U cua ne te qindten e sekondit nga aty. Sapo ndjeu peshen e trupit te tij te clironte te sajin, beri te njejten gje si ai dhe u largua me vrap per ne tualet. Me duart qe i shkundeshin cmendurisht, sikur sapo te kishte kaluar ne ndonje shok elektrik, arriti te kthente celesin e deres per ta mbyllur kete te fundit.
Xhoni vazhdoi te qendronte aty per nje cope here, me i humbur se c'kishte qene per vite te tera. Shkelmoi fort disa here ne mur , veshi serish bluzen e tij e beri te dilte nga ajo shtepi sa me shpejt qe mundi. Megjithate nuk ja arriti te ishte aq i shpejte sa te largohej nga aty pa i vrare veshet me ngasherimat e te qarave te saj.
-Ca mu*in do beja?-i ra kokes fort me dore sapo u gjend jashte asaj shtepie. Dukej sikur edhe vete se kishte kuptuar se cfare kishte nisur. Vertet se kishte cuar shume larg ama do ta kishte bere te keqen ne me pak se 1 minute me ate vrull qe e kishte nisur ai.
Nuk do e kishte cuar kurre deri ne ate pike. Po i betohej vetes me shpirt qe nuk e kishte patur ate qellim, sikur tere mundimin ta kishte per te bindur veten qe nuk ishte kurrsesi nje maskara qe do te shkonte deri ne ate nivel. Atij nuk i behej vone se ishte kriminel, as te vriste, as te therte as te rrihte. Se vriste ndergjegja nje fije per ato. Por me femrat nuk ishte marre ndonjehere. Perderisa ishin me te dobeta se ai per nga fuqia, c'sens kishte? Burrat merren vec me burra.
Ai kishte dashur vec ta trembte. Gjithe plani i tij kishte qene biseda , hapat drejt saj per ta bere me bindese dhe kaq. Por me pas, ajo e kishte sfiduar e Xhoni si Xhoni, nuk pat pare asgje tjeter pervec faktit qe dikush po e sfidonte.
Dreq, kjo ishte nje nga situatat qe atij i vertetonte qarte se sa tip i paqendrueshem ishte. Xhoni ishte i cakerdisur ne nje pike te tille, sa ndonjehere nuk dinte as c'te priste nga vetja. I pelqente te dinte qe njerezit i druheshin per vete faktin qe nuk ja njihnin limitet e nuk dinin cila ishte me e keqja qe mund te prisnin prej tij. Mirepo, te mos dinte c'te priste edhe prej vetes? Kjo nuk ishte e bukur, aspak e bukur. Ndonjehere mendonte se ngaqe nuk arrinte te kontrollonte sic duhej veten, kerkonte te kontrollonte kedo qe e rrethonte.
Nuk kishte qene gjithmone keshtu ama. Dikur ja kishte njohur mire limitet vetes. Dikur e kishte ditur se cila ishte e keqja me e madhe qe mund te bente. Dikur kishte qene dhe naiv , ndonese sot nuk i besonte as hijes se tij.
Kishte menduar te perdhunonte nje femer. Per nje moment e kishte menduar vertet, pa marre parasysh shkelmat, grushtet e perpelitjet e saj te shoqeruara me britma. I ra serish kokes me grushte. Asnjehere nuk e kishte ndjere te nevojshme te perdorte dhunen me nje femer, per asnjelloj gjeje. Dukej sikur Xheni nxirrte ne pah me te keqen prej tij.
Dreqi e marrte, kishte moter edhe vete. Ndonese sot e kishte te martuar e te sigurte, ndonese edhe para se ajo te martohej, kishte mjaftuar vec emri i Xhoni Geges per ta veshur me nje mbrojtje te padepertueshme , nuk kishte qene perhere keshtu.
Dikur , kishte qene i paafte per te mbrojtur vete motren e tij. I paafte per te qene aty per te. E dikur , emri i tij nuk kishte qene gje tjeter vecse emri i nje naivi qe u tregohej te tjereve si shembull per te mos u ndjekur. Po sikur te kishte dale dikush ne ate kohe e te kishte tentuar me motren e tij te njejten gje qe ai kishte tentuar me Xhenin? Edhe me keq akoma, po sikur te kishte qene me shume se nje tentative?
Do e kishte vrare, kjo ishte e sigurte. E pastaj do ja kishte futur ndonje plumb edhe vetes ne koke nga paaftesia qe do kishte ndjere si mashkull. Edhe Xheni kishte familje, ndonese ai nuk e kishte idene se kush ishin e se ku ishin. Mbase kishte dhe ajo vella me seder e krenari si te tijen. Pse tu bente te tjereve ate per te cilen do digjte boten po ti behej atij?
Ajo cka realisht po e bente te ndihej keq, ishte se edhe tani, nuk dinte te thoshte nese do e kishte cuar deri ne fund ate veprim po te mos kishte pare syte e saj e te mos kishte degjuar ato fjale prej saj. Vec per kete po e vriste ndergjegja e jo per cfare kishte bere. Po e vriste ideja se cfare mund te kishte bere. Se vetvetja nuk kishte qene ne ato caste. Nese do e kishte bere me mendje te kthjellet ate qe kishte bere, as do e kishte vene ujin ne zjarr fare.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...