30

4.5K 212 195
                                    





-Xhon, eshte dikush ketu rrotull.-pa jashte dritares permes perdes.

-Aty te rrije.-ja pat i patrazuar tjetri.

-Ore, dil e kontrollo po te them. Ja ku eshte polic qe ka ardhur per ty?-thjesht donte qe ai te cohej e te dilte jashte neper ate shi, te shkrepte disa foto dhe kaq. Por sigurisht qe kete nuk ja kerkonte dot Xhonit. Ai dukej sikur preferonte te vdiste me mire se ti bente qejfin.

-Mire se te vije.-nuk levizi serish nga vendi e Xheni shfryu rende.

-Dal vete.-perplasi kembet ne dysheme.

-Ulu se kerrciti.-dhe ja, sikurse ajo kishte menduar, kaq kishte mjaftuar per ta bere te cohej nga divani ku aq rende ishte ulur.

Mori kameran me te shpejte dhe goten e ujit qe kishte lene ne tavoline. Xhoni do acarohej si dreqi por do ja vlente. Gjithcka per artin.

Shtepia kishte nje strehe te vogel pergjate perimetrit te saj qe po i mbronte te dy nga shiu. Xhoni hodhi nje sy perreth e me pas u kthye nga ajo.

-Te dhjefsha syte e ...-nuk e mbaroi dot fjaline pasi nje gote uji u derdh ne fytyren e tij.

Xheni hodhi goten e zbrazur ne barin e lagur pak me tej dhe i dha nje te shtyre Xhonit me te dyja duart , duke arritur ta nxirrte nga streha , vetem pasi ai nuk kishte qene duke e pritur nje veprim te tille.

Pa sesi terbimi u pikturua dukshem ne fytyren e tij. Ajo vec shkrepte foto ndonese duart po i dridheshin. Me pak fat, njera do te dilte e qene nder to.

Nuk ishte budallaqe qe ti hidhte uje kot dikujt qe do lagej nga shiu. Mirepo, e donte te dukej i xhindosur e sa me qull qe mundej. Semos do dukej ne foto se me cfare manovrash ishte shkrepur.

Mblodhi doren grusht dhe shkoi drejt saj. Ne jeten e tij nuk ja kishte sjelle dikush aq ngushte sa ajo. Nga dreqin i shpikte gjithe ato cudira? E kishte mall te ulej 5 minuta ne divan se ajo do e gjente dicka te re per ti kujtuar se qetesia nuk qe krijuar per te.

-Me fal! Me fal! Ne emer te Jezusit, me fal. Vetem per artin.-struki kameren ne kraharor dhe u zhduk nga syte kembet.

Vrapoi drejt frigoriferit dhe vendosi kameren ne katin e poshtem. Me ato nerva qe ishte ai, nuk e vinte ne dyshim se do ja thyente po ta zinte me dore.

U kthye dhe kerceu ne vend kur pa Xhonin pas vetes. Beri nje hap pas.

-Pse me shikon ashtu? Po ca bera une?-perplasi kembet ne dysheme pareshtur e kur i vetetiu ne koke qe ishte fajtore ne ate situate, nxorri duart perpara dhe lepiu buzen e poshtme. - Shiko, per Zotin e madh qe kam 1 muaj qe pres sa te te rriten pak floket e te te bej kete foto. Meqe ra fjala, keshtu i ke yll. Marshalla. Ptu ptu. Pse po me shikon prape ashtu? Te betohem qe nuk desha...domethene desha...po per Zotin e Madh qe jam njeri i mire. Domethene bej ca...ca gjera , po i bej ne emer te artit...te qafsha ty qe jam njeri i mi...- fjalen nuk e perfundoi dot pasi e njejta thike qe Xhoni kishte perdorur per ta kercenuar naten qe ishin njohur, fluturoi fare prane kokes se saj dhe maja e saj u ngul ne mur. Vajza mbajti frymen e tmerruar duke i bere syte poca. Me pas kaperdiu me veshtiresi.

-Ne emer te artit.-foli Xhoni me shikimin e drejtuar nga thika.

Iku dhe u ul serish ne divanin nga ku nuk duhet te ishte cuar. Hoqi bluzen ngjyre ulliri me menge te gjata, i dha nje te fshire fytyres me te dhe e la anash ne divan.

-Ku eshte arti ne tmerrimin e njerezve?-foli me zerin e pataksur Xheni.

-Ky eshte arti im. Ashtu sikurse i yti eshte ne terbimin e njerezve.-ja ktheu i qete. Madje dhe u ngerdhesh me horrorin e shkruar ne fytyren e saj.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now