We've updated our Content Guidelines.
Review the latest guidelines to keep sharing stories safely.

10

3.9K 220 151
                                        

Hyri ne shtepi ate mbremje vetem per ta gjetur te mbledhur kruspull ne divan. Dukej shume e trishtuar.

Xhoni nuk e kishte ndermend as ta pyeste se cfare kishte. Vetem uronte qe te ishte aq e trishtuar sa te mos e kishte mendjen ti thoshte qofte edhe nje gjysem fjale derisa ai te binte per te fjetur.

-Xhoni?-emri i tij nga buzet e saj e beri te shfrynte rende. Ja dhe deshira e tij per te mos patur nje shkembim fjalesh me te, ja sesi fluturonte kjo deshire nga dritarja.

-Ca do?-ja ktheu me ate harbuterine e tij te zakonshme. Nuk ishte nje menyre komunikimi e rezervuar enkas per te. Keshtu sillej me te gjithe. Nuk do te ishte nje perjashtim kjo femer acaruese.

-Po ca te bera une qe me kthehesh ashtu?-ja dhe ajo qe mendonte se kaq i paedukate ai ishte vec me te.

- E si dreqin u ktheva une?-foli me te njejtin ton, pa i interesuar aspak qe per nje arsye a nje tjeter, vajza dukej e merzitur thellesisht.

-Si kafshe. Le qe ti kafshe je. Normal qe ashtu do kthehesh.-u duk sikur e kuptoi qe nuk ishte faji i saj per harbuterine e tij.

-Shyqyr qe e kape mo. Se kush kishte nerva te merrej me mjaullimat e tua.

-O Xhon...jam e merzitur.-nderroi teme menjehere, sikur te kishte nuhatur qe tjetri qe bere gati te ikte ne dhomen e gjumit e donte ta godiste me fjalet e saj perpara se ai te kishte mundesine ta bente dicka te tille.

-Me plasi mua se je e merzitur ti.-shkundi koken me mosbesim ndaj faktit qe ajo realisht mendonte se mund te qante hallet me te.

-A vdes po te pyesesh 'ca te mundon grua e dashur'? -stisi nje ton te embel.

Xhoni betohej. Betohej qe kthehej i qete ne ate shtepi shumicen e diteve. I qete e pa asnje deshire per sherr. Per cfare ndodhte ne momentin qe sapo shkelte kemben ne kete shtepi, nuk mbante pergjegjesi.

-Mire qe vdes po nuk me mban as dheu.-grua e dashur...posi.

-Po une kam nevoje te flas me dike.-perplasi duart ne jastekun e vogel te divanit.

-Murin ja ku e ke. Naten.-beri te zhdukej qe aty, nje sekond e me pare, sa ishte akoma i qete.

- Po ca te kam bere qe me ke kaq inat?-rrudhi fytyren, sikur te ishte e trishtuar per kete fakt.

-O gje e trashe...a ka mundesi te shkoj e te fle gjume si njeri?-ngriti zerin. Kjo ja bente per borxh.

-Ja, prape. As 1 bisede nuk e bejme dot si njerez te civilizuar.-shfryu trishte ajo.

-Shiko...po sillem mire. Vdeksha sot qe jam sjelle shume mire me ty. Ketu vij vec per te fjetur. As te kam lene te lash e te shplash e as te zjesh e te perzjesh. Shtepine e ke teren per vete gjithe diten. Me dore nuk te kam prekur ndonjehere. Ca mu*in ke tani? Pse dreqin me cingron tere kohes? A do dajak moj femer? Kaq shume e do ate te shkrete dajak?

Tashme ishte i paduruar. Aq i paduruar dhe i shkaterruar nervash ndihej nga kjo martese idiote, sa nese dikush do i thoshte Xhonit qe ky vit do te kishte 366 dite e jo 365, do e zhdepte ne dajak vetem nga acarimi qe do i duhej te duronte 1 dite me shume kete femer.

-Po une vec desha te flas. Edhe njeriu me i keq pyet njehere. Pak qe kam hallin tim, duhet te duroj edhe britmat e tua.

-Ulu fli gjume, mos me shurdho mo. -tha me ton mosperfilles. Nga i buronte gjithe ky guxim kesaj femre?

-Une nuk jam e lumtur.-mblodhi buzet pikellueshem.

-E cfare te ben te mendosh se me pjerdh mua se nuk je e lumtur ti?-e pa si te ishte nje gjallese e cuditshme.

Nje Fund Me Ty (3)Stories to obsess over. Discover now