- Ti?!-rrudhi vetullat e konfuzuar kur pa Argentin ne shtepine e tyre ate mengjes. E studioi ne menyre diskrete per pak. Ishte shume i pashem me ato tiparet e tij te zeza sterre e gjatesine qe binte ne sy. Plus, i pelqente shume sesi ishte veshur. Xhinse te zeza , nje bluze te holle me menge te gjata ngjyre gri e erret me disa vija te bardha tek krahet e jaka. Menget i kishte rrudhur gjer ne brryl e bluzen e kishte kombinuar mrekullisht me nje pale atlete te bardha, me vija gri. Ne qafe i varej edhe nje zinxhir i gjate me nje pllake argjendi ku supozohej te shkruhej dicka. Argenti kishte te njejtin stil te veshuri me Xhonin. Visheshin bukur por ne menyre serioze, pa u interesuar shume per moden , sa per ate stilin e tyre tipik. Klausi ishte pak me modern nga dy te tjeret per nga e veshura. Perfundimi numer 1; te tre ishin te bukur, te gjate , me shije ne veshje e te benin te ktheje koken rruges. Perfundimi numer 2; me asnjerin nuk duhej te merreshe se ishin treshe e cuditshme, vecanerisht me Xhon kafshen qe ishte delja e zeze mes tyre. Perfundimi numer 3; Zoti nuk duhej ti kishte bere bashke tre tipa te tille. Xheni kishte pershtypjen se kishin lene gjurme te dukshme ne jetet qe kishin cekur.
- Mgjesi.-e nxorri nga ajo perhumbja e saj Genti.
-Mgjesi. Xhoni nuk eshte ketu.-logjikisht mendoi qe per te duhej te kishte ardhur.
-E di. Per ty kam ardhur.-i vertetoi te kunderten me ato fjale e ajo ngriti nje vetull.
-Ouu? Cne ky nderim? Meqe ra fjala, dukesh si yll. Je gjeja me e bukur qe kam pare per sot. Lavdia jote do te zgjase deri sa te shikohem ne pasqyre po he, mos u gezo shume.-tha me te shpejte e Genti qeshi lehte. Vinte bast qe vajza ishte nje tip i adhurueshem nese nuk ishte duke u kapur per fyti me Xhonin.
-Faleminderit gjithsesi. Do me fusesh brenda tani?
-Uhh, hic mendja. Po ato qeset ca i ke?-hodhi shikimin tek dy qeset e supermarketit te mbushura plot e perplot ne duart e tij.
-Lere mos e pyet. Klausi dhe metodat e tij per te kerkuar falje.-shkundi koken dhe e ndoqi nga pas per ne dhomen e ndenjes.
- Cokollata jane ato?-i shkelqyen syte tere lumturi. Kjo do te ishte nje dite shume e bukur, e ndiente.
-Po. I ke nga Klausi. Te kerkon falje thellesisht per keshillat e tij idiote. Tani eshte me Xhonin e nuk mundi te vinte vete. Por te ka futur e nje leter per me teper. Plus edhe faturen, qe te mos mendosh se e ka lene gabimisht. E ka bera enkas qe ta dish se ka lene namin e lekut ne budalliqe e se duhet ta kesh si shtyse per ta falur.-vendosi qeset ne tavoline e u ul ne divan.
-Cokollatat nuk jane budalliqe.-e pa shtrember.
-Kjo eshte e vetmja gje qe degjove ne tere ate fjalim?-tha i argetuar.
-Gjeja me e rendesishme qe degjova. Ej...po sa shume. Cukucuku nana vet, feste , feste, feste.-perplasi disa here kembet ne dysheme , teresisht e ekzaltuar. Me pas u kthye nga Genti serish.-Po ti pse nuk me solle?-mblodhi buzet si femije e ai e pa cuditshem.
- Une me fakt mendova te te sjell disa doza insuline. -tha seriozisht.
-Ti ke mendime shume idiote. -plasi tulle e Genti shkundi koken duke qeshur.
Vazhdoi te qeshte kur ajo mori qeset edhe derdhi gjithcka ishte ne to me divan. Pa sesi ishte gati te fluturonte nga gezimi. Vertet ishte e vogel.
-Ua mami, nje enderr e bere realitet. Vdiqa, vdiqa, vdiqa. Kjo eshte nje nga ditet me te bukura te jetes time. Imagjino te martohesh me nje si Klausi. Zot, e kam zili ate femer. Ka sjelle edhe Lays...o edhe nga keto gjerat me spec djeges qe asnjehere nuk kam per ta marre vesh tamam se ca jane. E dua, perfundimisht e dua. Uaa...i sheh keto e?-i tregoi nje kuti fine me bombone, me nje shkrim francez ne to.-Bejne 40 paund keto, 40 paund.-zgurdulloi syte tere entuziasem.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...