Fale tipit te saj spontan e kokekrisur, i kishte ndodhur te pendohej shpesh per veprimet e saj. Mirepo, ne te gjitha vitet e jetes se Xhenit, pendesa nuk e kishte goditur aq shpejt sa kete here.
Qe penduar ne mes te hedhjes se firmes. Akoma me shpejt madje. Qekur kishte marre stilolapsin ne dore. Megjithate, me duart qe i shkundeshin, ja kishte dale ta shkarraviste deri ne fund firmen e saj.
Vazhdoi te pendohej kur u futen brenda ne shtepine qe supozohej se do te kalonin nje vit se bashku. Vetem me ate njeri per 1 vit te tere.
-Paska vec nje krevat.-shpalli me ze te larte teksa studionte rrethinat. E mesuar prej muajsh duke jetuar ne nje dhome konvikti, cdo gje me e madhe se ajo, i dukej luks. Dhe kjo shtepi i pelqente shume. Ishte perfekte per nje cift. Sa keq qe i duhej ta ndante me psikopatin e urryer.
-Ka dhe nje divan.-ja pat Xhoni.
-Mire. Te pakten do kesh ku te flesh.-sigurisht qe ne krevat do flinte vete.
-Do flesh ti ne divan. Ty te nxe.-i beri te ditur.
- Ore, ke edukate ti? Une kam dhe probleme me gjumin. Po nuk pata hapesire mjaftueshem, nuk fle dot.
-Fli ne toke...ka hapesire plot.-mblodhi supet sikur te ishte thene dicka normale.
-Kjo duhet te jete martesa me e qelbur ne historine e martesave. -perplasi kembet ne dysheme si nje femije i llastuar.
-Fleme te dy ne krevat. Dopio eshte.-propozoi pa te keq.
-JO.-u hodh pupthi Xheni.
- Si te duash.-qe gjithcka qe tha e pa pershendetur fare, u largua qe aty.
-Ik o kafshe, ik. -foli pas mbylljes se deres.
Pjesen e mbetur te pasdites se saj e kaloi merzitshem. Sistemoi gjithe pertese gjerat e saj , duke zene te dyja raftet e komote. Xhon kafsha ti vendoste poshte krevatit te tijat. Me pas iku dhe bleu disa gjera te reja per shtepine, duke perfshire ketu edhe disa ushqime. Nderroi mbulesat e krevatit, u nderrua ne nje pale pantallona te shkurtra te rehatshme e nje kanotiere te lirshme. Mori kameren dhe laptopin e u shtri ne krevat duke punuar ne nje projekt qe kishte nisur prej javesh. Nuk ishte e diskutueshme qe do te flinte ajo ne krevat. Le te mos ishte dakord Xhoni.
Kur Xhoni u kthye ne shtepi, e gjeti ne gjume. Ishte vendosur ne qender te krevatit, sikur te donte ti thoshte qe do te ishte i teri i saj.
- Te bej nje dush se e sheh mire ti.-shfryu rende.- Kalama i shpifte.
Ju desh te bente tere rrobat e tij lemsh qe te mund te gjente nje peshqir e nje pale bokse. Per me shume rroba, as e vuri ujin ne zjarr te kontrollonte. Keshtu flinte perhere. Nuk kishte ndermend te ndryshonte zakonet e tij prej Xhenit.
Si perfundoi dushin, pa e ndezur driten, shkoi drejt krevatit dhe e shtyu menjeane trupin e saj. Per fatin e nervave te tij, ajo e kishte gjumin e rende e nuk u zgjua.
Me pas u hodh rende ne krevat, sikur te mos kishte qene ai qe 2 sekonda me pare nuk kishte dashur qe ajo te zgjohej. Tashme nuk i behej vone fare. U pendua ne sekond qe u hodh aq rende. Afer jastekut kishte qene dicka e forte qe e kishte sakatuar ne shpatull. Mallkoi me dhembet shtrenguar.
Mbase ishte pasthirrma e tij e inatosur, mbase kishte qene e hedhja e tij e rende ne krevat, mirepo Xhenit ju lekund gjumi. Gjysemhapi qepallat e i mbylli serish. Ashtu, ne gjendje te vagullt solli nepermend qe kishte pare pikerisht kameren e saj, te shtypur nga trupi gjigandesk i kafshes. Hapi syte si e cmendur.
-Aaaaa-bertiti me te madhee, duke e zene tjetrin aq ne befasi sa ne instikt e siper, gjuajti me shkelm, duke e shtyre jashte krevatit.
-Uoo...uo te...te...-nuk e perfundoi fare fjaline. Vetem kaloi doren eger neper floket e tij te lagur.
YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
Non-FictionXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...
