-Aa...ca u ke bere flokeve?-e pa disi me droje. -Dukesh i frikshem.-tha ate qe i vinte ne mendje sapo e shikonte te qethur ne ate menyre.
-Mi qethi ai pampersi keq e ja futa 0 pastaj.-mblodhi supet e iku drejt frigoriferit per te nxjerre qe aty nje shishe te vogel me uje, te cilen e thau per pune sekondash, e palosi me dore dhe e flaku ne kosh.
-Kur thua keq , jam e bindur qe ti ka bere me ndonje model modern e ty te eshte dukur si model pederasti.-tha me bindje te plote ato fjale e ai vuri buzen ne gaz per pak. -Jopo thuaj qe nuk te njoh pastaj.
-Nejse...keshtu jane mire.
-Dukesh si burgaxhi. Sa te shikon, thua qe ky eshte kriminel. -tundi koken. Gjithmone i qene dukur intimidues tipat qe i qethnin floket 0.
-Bukur.-qe gjithcka qe i tha e ajo nenqeshi lehte. Xhoni ku ta gjente te dukej sa me i keq. Keshtu do e kishte dhe me te lehte te trembte njerezit.
-Xhon.-tha pas disa momentesh.
-Ca ke? -pergjigja e tij e zakonshme.
-Do bejme ushtrime bashke?-sugjeroi entuziaste duke bere me shenje nga rrobat e saj te palestres.
-E nxorre shpikjen e rradhes ti? -u ul rende ne divan, duke i dhene te kuptonte se nuk e kishte ne plan dicka te tille.
-Sa tip negativ. Une ta bej perhere qejfin ty.-u llastua.
- Popo, kur nuk te shoh vec.
-Epo plac. Mua me lusin.-u cua nga divani gjithe inat dhe u shtri ne dysheme.
Me demek do bente pompa. Por sapo beri 3 te parat, edhe ato shkel e shko, perqafoi gjithe dashuri dyshemene.
-Une kam edhe trup te bukur. Ca bej keshtu? Do hyj ne gjynah me Zotin duke kerkuar kot me mire.-foli nga aty.
Xhoni shkundi koken me budallalleqet e saj. Aq te shpeshta ishin saqe tani i qene bere te zakonshme. Tanime do e quante te habitshme nese sapo te shkelte kemben ne ate shtepi, Xheni nuk do ti dilte me nje teme te re diskutimi ose me nje hall te sajin qe ne te vertete nuk ishte aspak hall. Me raste do i dilte e me ide te cuditshme si kjo. Heren e fundit e kishte gjetur duke shkarravitur muret e duke vendosur fotografi kudo e ne ate menyre qe ta shikonte ajo se dukeshin bukur.
"Eshte shtepi me qera." i kishte thene.
"Ke frike se te bertet pronari?" kishte qene menyra e saj per ta fituar ate beteje duke goditur ate egon e tij prej te plotfuqishmi.
"Shkarravite edhe nga jashte po deshe." kish thene menjehere e ajo kishte mbajtur barkun nga te qeshurat.
Pa sesi qendroi per pak ne dysheme.
-Cohu tani se e fshive.
-Do me mesosh si te bej pompa?-ngriti paksa koken ne drejtim te tij.
Xhoni u cua gjithe pertese, duke hequr gjysempallton e tij te zeze. Flaku tutje dhe bluzen me menge te gjata qe kishte poshte. Me mire i bente qejfin ne kete sesa te duronte 1 ore diskutimet qe ajo do te niste te cilat vec do ti plasnin koken e do te nxirrnin ne pah vec nervat e tij.
Kur e pa te hidhej pertoke permbys, Xheni pati pershtypjen se ai do i bente turinjte pershesh ne dysheme. Por ne sekondin e fundit ai vendosi duart ne dysheme e ajo nxorri nje fryme te lehte qe nuk e dinte qe kishte qene duke mbajtur.
-Uee, ma meso dhe mua ate.-kerkoi gjithe ngazellim.
-Qe te thyesh hunde e buze a? -nisi te bente disa pompa me te thene ato fjale.
Xheni u ul dhe u perpoq ta imitonte por nderkohe qe ai e bente te dukej e lehte , ajo do te sforcohej duke u skuqur ne fytyre e duke shfryre me nofullat shtrenguar.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...