-O Xhon, po pse u hodhe ne kanal per ate Kristjanen ti?-pyeti me nje ze vertet te trishtuar. A ishte budallaqe valle qe donte ta gjente kete Kristjanen dhe ta bente copash edhe pse ajo sot ishte nje 29 a 30 vjecare qe me siguri kishte edhe femije? Vertet qe po ndihej ekstremisht xheloze. Sepse ajo kishte patur fatin qe Xhoni te bente dicka te atij tipi per te. Te pakten nuk e kishte ditur. Kjo e ngushellonte shume.-Kush eshte Kristjana? -qe pyetja e tij qe e beri te qeshte. Ti rronte Kristjanes qe e kishte bere te hidhej ne kanal per te dhe kurre nuk e kishte marre vesh. Ne fund te fundit, kishte qene Argenti ai qe i kishte kujtuar Xhonit emrin e saj. Dhe e kishte harruar serish per pune nje ore.
-Hehe, ve bast qe mua nuk do ma harrosh kurre emrin.-tha arrogante.
-Rri urte se po flej.-tha me sy te mbyllur.
Argenti kishte kembengulur qe te mos i linte te ktheheshin ne shtepine e tyre duke qene se Xhoni kishte pire se tepermi dhe nuk ishte aspak e mundur qe te ngiste makinen ne ate gjendje. Kishin qene duke ju marre kembet kur ecte. Xheni kishte qene gati te sugjeronte te merrnin nje taksi por me pas Genti kishte hapur serish ate gojen e tij te bekuar e u kishte thene te flinin ne dhomen e Xhonit ne kete shtepi. Dhe mendimi i te fjeturit ne nje krevat me te kishte qene ku e ku me i mire se te ulej e te flinte ne divanin e shtepise se tyre. Se atje nuk do kishte patur asnje justifikim per tu ulur te flinte me te.
- Po pse ma bere kete ti mua? Si u hodhe ne kanal per Kristjanen? Te urrej.-serioziteti me te cilat po i thoshte keto fjale, po e bente te dyshonte disi per shendetin e saj mendor. Por c'faj kishte ajo? Ishte e pamundur te jetoje me Xhonin edhe te vazhdoje te ishe normal nga mendja.
-Mbylle!- ai donte vec te flinte. Por Xhenit nuk po i pushonte goja. Sa here e shikonte qe po e kepuste gjumi, e shkundtte fort nga supet. Te mos ishte per faktin qe nuk levizte dot as doren , aq i pafuqishem ndihej ne kete moment, do e kishte nxjerre perjashte mezor.
-Po pse nuk prite per mua ti? Ja, une prita per ty. Pse nuk u hodha ne kanal une per askend? Heee? Pse e bere ti? A nuk te vjen turp? Pse me merzit keshtu mua ? Ca te kam bere une qe me tradhetove qekur isha 9 vjece? Qe ne ate moshe, me vrave me ndjenjen e tradhetise. Edhe e kam ndjere, te betohem qe e kam ndjere. Ishte nje moment kur me rane te dyja kukullat nga duart se mu drodh zemra. -i gjuajti disa here tek faqja per te mos e lene te flinte.
-O Xhen, du me flejt po te them.-tha si me veshtiresi, sa nga pija, sa nga nevoja per gjume.
-Shiko se do e rregullojme, mos u merzit. Nga ku do hidhesh per mua?-buzeqeshi tere entuziasem.-A do hidhesh nga nje shkemb i larte drejt e ne det? Si ne filma? Per te me kompensuar ate te Kristuqes, do hidhesh dy here.-shtremberoi turinjte serish me inat.
- As ne nje grope cerek metri nuk hidhem per nje femer sot.-i tha edhe njehere tjeter ate qe sot ishte e dallueshme.
Xhenit i qe dashur pune qe te besonte qe Xhoni i rrefimit te Argentit ishte i njejti me kete Xhon. Sado qe e kuptonte qe kishin kaluar 10 vite, serish nuk bente sens gjithe ky ndryshim i tij. Vajza do kishte vdekur e nuk do e kishte besuar qe ky burre, dikur kishte qene tipi qe harxhonte aq kohe dhe energji per tu marre me vajzat. Ai sot as denjonte tu hidhte ndonje shikim. Pastaj edhe ajo tere energjia qe Genti kishte permendur me shume se nje here. Dreqi e marrte, ai e kishte pershkruar edhe si tip llafazani per me teper. Ajo e kishte te veshtire te besonte qe gjithcka ishte nje veper e kohes. Fundja, edhe Genti kishte rrefyer per veten e tij e ai dukej tamam sic asaj ja kishte marre mendja qe Genti ishte ne ate rinine e hershme. Jo Xhoni ama. Xhoni sikur kishte nderruar komplet vije.
-Ashtu e?-i gjuajti ne faqe me inat.-Per te fjetur nuk ke sonte. Majmun. Pse u hodhe per Kristulen pra?
-Kam qene budall asokohe.-te gjitha pergjigjet po ja kthente pa i hapur syte.
YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...