Marreveshja e tyre kishte perfunduar. Tashme mund te divorcoheshin kur te donin. Xheni madje kishte folur me nje avokat dhe te nesermen do kishte ne dore kerkesen per divorc. Dhe ai do ja firmoste, e dinte mire kete gje.
Po te mos ishte kaq e thyer ne shpirt per tere kete ndjenje qe ai ja kishte ndrydhur ne maksimum me ashpersine e tij, do ishte ndjere e lumtur. Do ndihej me e lumtur kur te ishte larg tij e mendimet te mos i asfiksoheshin nga prezenca e tij. Do ndihej pafundesisht e lumtur pasi te kishte shpetuar nga ai. Me ne fund do ishte e lire nga ai mashkull tiran qe nuk e kishte marre mundimin te pyeste qofte edhe njehere per dicka nga jeta e saj ne tere kete periudhe qe kishin jetuar bashke.
Por perdreq, ora e kishte kaluar dymbedhjeten e ajo nuk mundej as te mendonte per gjume pasi Xhoni nuk ishte kthyer akoma ne shtepi. Ndihej kureshtare, e shqetesuar, xheloze e kushedi se cfare tjeter. E mbi te gjitha, ndihej aq e lenduar se keshtu kishte per te qene perhere qe tani e tutje. Kishte per te gerryer shpirtin nga mendimi se cfare ishte duke bere ai, semos i ndodhte gje, semos njihte dike tjeter e me rradhe.
U cua nga divani dhe filloi te bente ecjake neper dhomen e ndenjes. Meqe per gjume nuk behej fjale dhe filluan ti merreshin mendtte nga tere ato rrotullime, vendosi qe te fillonte te bente gati gjerat e saj.
Si perhere kur behej fjale per te shperngulur, e filloi me gjerat me te rendesishme per te. Kameren qe perdorte tani, dy kamerat e vjetra dhe ato dhjetra karte memoriet ku kishte nje pafundesi fotosh.
-Ku ta kam lene canten ty, ku ta kam lene?-mori ne dore kameren qe kishte patur para se te vinte ne Londer.
Me pas rremoi ne gjithe raftin , ne te tere sirtaret, madje edhe tek disa kuti kepucesh qe kishte , vetem e vetem per te gjetur canten e kameres. Po te behej fjale per te gjetur canten e saj, edhe sikur te kishte para brenda, nuk do te kishte rremuar kaq gjate. Kamerat ishin ku e ku me te rendesishme.
-E gjeta Vangjel!-sa nuk bertiti e gezuar. -Se nga te paskam futur ne vrime te miut une ty...Ooo, tamam ne vrime te miut perzotin. Shi si e paskan ngrene minjte nga brenda. -tha tere inat kur vuri re se canta ishte e grisur disi nga brenda. E kontrolloi nga jashte e ishte ne rregull. Futi doren brenda per te pare sa ishte grisur. Rrudhi vetullat kur dora i erdhi ne kontakt me nje objekt te vockel fare ne ate hapesiren mes shtreses se jashtme te cantes e asaj te brendshme. Qe ne prekje ju duk si karte memorje dhe kur e nxorri per ta pare, rezultoi qe e tille ishte.
-Po ti moj bukuroshe?-hapi syte e entuziazmuar. E ku kishte me bukur per nje fotografe te gjente nje karte memorje qe kushedi cfare kujtimesh dhe fotosh duhet te kishte brenda.-Uaaaaa, mos je ajo qe mendoj une?- sa nuk ju hodh shpirti perpjete nga ideja qe me ne fund do i jepte fytyre atij te panjohurit te saj.-Te lutem, ji ajo, ji ajo. -e puthi disa here karten sikur te donte ti thoshte; edhe neqoftese nuk je ajo, behu ajo sepse te putha.
Me pas mori serish kameren ne dore dhe e ledhatoi sikur te ishte nje femije i vogel.
-Kushedi sa kohe ka e grisur canta jote. Vete nuk dal ndonjehere me cante ose rroba te grisura une. Iiii, Xheni i keq, Xheni i keq. Me fal bukuroshe, me fal qe te kam veshur rrobe te grisura.-e puthi gjithe dashuri e me pas pa nga dy kamerat e tjera. -Mos tu mbesi hatri juve. Zoti e di qe ju dua te trejave njesoj. Cukucuku nana vet. -perkedheli edhe dy te tjerat, a thua se objektet do ankoheshin per mungese dashurie po te mos e bente.
Me pas marshoi per ne dhomen e ndenjes, e lumtur si asnjehere tjeter ne tere keto jave. Po lutej pareshtur qe ne ndonjeren prej ketyre fotove te ishte edhe fytyra e misteriozit qe kishte perndjekur gjate mendimet e saj.
-Ishalla eshte edhe ai. Ishalla eshte shume i miiiiile...keshtu do e harroj Xhonin sa ta shikoj. Jojo , ma ndien zemra mua. Ky eshte i vetmi qe ka shans ti beje konkurrence Xhonit. Ishalla o Zot, ishalla. -tha me gishta te kryqezuar.

KAMU SEDANG MEMBACA
Nje Fund Me Ty (3)
RomansaXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...