- Nuk ke per te shkuar!-ja pat me ton kategorik.-Seriozisht e ke njehere? Si e nxjerr nga goja?-kur ja kishte thene ne fillim, i qe dukur si shaka. Madje pat qeshur. Por kur kishte pare shprehine serioze ne fytyren e saj, vec pat perplasur grushtet ne tavoline.
-O Xhon...-tha emrin e tij me deshperim.
-He, ca? Ca o Xhon? Nuk ke per te shkuar, te thashe. Une nuk te lej.-ngriti zerin tejet i frustruar. Kjo ishte shume. Realisht ishte pertej menyres se tij te konceptuarit.
-Pse je i tille? Pse i vendos vulen cdo gjeje kaq shpejt? Kushedi sa here te kam thene qe kjo eshte endrra ime me e madhe. Eshte...-vizioni ju mjegullua nga lotet. Kjo nuk do te perfundonte bukur, e dinte.
-Shiko Xhen se je tu e zgjat shume...futi keto valixhet ne dhomen e gjumit edhe boll. -nuk pranoi te degjonte aspak. Ishte aty kur Xheni e humbi.
-Do te shkoj!-bertiti me te madhe, me zerin qe i tjetersohej nga lotet.-Eshte vetem nje vit Xhon.-shtoi me bute e ai vec shkundi koken furishem.
-Une ta kam thene...une nuk e marr persiper distancen ...-uli dhe ai zerin. Ajo duhej ta kuptonte. Qe nje burri si ai, 1 vit do ja hante shpirtin te gjalle. Fiksimet dhe dyshimet do e torturonin. Kujtdo ne vend te tij do i ndodhte keshtu. Kush ishte ai burre qe nuk e kishte problem te dergonte gruan e tij nje vit larg , kushedi se ku e me kushedi se ke? Si mund te priste dicka te tille prej tij?
-E di.-shpertheu ne lot ajo.-Gabimi eshte i imi Xhon. Se i dija te tera. E dija cfare koke kishe ti, e dija se cfare synimesh kisha une e serish e lejova veten te te doja. Pavaresisht gjithckaje.Edhe doja qe te me doje mbrapsht. Me patjeter. Njehere e kisha per ambicie, pastaj per inat ndaj faktit qe silleshe aq ftohte...por ne fund , e kisha vec sepse arrita te te dua pafund. Ku kisha dashuruar ndonjehere une? Faji eshte i imi se u tregova e papjekur. Thjesht doja te jetoja castin, ashtu sic ti me thoje perhere. Nuk i mendova gjerat gjate. E dija qe mbase do mbaronte por te pakten me mire te mbaronte si dicka e jetuar sesa te mbaronte pa nisur fare.-uli koken ne faj.-Pastaj mendova se...se edhe mund t'ja dilnim kesaj. Pata besim tek ne.
Xhoni vec e pa me nje seriozitet te rende. Nuk do e lejonte kete. Ai akoma nuk e besonte qe ajo e kishte seriozisht. Gjithcka i kishte ardhur kaq surprize e ai nuk po dinte si te dilte prej atij shoku.
-Epo une nuk jam kalama. E nuk do te te plotesoj tere tekat ty. Nuk behet Xhen. Vete ti si pretendon qe kjo te funksionoje? -nuk e kuptonte, vertet qe nuk e bente. Pse duhej te lodhej aq shume per cdo gje? Kur me ne fund kishte filluar te ndihej ndryshe, i lumtur...
-Nuk pretendoj. E di si je ti. E di qe e ke te pamundur te me besosh...te pamundur te me lesh te lire...
-Cfare m*t lirie eshte kjo qe kerkon? Kush ta jep ate liri qe kerkon prej meje? Nga dreqin ta di une nga do shkosh e me ke do shkosh e car njerezish jane? Je ne vida ti? -nuk e la as te perfundonte. Do i shperthente koka nga kjo bisede.
- Eshte nje ekip i tere per hir te Zotit. Dhe supozohej te ishte 1 vit e jo me shume me ty. Nuk do i futesha kurre marteses me planet e mia. Nuk e prisja qe ...
- Qe une te kerkoja me shume? Cfare prisje ti kur kembengulje me mish e me shpirt te me rrije afer? Apo te tregohesha indiferent e i pashpirt me ty? A do ishe me e lumtur sot? Mbase nuk do ishe duke qare tani.-ja pat ashper e ajo vec ndjeu lotet ti shtoheshin.
-Une asnjehere nuk kam dashur te martohem kaq shpejt. Erdhi situata keshtu. Une ne rrethana te tjera, edhe te te doja kaq sa sot, prape nuk do isha martuar me ty. Une kisha plane te tjera...do mbaroja shkollen, do ikja nje vit larg cdo gjeje qe njihja, do njihja bote te tjera, do luftoja per punen qe ofron shkolla e me pas...vec me pas do e mendoja te kisha dicka me nje mashkull. -I dhimbte shume. E therte ne shpirt te ishte ajo qe po i jepte fund gjerave.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...