23

4.6K 208 305
                                    

-Ore, cne ti pushim sot? A nuk duhej te ishe me i ngarkuar se kurre ? -rrudhi vetullat Xheni. Logjikisht , perderisa punonte ne nje nga restorantet italiane me ne ze te Londres dhe kishte arritur te ishte nje shef aq i dalluar, tani duhej te ishte ne kuzhinen e restorantit, deri ne gryke me pune.

-Deri ne 3, atje isha. E ke parasysh kete idiotsine e intervistave e keshtu? Epo, pronari ka muaj qe po me nxin jeten per te pranuar. Tani se nga erdhen nga nje kanal i famshem televiziv edhe do i benin si tip reportazhi tere restorantit me rastin e festave. Edhe une deri ne 3 duke gatuar para kameres kam qene, duke qene se kane kohe qe me kerkojne mua edhe do te ishte publicitet i mire per restorantin sepssipas pronarit, shume vijne thjesht per emrin tim. Kur u bo edhe emri im moo.- plasi doren ne koke me mosbesim.- Plus bera gati menune speciale te sotme, qe ma la me porosi te madhe ai. Ne kembim e kerkova pushim pjesen e mbremjes, duke qene se pak a shume ua lashe te tera gati. Ka dhe shefa te tjere atje, eshte goxha restorant. Por neser jam ne krye vete, edhe fryme nuk do marr.

- E mire, mire...shkelqejne shqiptaret. Keto jane historite qe duam te degjojme. Edhe une keshtu dua te behem ne boten e fotografise. -tha e buzeqeshur.

- Do behesh, pse jo? Asgje nuk te mungon per tu bere. -i tha sjellshem Genti e ajo buzeqeshi e lumtur. I duheshin fjale te tilla , sot me shume se kurre.

-Popo, fotografe per foto passaporte ka per te perfundu po he.-erdhi Xhoni pas tyre me plot shishe ne duar.

-Faleminderit per motivimin.-ja ktheu tere inat. Askush nuk besonte tek pasioni i saj, askush. As prinderit e saj te cilet jo me larg se para pak oresh e kishin deshmuar kete. Por , pune e madhe. Ajo besonte vete ne to e besonte aq fuqishem sa ishte e bindur qe asnjlloj zjarri nuk kishte per te qene dot kaq i forte sa zjarri i emdrrave te saj.

-Eshte realizem. Me e shumta, fotografe dasmash. -ja ktheu Xhoni lehtshem e ajo nuk i foli me fare. Ishte njeri i patakt dhe e dinte. Ishte vete ai qe kishte pergjuar biseden me prinderit e saj dhe kishte pare sesi mes atyre llomotitjeve te saj te pafund, ajo kishte qare e trishtuar per dyshimet e prinderve te saj. E tani ishte po ai qe po i thoshte te njejten gje si ata, qe kishte per te deshtuar te ishte dikush ne ate fushe qe kishte zgjedhur. Ne fund te fundit, keshtu e mendonte me te vertete e vrazhdesia nuk ishte surprizuese kur vinte puna tek ai.

Kur Genti shkoi pak para tyre te merrte disa ushqime, ju afrua prane. Ajo e pa tere urrejtje. Ose me sakte, u perpoq ta shikonte ashtu. Ku e kishte nder vete urrejtjen kjo vajze. Ajo ne njerin sekonde te urrente , ne tjetrin te donte, ne tjetrin te perqafonte. Femije fundja.

-Ruhu se po pi e behesh tape sonte. Ti super budalliqe flet kur je esell, imagjino edhe me pi. Piken e alkoolit mos ta fusesh ne goje.-paralajmeroi e ajo vec e pa drejt e ne sy per nje cope te mire kohe.

-Mire.- qe gjithcka qe tha, akoma e merzitur me ato komentet e tij rreth fotografise.

Nuk e kishte bere plan te pinte , jo. Qellimi i saj ishte te shijonte si spektatore shfaqjen qe djemte do te jepnin pasi te ishin dehur. E mbase te nxiste ajo ndonje shfaqje nga ana e saj. Kishte plane te medha per kete mbremje, plane qe i jepnin njefare entuziasmi qe nuk po shuhej dot as nga harbuteria e burrit qe kishte perballe.

- Mire tamam, jo mire sikur e ke ti.

-Pse je kaq i keq me mua ? Sa here qe buzeqesh, ti duhet te vish te ma prishesh me doemos gezimin. Nuk e kuptoj pse me ke aq inat. Aq shume te acaron lumturia ime? -tha seriozisht keto fjale e ai shfryu merzitshem.

-Aman, mos ja fillo tu qajt tani. Nuk jemi ngusht dramatizimeve tua.-ja, e njejta sjellshme e perhershme. Me sa pak genjehej dhe ajo. Ajo hedhia e krahut kishte qene nje gjest pa piken e kuptimit nga ana e tij e ajo kishte zgjedhur te ngazellehej, a thua se cfare kishte bere ai. Kishte te tjere qe do adhuronin ti jepnin shume me shume nga vetja, te tjere qe do e vlersonin dhe adhuronin te paturit ne krah dike si ajo. Duhej ta hiqte kete fiksimin idiot qe e kishte pushtuar. Ky burre vec trishtim do i dhuronte. As ja kishte idene sesi te trajtonte shpirtin e nje njeriu, aq me pak shpirtin e brishte te nje femre si ajo.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now