e perqafoi fort nenen e tij, duke e bere kete te fundit te buzeqeshte e me pas ti gjuante pas koke.

-Mua apo ato shoqet e tua? Ah, per djem qe kam. Njerit nuk i plas te vije te me shohe njehere e tjetri e ka mendjen te bredhe me vajza tere diten e naten. -tha me ton qortues e Fabio vec qeshi.

-Na lodhe dhe ti. Keshtu vazhdo ti se nuk ti ben djali as 30 dite ne Shqiperi.-nderhyri i ati kete here, duke ngritur zerin paksa.

- Vertet...ca ke ndermend te besh Xhon? Sa do rrish?-pyeti Silva kete here , duke bere qe e ema te kthehej menjehere drejt saj e te pergjigjej ne vend te tij.

-Do rrije tani...oo, iken bredhjet. Nuk eshte me i ri. Ben 32 ne janar. Lekun e ka bere leter. Tani te mbledhe mendjen , te krijoje familje se i iku mosha. -tha me vrull gruaja, me nje ton kategorik. E dinte mire qe e ema i kishte bere planet.

-Nuk e di Silv...do rri njehere sa te merzitem...shohim e bejme pastaj.-zgjodhi te injoronte komentin e te emes e ti pergjigjej vec motres se tij.

-Ca eshte kjo shohim e bejme?-u hodh e ema.- Nuk je ne terezi ti, jo. Mblidh mendtte djale se do me lesh koken rrugeve. Po nuk krijove familje ti, nuk ke per te ardhur kurre ne vete.

-Popo...Si dukesh ti Silva? Mire je? Ke ndonje hall? -pyeti te motren kete here , duke mos dashur ti hynte nje argumenti te kote me te emen, qe vec do ti shterte ato pak energji qe kishte.

-Jojo, mire jam. -i buzeqeshi motra dhe ai i vendosi krahun supeve, duke i dhene nje perqafim te vogel.

-Po pate ndonje shqetesim, me thuaj mua se e rregulloj une. Per gjene me te vogel. -beri me shenje nga vetja dhe Silva vec qeshi lehte, duke shkundur koken. Keshtu bente perhere kur Xhoni i dilte me gjera te tipit; ate burrin tat shkollar e sjell ne terezi me nje shikim. Apo nuk e kishte zene dhe pija tani.

- Ca jane keto mend qe i jep vajzes? Per cdo shqetesim te te thote ty. Ca do besh ti? Do besh sherr me dhendrin? Do marresh vajzen bashke me djalin e vet ne shtepi? Shqetesimet pjese e familjes jane. Dhe po i pat, do duroje e do vazhdoje rrugen. Nuk behet sherr kot me kot.-nderhyri i ati , duke e ekzagjeruar disi komentin e te birit e Xhoni vec shfryu rende njehere.

-Ti shko e nxirr mjalte nga bytha bletes se keto tjerat i rregulloj vete.-tha humorshem e Fabio nga ana tjeter qeshi me te. Vete ai nuk kishte shans te tallej kurre me ate bletarine fisnike te te atit pasi do shperthente lufta e trete boterore ne kete shtepi. Por Xhoni ishte Xhoni e limite nuk kishte njohur ndonjehere.

- Une i bej te tera. E te bletet ne fshat shkoj, dhe ketu jam zot shpie une. Kur te krijosh familjen tende, shko jep mend andej. -foli autoritar i ati e Xhoni tundi koken dramatikisht. Kishte pire se tepermi kete nate.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now